headbg
English (United States) | srpski (Srbija)
 
NË FOKUS
     
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi për vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe


Me ftesë të Qeverisë së Britanisë së Madhe, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, kanë udhëtuar sot për në Britaninë e Madhe.

Më shumë

 
 
Mbahet mbledhja e 22-të e Qeverisë së Kosovës
2008-05-30
Mbledhja e 22-të e Qeveria e Republikës së Kosovës, drejtuar nga Kryeministri Hashim Thaçi është mbajtur sot në ambientet e ndërtesës së Kuvendit Komunal të Pejës.

Më shumë


Kryeministri Thaçi: Integrimi Evropian është agjenda shtetërore e Kosovës
2008-05-29
“Sot e rikonfirmuam si Kosovë qëndrimin tonë zyrtar se i tërë përkushtimi dhe kapaciteti ynë do të orientohet në përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës në strukturat e BE-së. Kjo konsiderohet një nga pikat kyçe të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve tjera të vendit”, ka thënë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi në konferencën e sotme për media, pas takimit të 14-të të Mekanizmit Përcjellës të Procesit të Stabilizim Asociimit, që u mbajt sot në Prishtinë.

Më shumë


Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës z.Hajredin Kuçi takoi z. Jyrki Katainen, zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave i Finlandës
2008-05-29
“Kosova tani ka disa sfida, prej të cilave ndër më kryesoret është fitimi i mbështetjes edhe më të madhe ndërkombëtare, mbështetje kjo, e cila duhet të jetë jo vetëm në planin e sigurisë, por edhe në atë politik dhe ekonomik”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Finlandës z.Jyrki Katainen.

Më shumë


Kryeministri Thaçi: Një Kosovë ekonomikisht e qëndrueshme me shoqëri multi-etnike, në rrugën e saj drejt integrimit evropian - objektiv kryesor i Qeverisë sonë
2008-05-29 10:37.PD
Fjala e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi në Takimin e 14-të të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asociimit

Më shumë


Kryeministri Hashim Thaçi takoi z.Pierre Mirel, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian
2008-05-28
Në takim kryeministri Thaçi ka njoftuar z. Pierre Mirel me angazhimet dhe progresin që ka arritur Kosova dhe për reformat që po bëhen në ekonomi, politikë, por edhe në legjislacion dhe aktivitetet që po zhvillohen në përputhje me standardet evropiane.

Më shumë


Grupi Strategjik për Tranzicion mbajti takimin e radhës dhe harmonizoi pesë projektligje të reja
2008-05-28
Në vazhdën e plotësimit të legjislacionit shtetëror të Republikës së Kosovës, nën kryesimin e Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovëss, z. Hajredin Kuçi sot u mbajt takimi i radhës i Grupit Strategjik për Tranzicion.

Më shumë


Kryeministri Thaçi: Investimi në drejtësi, - investim në zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen e kohezionit shoqëror
2008-05-27 10:57.PD
Fjala e Kryeministrit Hashim Thaçi në tryezën “Drejtësia në tranzicion”, organizuar nga KIJAC (Instituti Kosovar për Gazetari dhe Komunikim)

Më shumë


Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka takuar sot komisionarin e lartë për minoritete të OSBE-së, z.Knut Vollebaek
2008-05-26
Kryeministri Thaçi, ka njoftuar z.Vollebaek lidhur me progresin e arritur të institucioneve të Kosovës në implementimin e dokumentit të presidentit Ahtisari, në respektimin dhe avancimin e te drejtave të minoritarëve, dhe punën për ndërtimin e një shoqërie multietnike efikase në kuptimin e integrimit të plotë të minoriteteve.

Më shumë


Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Hoxha dhe kolegët e tij, me rastin e vdekjes tragjike të Presidentit të Top Media-s, Dritan Hoxha
2008-05-23 12:48.MD
E nderuara familje Hoxha, me hidhërim morëm lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të kompanisë mediale Top Media, z. Dritan Hoxha. Familja Hoxha humbi më të dashurin e tyre, ndërsa komuniteti i gazetarisë një emër dhe drejtues të zellshëm në fushën e informacionit modern.

Më shumë


Zëvendëskryeministri Manaj takon delegacionet qeveritare nga Hungaria dhe BeH
2008-05-22
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Ramë Manaj priti sot një delegacion qeveritar nga Hungaria, i cili kryesohej nga znj. Mariann Berecz, drejtuese e Departamentit në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë për Çështje Evropiane.

Më shumë


 
 
 
 
 
Kërko Lajm
 
 
 
 
 
 
E Drejta E Autorësisë(c) 2008 Zyra e Kryeministrit të Kosovës