Zyra për Buxhet dhe Financa (ZBF) është themeluar me vendimin e Kryeministrit dhe ne bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, nr. 2003/17.
Fushëveprimi i ZBF-së është:
▪ Të menaxhojë buxhetin e Zyrës së Kryeministrit në përputhshmëri me dispozitat ligjore në Kosovë dhe Strategjisë Afatmesme Buxhetore, Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, Ligjit të Prokurimit, Ligjit për Revizionin, si dhe dispozitave të tjera që kanë të bëjnë me rregullat financiare;
▪ Të planifikojë buxhetin e ZKM-së në harmoni me planet e punës së ZKM-së, dhe Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve Buxhetore;
▪ Të planifikojë shpenzimin e donacioneve në përmbushjen e programeve të përcaktuara me programet e zyrave të ZKM-së;
▪ Të kujdeset për shpenzimin e Buxhetit sipas destinacioneve të caktuara me planifikim të Buxhetit;
▪ Të përgatitë pasqyrat e harxhimit të buxhetit sipas planeve të zyrave;
▪ Të kujdeset për likuiditetin e llogarive buxhetore,
▪ Të mbajë kontakte me organizatat buxhetore dhe me bankat tjera;
▪ Të kujdeset për realizimin e vendimeve të Qeverisë të cilat kane implikime buxhetore;
▪ Të mbajë pasqyrat për llogarit buxhetore dhe të hartojë pasqyrat financiare, në çdo fundvit dhe të kujdeset për rishikimet buxhetore;
▪ Të sigurojë transparencë ne shpenzimet buxhetore dhe të kujdeset për hartimin e raporteve te cilat kërkohen për shpenzimet buxhetore te ZKM-së;
▪ Të kujdeset për funksionimin e kontrollet e brendshme financiare për të siguruar mbarëvajtjen e shpenzimit të buxhetit;
▪ Të paguajë të gjitha obligimet financiare të krijuara në emër të ZKM-së, nga Zyra e Prokurimit dhe shpenzuesit tjerë;
▪ Të kujdeset për informimin e drejtë të zyrave të ZKM-së lidhur me shpenzimet buxhetore;
▪ Të përcjellë aplikimin e ndryshimit të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me çështjet buxhetore dhe
▪ Të zbatojë normativat e shpenzimeve dhe aplikimin e kursimeve buxhetore, si dhe të kujdeset për pasurinë e ZKM-së.