Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, zhvilloi një vizitë pune në Komunën e Gjilanit
Zëvendësministri Gjergj Dedaj zhvilloi një takim pune me kryetarin e Komunës së Gjilanit z.Qemajl Mustafa nga i cili u njoftua me gjendjen aktuale ekonomike, sociale dhe atë të punësimit që ka Komuna e Gjilanit.
Zv.ministri Dedaj, njoftoj z.Mustafa me angazhimet e MPMS-së, si dhe Qeverisë së Kosovës të cilët po punojnë për zbutjen e situatës sociale , uljes së shkalles së papunësisë dhe të varfërisë si dhe rritjen e mbështetjes institucionale të shtresave më të ndjeshme të qytetarëve të Kosovës të cilët ndihmohen dhe trajtohen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Gjatë takimit zv. Dedaj theksoj se “Dua të ju rikujtojë se MPMS-së, në komunën e Gjilanit ka filluar ndërtimin e një objekti kolektiv të banimit për 25 familje me gjendje të rëndë dhe pa strehë “ . Ai gjithashtu shtoi si çështje ndërtimin e një qendre moderne për Aftësimet Profesionale që të rinjtë e kësaj komune të aftësohen në të ardhmen në tregun e punës dhe profesione të ndryshme.
Kryetari Z. Qemajl Mustafa falënderoj zv. Ministrin Dedaj për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që kjo ministri po i jep komunës së Gjilanit.
NJOFTIM
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes këtij njoftimi njofton të gjithë personat fizik dhe juridik, me shtetësi të huaj, të cilët kanë nevojë për t’u pajisur me leje pune për punësim në Republikën e Kosovës, se nga data 08.03.2010 mund të aplikoj në shtatë (7) Qendra Rajonale për Punësim, sipas afërsisë së vendbanimit të shtetasit të huaj, selia e të cilave ndodhen në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Pejë.
Reagim i ministrit të MPMS, Nenad Rashiq, ndaj një shkrimi në të përditshmen “Koha Ditore”
Gjatë periudhës sa jam Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, unë Nenad Rasic, gjithmone kam qenë dhe jam transparent dhe i hapur me mediat për çeshtje të ndryshme, si ato sociale ashtu edhe të natyrës politike. Prandaj edhe më 15 shkurt 2010, i jam përgjigjur telefonatës së gazetarit të gazetës “Koha Ditore”, pyetja e të cilit ka qenë se si do ta festoj 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë. Pyetjes së tij i jam përgjigjur me pyetjen se si ju (gazetari) do ta festoni këtë ditë? Pergjigja e tij ka qenë “Do të jetë ditë pune për mua”.
PTK e MPMS nënshkruajnë marrëveshje bashkëpounimi
Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq dhe Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, dr. Shyqyri Haxha kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi, që ka të bëjë me mbështetjen financiare të PTK për MPMS në realizimin e projektit për kuzhinat popullore. MPMS planifikon që të hap disa kuzhina popullore në qytete të Kosovës, ku do të mund të ushqehen kategoritë më të rënda sociale, ndërsa do të realizohet me mbështetjen financiare nga buxheti i Kosovës dhe nga donatorë të ndryshëm, përfshirë edhe PTK-në.
NjOFTIM PËR MEDIA
Sot në ambientet e MPMS-së, ministri i kësaj ministrie, z. Nenad Rashiq dhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), z. Agim Shahini, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për organizimin e Berzës së Punësimit “Kosova 2010”.
Me këtë rast ministri Rashiq u shpreh se në organizimin e berzës së punësimit vitin e kaluar pata shprehur optimizmin se këtë aktivitet do ta vazhdojmë dhe ja falë bashkëpunimit dhe koordinimit të mirë që kemi me AKB-në do të organizojmë edhe bursën e punësimit “Kosova 2010” përmes së cilës pretendojmë të punësojmë një numër të konsiderueshëm të të papunëve.
I kthehet në pronë të MPMS-së, objekti i ish-Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor
Dje është kthyer përfundimisht në pronë dhe në kompetencë të MPMS-së objekti i ish-Fondit Pensional dhe Invalidor në Prizren, objekt ky që kishte funksionuar që nga viti 1999 për pensione dhe nga ky viti e deri tani ishte në shfrytëzim të OSBE.
