|
|
|
|
|
| Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, vizitë zyrtare në Bruksel | |
|
2008-03-28 | | | Një delegacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministri z. Hajredin Kuçi, në përbërje të të cilit janë ministrja e Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendi, ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala, si dhe ministri i Punëve të Brendshme z. Zenun Pajaziti, me ftesë të Shefit të Misionit të EULEX-it z. Yves de Kermabon, po zhvillojnë vizitë pune në Bruksel. |  | | Më shumë |
|
|
|
| Kryeministri Hashim Thaçi: Askush nuk do të mund ta blejë, as ta heshtë korrupsionin | |
|
2008-03-27 | | | Korrupsioni vazhdon të paraqitet si realitet në përmasa alarmante jo vetëm në Aeroportin e Prishtinës, por edhe në KEK dhe PTK. Nuk do të jetë askush mbi rendin dhe ligjin dhe drejtësinë. Askush nuk do të mund ta blejë dhe as ta heshtë korrupsionin,
- ka theksuar kryeministri i Qeverisë së Kosovës z. Hashim Thaçi, në mbledhjen e trembëdhjetë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. |  | | Më shumë |
|
| Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z.Hashim Thaçi: Kosova po ndërtohet si një vend multietnik, i mundësive të barabarta dhe afirmative për minoritarët, para së gjithash për serbët | |
|
2008-03-26 | | | Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z.Hashim Thaçi, priti një delegacion të Parlamentit Evropian, të kryesuar nga z. Graham Watson. Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka njohur parlamentarët evropianë me angazhimin e Qeverisë së Kosovës për t’i përballuar me sukses sfidat e realitetit aktual, që janë sfidat e përgjegjësisë për zhvillimin ekonomik, implementimin e reformave në ekonomi, politikë dhe në legjislacion, si dhe përgjegjësinë e Prishtinës zyrtare për të ndërtuar bashkëpunim të mirë me të gjithë fqinjët. |  | | Më shumë |
|