Ndrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne Serbisht
Logo
Lajmet / Reagim i ministrit të MPMS, Nenad Rashiq, ndaj një shkrimi në të përditshmen “Koha Ditore”

Reagim i ministrit të MPMS, Nenad Rashiq, ndaj një shkrimi në të përditshmen “Koha Ditore”

2/22/2010
Gjatë periudhës sa jam Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, unë Nenad Rasic, gjithmone kam qenë dhe jam transparent dhe i hapur me mediat për çeshtje të ndryshme, si ato sociale ashtu edhe të natyrës politike. Prandaj edhe më 15 shkurt 2010, i jam përgjigjur telefonatës së gazetarit të gazetës “Koha Ditore”, pyetja e të cilit ka qenë se si do ta festoj 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë. Pyetjes së tij i jam përgjigjur me pyetjen se si ju (gazetari) do ta festoni këtë ditë? Pergjigja e tij ka qenë “Do të jetë ditë pune për mua”.
 
Duke pasur parasysh përgjigjen e tij, komenti im ka qenë se edhe unë, si shumë kosovarë, do të kem ditë pushim dhe do ta kaloj këtë ditë me familjen time. Kam qenë i befasuar me shkrimin të cilin e kam lexuar ditën e nesërme në gazetën Koha Ditore, prandaj ndihem i obliguar që të mohoj shkrimin në këtë gazetë, në të cilën kinse unë nuk e di se çfarë dite është 17 Shkurti, nuk është diçka për të festuar dhe se nuk e konsideroj të rënëësishme as për shqiptarët. Është dëshpëruese që disa gazetarë janë nën çdo nivel të profesionalizmit dhe përmbushjes së ndërgjegjshme të punës, e cila do të duhej të paraqesë deklaratat e përfaqësuesve qeveritar në mënyrë të drejtë dhe të vërtetë. Jam i detyruar që për shkak të këtij akti joprofesional nga ana e një gazetari të papërgjegjshëm, në të ardhmen të mos jap deklarata përmes telefonit.
RSS

Newsletter subscription