Duke shprehur një vullnet dhe një dëshirë të madhe për mundësinë e hapave të mëtutjeshëm në adresimin dhe parandalimin e punës së fëmijëve dhe duke premtuar një vëmendje edhe një përkushtim më të madhë ndaj nevojave të edukimit për këtë kategori të fëmijëve, Këshilltari për politika sociale në MPMS z. Behxhet Gaxhiqi tha: “ MPMS çdo ditë është duke shikuar mundësinë e hapave të mëtutjeshëm në këtë sferë të mbrojtjes së fëmijëve nga punët e rënda, ne do të punojmë edhe 24 orë nëse është e nevojshme për të bërë diçka për ju, sepse ju jeni ardhmëria e shtetit më të ri në botë, Kosovës”.
Ndërkaq i pranishëm ishte edhe Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Valton Beqiri ku premtoj se edhe në të ardhmen MKRS do të ndihmoj në projektet e fëmijëve në bashkëpunim me Ministritë tjera relevante.
“ E dini se MKRS është angazhuar të ndihmoj projektet që kanë të bëjnë me parandalimin e punës së fëmijëve, dhe po ju them se ju nuk keni nevojë të punoni, ne duhet të punojmë për të ju larguar nga rruga që ju neser të punoni për shtetin tuaj” citoi z. Beqiri.
Ndërsa në anën tjetër Znj. Linda Boshtrakaj, përfaqësuese e ILO-IPEC-Kosovë, me një interes shumë të veçantë adresoj çështjen e eksploatimit të vajzave në punën e fëmijëve, duke spjeguar kështu përballjen e këtyre vajzave me disavantazhet e caktuara si rrjedhojë e diskriminimit të pabarazive gjinore, pabarazive soci-ekonomike të cilat janë të bazuara në gjuhë, race, dallime rurale-urbane e shumë faktorë tjerë që vazhdojnë të mbeten sfida kryesore e institucioneve vendore dhe ndihmës së vazhdueshme nga institucionet ndërkombëtare.
“ Raporti i ILO-së për këtë vitë thotë se rapoti i punës së vajzave është më i pambrotjur në krahasim me raportin e punës së djemëve, qka do të thotë se kjo është mjaftë shqetësuese, dhe kishim lutur Qeverinë për një preventive të menjëhershme në këtë sferë të këtyre kategorive”.
Përkundër faktit se u përmendën shumë sfida në përmirësimin e kësaj gjendje, me një duartrokitje të gjatë nga ana e fëmijëve që ishin të pranishëm në këtë konferencë, dhe një entuziazëm të veçantë u përshëndet raporti i Komitetit Lokal për Komunën e Gjilanit duke bërë të ditur kështu se nuk ka asnjë shifër të fëmijëve që punojnë në riciklim, dhe njëherit duke lavdëruar këtë Komunë se ka bërë një punë shumë të mire në procesin e riciklimit.
Në këtë konferencë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile, OJQ-të ndryshme, vendore dhe ndërkombëtare, që merren me çështjen e fëmijëve.