Tani në këtë objekt do të vendoset Administrata Pensionale në Prizren duke iu falënderuar një pune të palodhshme dhe një angazhimi të vazhdueshëm nga i gjithë stafi i MPMS-së për arritjen në përfundim të një marrëveshje mes UNMIK dhe MPMS-së.
Prishtinë, më 08.02.2010
Ministri i MPMS Nenad Rashiq priti ambasadorin e Francës në Kosovë Jean Franqais
Ministri i MPMS, Nenad Rashiq, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Jean Franqais. Takimi kisht karakter njohës dhe u bisedua për mundësinë e zhvillimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e punës, punësimit dhe çështjeve sociale.
MINISTRI RAShIQ VIZITOI BAShKËSINË ISLAME TË KOSOVËS
Ministri i MPMS, z. Nenad Rashiq, me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ku është pritur nga myftiu i Kosovës, z. Naim Tërnava dhe stafi tjetër i lartë i BIK.Gjatë këtij takimi ministri Rashiq, pasi që është shprehur se ndjehet tejet i lumtur që sot ndodhet në mesin e krerëve të Bashkësisë Islame, ka njoftuar për angazhimin e përgjithshëm të MPMS, që zhvillon për t’i përmbushur obligimet dhe detyrat e veta konform legjislacionit dhe mandatit që ka në kuadër të Qeverisë së Kosovës.
Duke potencuar nevojën e madhe të kategorive të caktuara në shoqërinë tonë, që kanë nevojë për ndihmë, dhe mundësitë e kufizuara buxhetore të Qeverisë së Kosovës për të bërë më shumë për këto kategori, ministri Rashiq dhe myftiu Tërnava janë dakorduar që do të kenë një bashkëpunim shumë të ngushtë në të ardhmen në realizimin e projekteve dhe angazhimeve tjera të përbashkëta, që do të ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e jetës së atyre qytetarëve që kanë nevojë për përkrahje dhe ndihmë.
Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës mban takimin me të gjithë inspektorët e punës
Nën kryesimin e U. D. tё Kryeinspektorit tё Punёs z. Skënder Gashi ёshtё mbajtur takimi zyrtar me Inspektorёt e Punёs tё Kosovёs. Me qëllim të mbështetjes dhe të njoftimit të të pranishmëve me aspekte të zhvillimeve të përgjithshme në MPMS në takim mori pjesë edhe këshilltari politik i ministrit Rashiq, z. Behxhet Gaxhiqi i cili me njё fjalё tё rastit e pёrshendeti takimin dhe tё pranishmit, me ç’rats dha premtime se MPMS dhe ai pёrsonalisht , do ta mbёshtesin TEIP-nё nё realizimin e kryerjes sё detyrave tё punёs. Mbёshtetja e MPMS pёr TEIP do tё jetё mё e madhe dhe e gjithanshme gjatё vitit 2010, si me logjistikё, me pajisje me zyre adekuate dhe mjetet tё komunikimit. Me kёtё rast z. Gaxhiqi informoi tё pranishmit deri ku ёshtё arritur me procedurёn rreth miratimit tё Ligjit tё Punёs.
Ministri Rashiq mbajti konferencën e fundit me gazetarë për vitin 2009
Ministri i MPMS-së z.Nenad Rashiq, i shoqëruar edhe nga këshilltarët e kabinetit të tij, mbajti sot konferencën përmbyllëse të fundvitit duke i përmendur të gjitha të arriturat që janë bërë në vitin 2009 dhe shkurtazi paraqiti disa nga objektivat dhe synimet e kësaj ministrie për vitin 2010.
Ministri në këtë konferencë theksoi se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si strukturë përbërëse e Qeverisë së Republikës së Kosovës, është angazhuar maksimalisht në zbutjen e papunësisë edhe pse ekziston një buxhet modest, në zbutjen e problemeve sociale, ofrimin e shërbimeve të nevojshme për të punësuarit, trajnime për punëkërkuesit që të aftësohen në ato profile që i kërkon ekonomia e tregut, në shërbimet e pensionistëve e shumë fusha tjera komplekse që po vazhdojnë të jenë njëherësh edhe obligim institucional por njëkohësisht edhe moral.
