Ndrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne Serbisht
Logo
Lajmet / Mbahet Konferenca me titull “ Njerëzit mund të jenë të ndryshëm por duhet të kenë mundësi të barabar

Mbahet Konferenca me titull “ Njerëzit mund të jenë të ndryshëm por duhet të kenë mundësi të barabarta”

10/21/2009
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për mundësi profesionale të barabartë për personat me aftësi të kufizuar, Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me OSCE dhe të gjitha ministritë e Qeverisë së Kosovës organizuan konferencën me titull “ Njerëzit mund të jenë të ndryshëm por duhet të kenë mundësi të barabarta”, që u mbajt në sallën e konferencave të hotelit Grand.

Dita ndërkombëtare për mundësi profesionale të barabartë shënohet që nga vitit 1999 në vendet e ndryshme të botës dhe ka për qëllim thyerjen e steriotipeve, garantimin e politikave anti-diskriminuese, e mbi të gjitha mundësinë e punësimit për personat me aftësi të kufizuar, student, punë-kërkues në profesione që u përshtaten interesave të tyre për zhvillimin e karrierës, ku përmes kësaj synohet të ulet papunësia duke i punësuar këta persona dhe njëkohësisht duke i hequr nga skema e ndihmës sociale duke ditur se shumica e këtyre personave gjendet në varfëri të skajshme.

Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe me një mbështetje financiare nga OSCE, ka vendosur t’u bashkëngjitet vendeve të ndryshme të botës në shënimin e kësaj dite duke bërë të mundur kështu arritjen e shumë aktiviteteve të ndryshme në gjetjen e mundësisë së punësimit në profesione të ndryshme për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar.
 
Në këtë konferencë u përshëndet kontributi i veçantë i angazhimeve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në një aktivitet ku kanë marrë me punësimin e 33 personave me aftësi të kufizuar. Ministri i MPMS-së z. Nenad Rashiq tha se përveç këtyre aktiviteteve që kanë filluar të merren qysh para tri viteve, do të vazhdohet me punësimin edhe të 3 personave me aftësi të kufizuar.
“Ky ka qenë një fillim i punës tonë, angazhimi ynë nuk do të ndalet këtu dhe do të vazhdon me realizimin e projekteve tjera në vazhdim”, tha z. Rashiq.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Ramë Manaj siguroi se krahas realizimit të këtyre aktiviteteve që ka marrë Qeveria e Kosovës, do të angazhohen edhe më tej në thyerjen e atyre steriotipeve dhe dallimeve diskriminues duke mundësuar kështu një angazhim të vazhdueshëm në përmirësimin e kësaj gjendje për këto kategori, që vazhdon të jetë një obligim institucional, shoqëror dhe moral i gjithë shoqërisë kosovare në përgjithësi.
“ Është kënaqësi dhe privilegj i veçantë që ne sot jemi këtu dhe po ndërmarrim hapa konkret në këtë drejtim, që njëherit vazhdon të jetë edhe obligimi yni madhor”, the ndër tjerash z. Manaj.

Ndërkaq në vazhdimin e kësaj konference u dha një listë e ministrive që kanë punësuar persona me aftësi të kufizuar si: MTPT 1 person, MD 2 persona, MSH 3 persona, MAP 3 persona, MPMS 33 persona, MEF 3 persona, MASHT 2 persona, MEM 2 persona, MKRS 2 persona, MPB 2 persona, MTI 2 persona, MBPZHR 2 persona.
Në këtë konferencë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile, OJQ-ve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare që merren me çështjen e personave me aftësi të kufizuar.
RSS

Newsletter subscription