Ndrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne Serbisht
Logo
Lajmet / Ministri Rashiq priti ekspertin e Bankës Botërore për Projektligjin e punës z. Jacob Gammelgaard

Ministri Rashiq priti ekspertin e Bankës Botërore për Projektligjin e punës z. Jacob Gammelgaard

10/20/2009
Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq në kabinetin e tij, i shoqëruar edhe nga z. Fadil Raci, drejtor i Departamentit Ligjor të MPMS, zhvilloi një takim pune me ekspertin e Bankës Botërore për Ligjin e Punës z. Jacob Gammelgaard, i cili ekskluzivisht është dërguar nga Banka Botërore për mundësinë e ndihmës dhe dhënies së këshillave më të mira në fushën e punës dhe punësimit.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështjet që lidhen me Ligjin e Punës, se ku ka ngecur Ligji i Punës, sfidat dhe vështirësitë në realizimin e këtij ligji.
Ministri i përshkroi z. Gammelgaard një kronologji të shkurtër të gjendjes reale të Projektligjit të punës duke përmendur faktin se Ligji i Punës ka filluar të hartohet që nga viti 2004 e këndej duke përmendur kështu të gjitha sfidat që kanë hasur deri më tani.
 
Ministri më tej ka pohuar se të gjitha rekomandimet e dhëna nga Banka Botërore dhe nga të gjithë partneret tjerë relevant që kanë të bëjnë me Projektligjin e punës janë analizuar dhe inkorporuar në, sidomos duke i rishikuar ato nene që në vete përmbajnë implikime të larta buxhetore.
“Ne, konkretisht Departamenti Ligjor është duke përgatitur ligjin me komente që na keni dërguar, pres të bashkëpunojmë me ju në këtë periudhë dy javore, në mënyrë që ky projektligj të mos kthehet më”, tha ndër tjera z. Rashiq.

“ Ndonëse është një ligj shumë i rëndësishëm për ne, me interes dhe përkushtim të veçantë do i shikojmë dhe analizojmë rekomandimet e të gjithë partnerëve social, organizatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve në mënyrë që ligji të jetë sa më i përafërt me legjislacionin në rajon”, është shprehur drejtori i Departamentit Ligjor në MPMS, z. Fadil RAcaj.

Në fund z. Rashiq dhe të gjithë të pranishmit u zotuan se do të angazhohen në një punë intensive dhe të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe dyjavore duke aluduar në përfundimin e procesit të hartimit dhe draftimit të Projektligjit të punës drejt miratimit përfundimtar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
RSS

Newsletter subscription