Fitim Krasniqi
Sekretar i Përhershëm
Veprimtaria e Zyrës së Sekretarit të Përhershëm të Kryeministrisë zhvillohet në bazë të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19 për Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë (IPVQ). Sekretari i Përhershëm i jep përgjegjësi të drejtpërdrejtë Kryeministrit.
Sekretari i Përhershëm i Zyrës së Kryeministrit është përgjegjës për:
▪ administrimin dhe menaxhimin e gjithëmbarshëm të kryeministrisë dhe për sigurimin e zbatimit të funksionit që i është besuar;
▪ sigurimin e mbikëqyrjes adekuate, dhënien e këshillave të paanshme profesionale dhe të sakta për autoritetet përkatëse;
▪ organizimin dhe punësimin e personelit, nxjerrjen e urdhëresave administrative dhe vendimeve për çështjet të funksioneve përkatëse;
▪ menaxhimin efektiv dhe efikas të burimeve të resorit përkatës;
▪ zbatimin e politikës jodiskriminuese për personelin përkatës, duke përfshirë edhe përfaqësimin e barabartë gjinor në të gjitha fushat dhe nivelet, si dhe sigurimin e përbërjes së personelit që reflekton karakterin shumetnik të Kosovës;
▪ punësimin e personelit në bazë të kualifikimit profesional, aftësive dhe meritave, përmes konkursit të hapur dhe të drejtë;
▪ Sekretari i Përhershëm nuk merr udhëzime nga asnjë qeveri, organizatë, institucion ose person, përveç atyre që gëzojnë autoritetin e ministrisë së tij/saj;
▪ Sekretari i Përhershëm cakton një zyrtar të autorizuar financiar për ministrinë e tij/saj dhe siguron harmoni të plotë me vendimet, urdhëresat administrative dhe rregullat financiare, që janë nxjerrë përkitazi me këtë çështje nga Ministria për Ekonomi dhe Financa apo nga autoritetet tjera përkatëse.
Sekretari i Përhershëm i Zyrës së Kryeministrit ndihmon në administrimin e Agjencisë për Integrime Evropiane dhe Agjencisë për Barazi Gjinore, si dhe mbikëqyrë drejtpërsëdrejti Sekretarinë Koordinuese të Qeverisë, Zyrën për Informim Publik, Zyrën për Koordinimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Dialogut Rajonal, Zyrën për Qeverisje të Mirë, Zyrën për Koordinim me Donatorë, Zyrën për Paktin e Stabilitetit, Zyrën për Shërbimet e Ndihmës Juridike, Zyrën për Menaxhimin dhe Administrimin e Gazetës Zyrtare, Zyrën Administrative, Zyrën për Siguri Publike, Zyrën për Prokurim, Zyrën për Buxhet dhe Financa, Arkivin e Kosovës dhe Zyrën e Arkivit të ZKM-së.
Pozicionet e veçanta që i përgjigjen drejtpërsëdrejti Sekretarit të Përhershëm të Kryeministrisë janë drejtorët e zyrave dhe drejtori i Arkivit të Kosovës, asistenti/ja ekzekutiv, asistenti/ja administrativ, auditori dhe certifikuesi.
Kontaktet në Zyrën e Sekretarit të Përhershëm: + 381 38 201 14 076; + 381 38 201 14 635
ORGANOGRAMI I ZYRËS SË KRYEMINISTRIT