
"Unë jam kundër çdo ndarje të Kosovës" , tha fuqishëm Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, pas takimit me kryeministrin Thaçi dhe presidentin Sejdiu në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërsa, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, mes tjerash theksoi:
“Takimi i sotëm me presidentin Bush jo vetëm që është forcim i marrëdhënieve Kosovë-SHBA, por është edhe besëlidhje e përjetshme mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan”.