headbg
English (United States) | srpski (Srbija)
 
Zyra për Prokurim
 

Zyra e Prokurimit është themeluar më 4.1.2005 në bazë të nenit 21. të LPP nr. 2003/17, i cili ka hyrë në fuqi më 9.6.2004.
 
Zyra e Prokurimit vepron me të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë që i jep Ligji për Prokurim Publik, dhe kujdeset që të gjitha aktivitetet e prokurimit të jenë në harmoni të plotë me projektet dhe planet e punës së agjencive dhe zyrave të ZKM-së.

Fushëveprimi i Zyrës së Prokurimit është:

▪ të sigurojë që prokurimet publike të zhvillohen në mënyrën efikase, efektive, transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve dhe burimeve publike;
▪ të sigurojë integritetin dhe përgjegjësinë e personave që kryejnë ose janë të përfshirë në një aktivitet të prokurimit publik;
▪ të promovojë trajtim të barabartë dhe një treg të hapur të prokurimit dhe krijimin e një kulture institucionale për organet publike të bazuara në profesionalizëm dhe të pandikuara nga interesat personale;
▪ të zbatojë rregullat e prokurimit publik të cilat tashmë janë të bazuara mbi parimet e transparencës, konkurrencës, dhe trajtimit të barabartë jo-diskriminues.
▪ zhvillimin e transparencës si instrumentin më të rëndësishëm të kontrollit që duhet përdorur në mënyrë që puna e institucioneve të përcillet nga jashtë.

Zyra e Prokurimit mban evidencë për tërë procesin e prokurimit, prej fillimit deri në dhënien e kontratës.

Zyra e prokurimit është e obliguar që palës së interesuar t’i ofrojë qasje të drejtpërdrejtë në të gjitha të dhënat lidhur me një aktivitet të prokurimit, përveç informatave sekrete afariste.

Me kërkesën e cilitdo person, Zyra e Prokurimit i siguron qasje të menjëhershme dhe të arsyeshme personit të tillë të interesuar që të ketë qasje në të dhënat mbi aktivitetin e prokurimit 10 (dhjetë) ditë pas përfundimit të një aktiviteti të prokurimit, me përjashtim të informatave sekrete afariste të kërkuara nga vetë operatori ekonomik.

Zyra e prokurimit kujdeset që gjatë ushtrimit të aktiviteteve të prokurimit të inkurajojë konkurrencën dhe të respektojë barazinë e pjesëmarrësve në procesin e prokurimit publik. Gjithashtu kujdeset të sigurojë trajtim të barabartë sipas rregullave të cilat dalin nga LPP dhe gjatë gjithë kohës do të garantojë:

▪ pjesëmarrje sa më të gjerë të mundshme për të gjithë operatorët ekonomikë;
▪ publikim të rregullt për të gjitha të dhënat mbi aktivitetin e prokurimit;
▪ eliminimin e praktikave diskriminuese apo favorizuese;
▪ të gjitha kriteret për dhënien e kontratës, ndërsa peshën e tyre ta saktësojë në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit, dhe
▪ të zgjedhë tenderin që ka plotësuar të gjithë kriteret e përcaktuara më parë.

 
Zyra për Prokurim - ZP
 
 
 
 
 
 
 
 
 
E Drejta E Autorësisë(c) 2009 Zyra e Kryeministrit të Kosovës