Ndrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne Serbisht
Logo
Lajmet / Delegacioni nga MPMS, me partnerë ekonomiko-social po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Pun

Delegacioni nga MPMS, me partnerë ekonomiko-social po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Punës (ILO) në Selinë e OKB-së në Gjenevë

6/16/2009
Shprehet gatishmëri dhe mirëkuptim për pranimin e Republikës së Kosovës në ILO-se

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga z/Ministri i MPMS, z. Gjergj DEDAJ (MPMS përfaqësohet edhe nga z. Dëfrim RIFAJ-drejtor i Departamentit të Punës dhe Punësimit dhe këshilltari i jashtëm politik Tahir Shabani, të shoqëruar nga partnerët ekonomiko-social, z. Agim Shahini kryetar i AKB dhe z. Bahri Shabani, kryetar i KSLK-se,) po marrin pjesë në sesionin e 98-të të ILO-s, e cila po zhvillon punimet në Selinë e OKB-se në Gjenevë.

 

Me këtë rast delegacioni i Republikës së Kosovës ka zhvilluar një varg takimesh me përfaqësues të qeverive të shteteve, pjesëmarrës të Samitit Botërorë të Punës.

Zv/ Ministri DEDAJ, në prag të fillimit të punimeve të konferencës pati një takim të shkurtër falënderues me z. Vladimir SPIDLA, Komisari Evropian për çështje të punës dhe ato sociale, pranë BE në Bruksel, pastaj me z. Sven OTTO Littorin, Ministër i Punës së Suedisë, me z. Michael SEDLACEK, z/Minister i Çështjeve Evropiane të Punës dhe Çështjeve Sociale të Republikës Çeke, me z. Klaus BRANDNER, sekretari i shtetit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale të Gjermanisë, me Ambasadorin Giles Dec ROBIEN, i deleguar nga Qeveria e Francës pranë ILO-s, pastaj me z. Saad Moffarraj AL HOQUABANI, z/Ministër i Punës dhe Planifikimit të Arabisë Saudite si dhe me z. Abddoulghani Yousuf, drejtor ekzekutiv i politikave të punës dhe Sekretar Shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Takime janë mbajtur edhe me zyrtarë tjerë të shteteve të ndryshme pjesëmarrës në këtë konferencë.

 

Zv/ Ministri DEDAJ, në të gjitha takimet që pati ka njoftuar mbi zhvillimet aktuale dhe gjendjen socio-ekonomike në Republikën e Kosovës si dhe shkallën e lartë të papunësisë, duke kërkuar nga këto shtete mbështetje të vazhdueshme për zhvillimet ekonomike në Kosovë, mundësinë e hulumtimit të tregut të punës për punëkërkuesit kosovar në vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet tjera anëtare të ILO-s si dhe u shtrua domosdoshmëria e mbështetjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Punës.
 

Nga ana e tyre bashkëbiseduesit, përfaqësues të qeverie me të cilët z. Dedaj pati takime kanë shprehur gatishmërinë e zhvillimit të një bashkëpunimi më të ngushtë me Republikën e Kosovës në sferën e punës, punësimit dhe çështjeve sociale, investimeve ekonomike dhe mbështetje të plotë të Kosovës në procesin e anëtarësimit në ILO.
RSS

Newsletter subscription