NjOFTIM PËR MEDIA
Me qëllim të qartësimit të opinionit lidhur me mospagesën e pensioneve për një numër të caktuar të pensionistëve, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton se pensionistëve të cilëve nuk u është bërë pagesa e pensioneve për muajt nëntor-dhjetor 2009 ka ndodhur për shkak të moslajmërimit të tyre me kohë në qendrat regjionale të Administratës Pensionale të Kosovës.
Sipas legjislacionit në fuqi, që rregullon sferën e pensioneve të pleqërisë dhe të atyre kontributpagues, të gjithë shfrytëzuesit nga këto skema janë të obliguar që të lajmërohen personalisht në zyrat regjionale të Administratës Pensionale të Kosovës dy herë brenda vitit.
TEIP qëndroi në vizitë pune në Republikën e Shqipërisë
Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës (TEIP), gjegjësisht U. D i kryeinspektorit të punës, z. Skënder Gashi, me ftesë të Inspektoratit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, ka qëndruar për një vizitë pune në Republikën e Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite z. Gashi është pritur nga zj. Vikrita Cuto, ku në fokus të bisedës ka qenë rritja e bashkëpunimit të ndërsjellë, këmbimi i përvojave në mes të dy institucioneve, Inspektoratit të Punës të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në lëmin e punës dhe punësimit, sigurisë në punë, mbrojtjes sё shёndetit tё të punёsuarve dhe mbrojtjes sё ambientit tё punёs.
Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, po zhvillon një vizitë pune në Republikën e Çekisë
Gjatë kësaj vizite ai në Pragë është pritur nga z. Michal Sedlacek, zëvendësministër i Punës dhe Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Republikës Çeke.
Gjatë këtij takimi z. Dedaj e ka njoftuar homologun e tij çek për zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës, për gjendjen sociale e ekonomike si dhe për shkallën e lartë të papunësisë, që është preokupim i përhershëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Dedaj ka kërkuar që Republika e Çekisë, si anëtare e Bashkimit Evropian dhe mike e Republikës së Kosovës, të ofrojë mundësinë e investimeve në Kosovë, ku këto investime do të ndikonin në uljen e shkallës së papunësisë, por të ketë investime edhe në procesin e aftësimeve profesionale për punëkërkuesit tanë. Gjithashtu z. Dedaj ka shfaqur interesimin e tij për mundësinë eventuale të punësimit të të papunëve nga Kosova në tregun e punës të Çekisë dhe në vendet tjera të BE-së. “Të gjitha këto do të arriheshin nëse vie deri te arritja e një marrëveshjeje ndërmjet dy ministrive përkatëse, marrëveshje kjo që ka të bëjë me sferën e punës, punësimit dhe aftësimeve profesionale”-është shprehur z. Dedaj.
Mbahet panairi i parë i punës për Sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit
Në sallën e hotelit “ Grand “, ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Social z. Nenad Rashiq mori pjesë në Panairin e Punës për Sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, panair i parë i organizuar i këtij lloji.
Organizimin e këtij panairi e bëri Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë dhe ndihmën e vazhdueshme të USAID.
Mungesa e kuadrit profesional në Sektorin e Teknologjisë dhe Komunikimit në Kosovë ishte arsye kryesore e një angazhim të tillë për një aktivitet në këto fusha ku përmes këtij panairi synohet të bashkohen ofertat e punëdhënësve dhe kërkesat për punë të punëkërkuesve.
Shpërndahen 18 certifikata për këshilltarët psiko-social
Në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Social z. Nenad Rashiq i shoqëruar edhe nga zyrtarë tjerë të MPMS-së, shpërndau 18 certifikata për këshilltarët e rinj psiko-social që konsiderohen si gjenerata e parë e ekspertëve të rinj psiko-social për këshillime profesionale në fushën e shërbimeve sociale.
Ky trajnim i cili është ndihmuar dhe realizuar nga Organizata Joqeveritare “ One to One – Kosova”, që njihet si Qendra e Këshillimit për Familje, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Departamentin e Mirëqenies Social ka për qëllim ngritjen dhe aftësimin e këtyre ekspertëve të sapodiplomuar në nivel vendi për zhvillimin dhe avancimin e programeve sociale, ngritjen e kapaciteteve dhe këshillimin profesional në fushën e shërbimeve sociale.
