Ndrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne Serbisht
Logo
Lajmet / Njoftim për Media

Njoftim për Media

10/19/2009
Një delegacioni i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht i Trupit Ekzekutiv të Inspektoratit të Punës, i kryesuar nga Kryeinspektori i Punës z. Skender Gashi kanë realizuar të mërkurën në Maqedoni një vizitë pune një ditore me ministrin e Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale të Maqedonisë z. Xhelal Bajrami dhe me Inspektoratin Shtetëror të Punës së Maqedonisë.
Gjatë këtij takimit z. Bajrami ka shpreh gatishmërinë e përkrahjes dhe bashkëpunimit në të gjithë fushat që është e mundur në mes institucioneve tona në nivel ministror, me ç’rast e ka informuar delegacionin nga Kosova lidhur me gjendjen e përgjithshme aktuale në fushën e punës, punësimit, sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës në Republikën e Maqedonisë, e shumë çështje tjera që ndërlidhen më lëmin e punës dhe punësimit.
 
Në anën tjetër delegacioni nga Kosova gjithashtu ka shpreh gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit në mes dy institucioneve duke e bërë kështu më të përafërt përvojën e shkëmbimit në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të punëdhënësve dhe punonjësve në punë, duke ushtruar mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve me qëllim të mbrojtjes së të drejtave në punë, ku i gjithë ky shkëmbim do të ndikonte në përmirësimin e gjendjes për një mirëqenie më të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, interes të veçantë pati edhe takimi me Inspektoratin Shtetëror të Punës së Maqedonisë ku u njoftuan rreth gjendjes dhe sfidave me të cilat përballen në ushtrimin e mbikëqyrjes në punë, raportet Ministri-Inspektorat, ndihma dhe përkrahja që i ofrohet nga Ministria, e shumë sfida tjera që ndërlidhen me Inspektoratin e Punës.
Ndërkaq delegacioni i Kosovës, gjegjësisht Kryeinspektori z. Gashi ka kërkuar nga ISHP-ja e Maqedonisë mbështetje në harmonizimin e legjislacionit, në ushtrimin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve të aplikueshme nga lëmit e sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës.
Ndër tjerash z. Gashi ka njoftuar delegacionin maqedonas edhe për organizimin, funksionimin, të arriturat, problemet dhe vështirësitë që hasin dhe me të cilat përballet Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës në Kosovë, duke shikuar kështu mundësinë për një përmirësim të dukshëm të gjendjes në Kosovë.
RSS

Newsletter subscription