.jpg)
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Zyra e Kryeministrit-Ured Premijera-Office of the Prime Minister
Në mbështetje te nenit 145 pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, bazuar në Rregulloren 2001/19 (Mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohëshme të Vetëqeverisjes në Kosovë) dhe në Rregulloren 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës, në kuadër të rekrutimit të stafit, Zyra e Kryeministrit shpallë të lira këto vende të punës:
I. Një( 1) Zyrtar i/e Lartë gjuhësor për përkthim shqip-anglisht/ anasjelltas
Numri i referencës: ZKM-ZA-014
Koeficienti: 7
Niveli i pagës : 228.00€
Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e Udhëheqësit të Divizionit Gjuhësor kryen detyrat dhe përgjegjësitë e mëposhtme:
Ndihmon në zhvillimin e politikave të punës dhe të procedurave të divizionit Gjuhësor;
Përkthen gojarisht dhe tekste me shkrim nga shqipja në anglisht dhe ndërmjet njëra-tjetrës sipas nevojës;
Përkthen dokumente, në veçanti dokumente juridike, letra, shkresa etj. nga njëra nga gjuhët e përmendura më lartë në tjetrën sipas nevojës.
Udhëheqësit të Divizionit Gjuhësor i ofron projekt përkthime;
Ndihmon ne përcaktimin dhe harmonizimin e terminologjisë për tekstet e përkthyera.
Ndihmon Zyrën e Kryeministrit në caktimin dhe përgatitjen e takimeve me palë të treta;
Shoqëron personelin ndërkombëtar dhe atë kosovar nëpër mbledhje dhe vepron si përkthyes/interpret;
Kryen edhe detyra të tjera për të cilat kërkohet njohja e njërës nga gjuhët përkatëse.
Kualifikimet e nevojshme: Kandidati duhet të ketë diplomë Fakulteti Filologjik
( drejtimi Gjuhë Angleze). Kandidati duhet të ketë së paku dy vjet përvojë profesionale në përkthim simultan dhe përkthim me shkrim . Përvoja në kuadër të institucioneve është përparësi. Kandidati duhet të jetë në gjendje të përkthejë me gojë (simulant) shqip/ anglisht. Kandidati duhet të jetë energjik, të ketë shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë me orar fleksibil të punës. Njohuria e punës me kompjuter, duke përfshirë përpunimin e tekstit është e domosdoshme.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta në punësim si dhe mirëpret kërkesat nga personat e komuniteteve joshumicë dhe personave me aftësi të kufizuar. Politika e punësimit të drejtë të gjithë komuniteteve të Kosovës zbatohet në strukturën kadrovike të ZKM-së. Të ardhurat janë fikse, në pajtim me Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës dhe rregulloret në fuqi. Kohëzgjatja e kontratës fillestare deri në dy vjet , duke përfshirë periudhën tremujore të punës provuese.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Vendi i punës është në Prishtinë .
PROCEDURA E KONKURIMIT
Formulari për aplikim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcion në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.) Formularin zyrtar për aplikim mund ta gjeni edhe në Web faqen http://www.ks-gov.net/pm/ . Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikim shkollor, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuar do të konsiderohet i pavlefshëm. Kërkesat mund të dorëzohen në Zyrën e Personelit nr. N-406 kati IV-të ndërtesa e Qeverisë, ose me postë. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në. 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.
Afati i konkurrimit është prej 17 nëntor 2008 deri më 01 dhjetor 2008, deri në ora 16:00 .