Përurohet Zyra Komunale e Punësimit në Besianë
Përmes financimit nga Buxheti i Kosovës, gjegjësisht mjeteve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot drejtori i Departamentit të Punës dhe Punësimit të kësaj ministrie z. Defrim Rifaj bëri prerjen e shiritit në inaugurimin e objektit të Zyrës Komunale të Punësimit në Besianë.
Ky projekt i një rëndësie të veçantë i MPMS-së në Komunën e Besianës (Podujevës) i financuar nga kjo ministri ka një kosto prej 140 mijë e 500 euro, ndërsa parcelën për ndërtimin e këtij objekti e ka dhënë komuna me një sipërfaqe 260 m2.
“ Qeveria e Kosovës, gjegjësisht MPMS, duke e ditur se çështja e punësimit është njëherit një ndër brengat kryesore për shtetin e Kosovës, atëherë ne sot përurojmë Zyrën Komunale të Punësimit, objekt ky i një rëndësie të veçantë për këtë lokalitet”, tha ndër tjerash z. Rifaj.
TEIP qëndroi në vizitë pune në Republikën e Shqipërisë
Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës (TEIP), gjegjësisht U. D i kryeinspektorit të punës, z. Skënder Gashi, me ftesë të Inspektoratit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, ka qëndruar për një vizitë pune në Republikën e Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite z. Gashi është pritur nga zj. Vikrita Cuto, ku në fokus të bisedës ka qenë rritja e bashkëpunimit të ndërsjellë, këmbimi i përvojave në mes të dy institucioneve, Inspektoratit të Punës të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në lëmin e punës dhe punësimit, sigurisë në punë, mbrojtjes sё shёndetit tё të punёsuarve dhe mbrojtjes sё ambientit tё punёs.
Ministri Rashiq priti Baroneshën Angleze Anne Taylor
Sot, në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ministri i kësaj ministrie z. Nenad Rashiq i shoqëruar nga këshilltarët e tij politik dhe zyrtarë tjerë të MPMS-së priti për një vizitë pune delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar i cili kryesohej nga Baronesha e Bolltonit Anne Taylor- Ministre e Mbrojtjes dhe Sigurisë Ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, ambasadori i Zyrës Angleze në Kosovë Andy Sparkes dhe përfaqësues tjerë.
Gjatë këtij takimi edhe njëherë delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar rikonfirmoj mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e dhënë në të kaluarën dhe vazhdimin e këtij përkushtimi edhe në të ardhmen që do t’i ipet Kosovës në fusha të ndryshme të zhvillimit të saj, sidomos në zhvillimin e demokracisë për të pasur një të ardhme prosperuese për integrim sa më të shpejt në Bashkimin Evropian.
Mbahet takimi i dytë i Këshillit Ekonomiko-Social për të gjitha çështjet e zhvillimeve të politikës ekonomike në vend
Sot, në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministri i kësaj Ministrie z. Nenad Rashiq, i shoqëruar nga zyrtarë tjerë të MPMS-së zhvilluan takimin punues, të dytë radhazi me Këshillin Ekonomiko-Social, i cili këshill është caktuar në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 09/57 për themelimin e Këshillit Ekonomiko-Social me një përfaqësim të gjithë partnerëve social dhe ekonomik, që kanë për qëllim këshillimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës në funksionimin dhe vazhdimin e zhvillimit të politikave sociale, çështjet e marrëdhënies së punës, mirëqenies sociale dhe të gjitha atyre çështjeve që kanë të bëjnë me politikën ekonomike.
Takim i grupeve punuese nga Kosova dhe Maqedonia
Sot, në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministri i kësaj ministrie z. Nenad Rashiq, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të kësaj ministrie priti Grupet Punues Teknike të ministrive homologe nga Kosova dhe Maqedonia dhe inkurajoj ata për vazhdim dhe angazhim të mëtejmë rreth punëve të përbashkëta që do të kryhen në të ardhmen nga këto dy grupe.
