Ndrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne Serbisht
Logo
Lajmet / Ministri Rashiq takoi drejtoreshën e organizatës joqeveritare “Komunitetit i Fondit Zhvillimor”, znj

Ministri Rashiq takoi drejtoreshën e organizatës joqeveritare “Komunitetit i Fondit Zhvillimor”, znj. Ariana Qosaj-Mustafa

6/15/2009
Sot, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq, në kabinetin e tij zhvilloi një takim pune me znj. Ariana Qosaj-Mustafa, drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare – Komunitetit i Fondit Zhvillimor, ku si partnerë potencial, kjo OJQ për qëllim kryesor kishte çështjen e mbështetjes financiare të vazhdueshme në shumë projekte me një bashkëpunim të ndërsjellët, kur dihet se ende ekzistojnë sfera me probleme të natyrave të ndryshme, ku MPMS, edhe përkundër vullnetit dhe punës së palodhshme që ka bërë, mungesa e mjeteve buxhetore ka limituar mundësinë për zhvillim të mëtutjeshëm të këtyre projekteve. 
 
Në fokus të takimit gjithashtu ishte përgatitja sa më e shpejtë e një memorandumi nga të dy palët për zhvillim të projekteve në sfera të ndryshme që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punës dhe mirëqenies Sociale.
Ministri Rashiq ndër të tjera, një rëndësi të veçantë i dha projekteve në sferën e punësimit, politikave sociale, ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteteve për Institutin për Politikë Sociale, sidomos tek identifikimi i nevojave dhe trajnimet në sferën e shërbimeve sociale, kur dihet se tani është bërë decentralizimi i shërbimeve sociale nëpër komuna dhe mundësinë e realizimit të pilot-projekteve të ndryshme.
“Jam shumë i kënaqur për ndihmën që po na ofroni në sferën e decentralizmit, sepse deri tani në këtë sferë nuk kemi pasur ndonjë donacion të veçantë dhe mbetemi vetëm të fillojmë me një bashkëpunim të ndërsjellët në përgatitjen e këtyre projekteve që janë në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Ministri Rashiq.
Sigurisht projekte të ndryshme në problematikat, siç është dhuna në familje, delikuenca e të miturve, lëmosha në rrugë e shumë probleme tjera që sot na rrethojnë mbeten si alternativa të mundshme në realizimin e projekteve në vazhdimësi.
RSS

Newsletter subscription