6/15/2009
Në organizimin dhe patronatin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe në bashkëpunim me përkrahjen e Fondacionit “ Friederich Ebert Stiftung” dhe me shoqatën Humanitare Bamirëse në Kosovë “ Nëna Terezë”, organizuan konferencën “Politikat Sociale në Kosovë-pritjet dhe ngecjet”, që u mbajt në sallën e konferencave të Hotelit “ Grand”.Analiza e gjendjes aktuale sociale, politika e edukimit social, sfidat në realizimin e politikave adekuate sociale, si dhe hapat e ndërrmarra në kapërcimin e këtyre vështirësive, e në veçanti mekanizmat që ndikojnë në funksionimin praktik të dialogut social, ishin këto sfida të ndryshme që me interes të veçantë u diskutuan gjatë kësaj Konference.
Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq pas një falenderimi që i bëri të pranishmëve, vëmendje të veçantë i dha përpjekjes së ndërtimit të një sistemi të mbrojtjes sociale që do ti ndihmonte ato familje që kanë një gjendje të rëndë ekonomiko-sociale, duke aluduar edhe tek ato famijle që janë të margjinalizuara nga shoqëria.
“ Sistemi aktual i mbrojtjes sociale në Kosovë vazhdon të jetë modest, është një rrjet veprimi, i cili rrjet shtrihet nëpër qendrat për punë sociale në secilën komunë, ku japin ndihmën sociale dhe këshillime për individët dhe famljet në gjendje të nevojës sociale”, tha z. Rashiq.