Këto dy grupe në nivel ekspertësh zhvilluan takimin punues, të dytin me radhë, për të realizuar, në një të ardhme të afërt, nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale në mes dy shteteve, e cila u iniciua në takimin qershorit të këtij viti në mes ministrave të Punës dhe Çështjeve Sociale të Maqedonisë e të Kosovës.
Gjithashtu të dy grupet u dakorduan që sa më shpejt të iniciohet marrëveshja ndërshtetërore në mes dy vendeve në mënyrë që kjo marrëveshje të zbatohet sa më shpejt në praktikë, ku do të përmirësonin dukshëm shumë sfera të ndryshme ekonomike, politike dhe sociale.
Vihet gurëthemeli i Qendrës për Punë Sociale në Llapna Sellë
Sot, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq, i shoqëruar edhe nga zyrtarë tjerë të MPMS-së, ka vizituar fshatin Llapna Sellë, me ç’rast ka vënë gurëthemelin për fillimin e punimeve për ndërtimin e Objektit të Qendrës për Punë Sociale në këtë lokalitet.
Ky projekt madhor i MPMS-së në Komunën e Graçanicës, i financuar nga kjo ministri ka një kosto prej 128 mijë euro.
Ky është projekt i një rëndësi të veçantë për këtë lokalitet, me qëllim të kushteve sa më të mira për punë, duke shikuar kështu mundësinë menjëherë të punësimit të personave të papunë si të komunitetit serb, ashtu edhe shqiptarë, dhe do të ndikonte në ofrimin sa më cilësor të shërbimeve sociale për qytetarët në nevojë.
FTESË PËR MEDIA
Të enjten, më 22.10.2009, në orën 12:00, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq, me bashkëpunëtorë, në Llaplle Sello, afër Prishtinës, do të bëjë vënien e gurthemelit të objektit të Qendrës për Punë Sociale (QPS) në këtë lokalitet.
Si në shumicën e qyteteve të Kosovës, edhe në Llaple Sello, MPMS-ja do të bëjë ndërtimin e objektit të ri të QPS, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për punë, që do të ndikoj në ofrimin sa më cilësor të shërbimeve sociale për qytetarët në nevojë.
Të gjitha mediat janë të ftuara që të përcjellin këtë aktivitet të ministrit Rashiq.
Mbahet Konferenca me titull “ Njerëzit mund të jenë të ndryshëm por duhet të kenë mundësi të barabarta”
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për mundësi profesionale të barabartë për personat me aftësi të kufizuar, Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me OSCE dhe të gjitha ministritë e Qeverisë së Kosovës organizuan konferencën me titull “ Njerëzit mund të jenë të ndryshëm por duhet të kenë mundësi të barabarta”, që u mbajt në sallën e konferencave të hotelit Grand.
Dita ndërkombëtare për mundësi profesionale të barabartë shënohet që nga vitit 1999 në vendet e ndryshme të botës dhe ka për qëllim thyerjen e steriotipeve, garantimin e politikave anti-diskriminuese, e mbi të gjitha mundësinë e punësimit për personat me aftësi të kufizuar, student, punë-kërkues në profesione që u përshtaten interesave të tyre për zhvillimin e karrierës, ku përmes kësaj synohet të ulet papunësia duke i punësuar këta persona dhe njëkohësisht duke i hequr nga skema e ndihmës sociale duke ditur se shumica e këtyre personave gjendet në varfëri të skajshme.
Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe me një mbështetje financiare nga OSCE, ka vendosur t’u bashkëngjitet vendeve të ndryshme të botës në shënimin e kësaj dite duke bërë të mundur kështu arritjen e shumë aktiviteteve të ndryshme në gjetjen e mundësisë së punësimit në profesione të ndryshme për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar.
Mbahet seminar dy ditor për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
Në organizimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Institutit për Politika Sociale, është mbajtur seminari dy ditor për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me titull “Ligjet e aplikueshme në Kosovës që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në Kosovë”, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të institucioneve qeveritare, gjykatat, policia dhe institucionet tjera relevante që kanë për shqetësim gjendjen e tanishme reale të fëmijëve.
