|
|
| Kryeministri Thaçi bën përurimin e katër rrugëve në rajonin e Mitrovicës: Investimet në veri të Kosovës do të rriten, ne po e ndryshojmë Kosovën për të mirë | |
|
2008-11-15 | | | Modernizimi do të hapë një perspektivë më të mirë për zhvillimin e përgjithshëm si dhe punësimin e të rinjve. Kjo për arsye që qytetari i Kosovës kudo që jeton të jeton mirë, të ndihet mirë në shtetin e ri të Kosovës, një shtet stabil, i paqes, një shtet me perspektivë të zhvillimit ekonomik, një shtet me perspektivë për t’u integruar shumë shpejtë në NATO dhe BE. Prandaj, sot kemi ardhur së bashku me ministrin Limaj t’ju urojmë qytetarët për rrugën e re, për Kosovën e re dhe për një jetë më të mirë dhe më të sigurt, - theksoi kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas përurimit të katër rrugëve në rajonin e Mitrovicës, rrugës Vinarc-Mitrovicë, rrugëve “Ilaz Kodra” e “Sami Gashi” në Mitrovicë, dhe rrugës në fshatin Kçiq të kësaj komune. |  | | Më shumë |
|
| Mbahet takimi i Komisionit për Reformën e Administratës Publike | |
|
2008-11-14 | | | Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, sot u mbajt takimi i radhës i Komisionit për Reformën e Administratës Publike. Përfaqësuesit e Projektit FRIDOM me këtë rast kanë prezantuar rezultatet e rishikimit funksional të administratës publike. |  | | Më shumë |
|
|
| Zëvendëskryeministrat Kuçi e Manaj pritën një delegacion të BSPK-së | |
|
2008-11-13 | | | Zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj gjatë takimit me udhëheqësit e BSPK-së kanë njoftuar përfaqësuesit e sindikatave për angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e përmirësimit të gjendjes sociale në përgjithësi dhe përmirësimin e pagave në sektorët e administratës publike, drejtësisë, shëndetësisë dhe arsimit. Zëvendëskryeministrat kanë premtuar se me gjithë kufizimet buxhetore gjatë vitit 2009 parashikohen lëvizje pozitive dhe ngritje të pagave në të gjitha sektorët. |  | | Më shumë |
|
| Kryeministri Thaçi: Buxheti i viti 2009 është buxhet i reformave, i krijimit dhe zhvillimit real ekonomik të Kosovës | |
|
2008-11-12 | | | Buxheti i vitit 2009 është 15.04 për qind më i madh sesa buxheti i vitit të kaluar, ndërsa për komunat 100 për qind më i lartë. Ky është buxheti i parë që institucionet e Kosovës e bëjnë vet, në konsultim me këshillat e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, për çka ka pasur debat edhe me autoritetet civile, - theksoi mes tjerash kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në të cilën është diskutuar Projektbuxheti për vitin 2009 dhe lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. |  | | Më shumë |
|
| Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Hajredin Kuçi, takoi zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z.Abdilaqim Ademi | |
|
2008-11-12 | | | Qeveria e Republikës së Kosovës ka gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe se për ne ky bashkëpunim është i një rëndësie strategjike , ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ka premtuar se Kosova nuk do të vendos kurrfarë taksash për qytetarët e Maqedonisë. Ne jemi të interesuar për qarkullim të lirë të njerëzve të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, ka theksuar zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në takim, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Ademi i ka përcjellë z. Kuçi ftesën e Kryeministrit Gruevski për Kryeministrin Thaçi që të vizitojë Maqedoninë. Ftesa është pranuar me kënaqësi dhe kjo vizitë do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme |  | | Më shumë |
|
|
| Kryeministri Hashim Thaçi: Propozimet e Prishtinës janë shumë të përgjegjshme –nuk janë të drejtuara kundër askujt | |
|
2008-11-10 | | | Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, ka kushtetutën moderne që respekton në kuptimin më afirmativ të drejtat e minoritarëve dhe shtet është shpallur në bazë të dokumentit të presidentit Ahtisaari, të përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare. Në këtë proces në të cilin jemi me zotimin për të vazhduar dialogun e domosdoshëm për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit dhe në kuadër të kësaj edhe me Serbinë, institucionet e Kosovës vlerësojnë se për Kosovën elemente substanciale të gjashtë pikëshit të prezantuar në formën aktuale janë të papranueshme - ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një konferenencë për media. |  | | Më shumë |
|