Ligjet e bolshme që janë nxjerr për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe gjendja reale e tyre, analiza e gjendjes aktuale sociale, sfidat në realizimin e politikave adekuate sociale, si dhe hapat e ndërrmarra në kapërcimin e këtyre vështirësive, e në veçanti mekanizmat që ndikojnë në funksionimin praktik të dialogut social, ishin këto tema dhe njëkohësisht sfida të ndryshme që me interes të veçantë u diskutuan gjatë kësaj Konference.
Ministri Rashiq priti ekspertin e Bankës Botërore për Projektligjin e punës z. Jacob Gammelgaard
Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq në kabinetin e tij, i shoqëruar edhe nga z. Fadil Raci, drejtor i Departamentit Ligjor të MPMS, zhvilloi një takim pune me ekspertin e Bankës Botërore për Ligjin e Punës z. Jacob Gammelgaard, i cili ekskluzivisht është dërguar nga Banka Botërore për mundësinë e ndihmës dhe dhënies së këshillave më të mira në fushën e punës dhe punësimit.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështjet që lidhen me Ligjin e Punës, se ku ka ngecur Ligji i Punës, sfidat dhe vështirësitë në realizimin e këtij ligji.
Ministri i përshkroi z. Gammelgaard një kronologji të shkurtër të gjendjes reale të Projektligjit të punës duke përmendur faktin se Ligji i Punës ka filluar të hartohet që nga viti 2004 e këndej duke përmendur kështu të gjitha sfidat që kanë hasur deri më tani.
Njoftim për Media
Një delegacioni i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht i Trupit Ekzekutiv të Inspektoratit të Punës, i kryesuar nga Kryeinspektori i Punës z. Skender Gashi kanë realizuar të mërkurën në Maqedoni një vizitë pune një ditore me ministrin e Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale të Maqedonisë z. Xhelal Bajrami dhe me Inspektoratin Shtetëror të Punës së Maqedonisë.
Gjatë këtij takimit z. Bajrami ka shpreh gatishmërinë e përkrahjes dhe bashkëpunimit në të gjithë fushat që është e mundur në mes institucioneve tona në nivel ministror, me ç’rast e ka informuar delegacionin nga Kosova lidhur me gjendjen e përgjithshme aktuale në fushën e punës, punësimit, sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës në Republikën e Maqedonisë, e shumë çështje tjera që ndërlidhen më lëmin e punës dhe punësimit.
Njoftim për media
Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministri i kësaj Ministrie z. Nenad Rashiq dhe Kryetari i KK të Mitrovicës z. Bajram Rexhepi, sot kanë bërë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për riparimin e 20 shtëpive në Mitrovicë, për rastet e rënda sociale që njëherit konsiderohen si raste emergjente në qytetin e Mitrovicës.
Përmes kësaj marrëveshjeje, MPMS dhe KK-Mitrovicës synojnë që ky projekt të ndikoj në evitimin e problemeve strehimore tek të gjitha ato familje që janë në nevojë dhe që vazhdojnë të mbeten në vazhdimësi pjesë e angazhimeve të institucioneve qendrore dhe lokale.
Ky projekt është një bashkëfinancim nga ana e MPMS-së me një shumë prej 100 mijë euro, ndërsa KK- Mitrovicës obligohet rreth përgatitjeve teknike, sigurimin e të gjitha lejeve të nevojshme për riparimin e objekteve në fjalë, përzgjedhjen e rasteve më emergjente ku do të intervenohet për riparim të mundshëm dhe ndonjë obligim financiar sipas nevojës për përmbylljen e këtij projekti.
Gjithashtu MPMS obligohet që me rastin e implementimit të projektit t’i bëj pagesën operatorit ekonomik, i cili e fiton tenderin në bazë të dispozitave në fuqi dhe do të ndihmoj në mbikëqyrjen e vazhdimit të punëve në realizimin sa më të mirë dhe me sukses të këtij projekti.
Me këtë rast ministri Rashiq është shprehur se brenda mundësive të lejuara MPMS-ja do i përmbush obligimet e veta duke zhvilluar dhe thelluar një bashkëpunim edhe më të mire dhe më të shëndosh në të ardhmen me Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe me cilëndo ministri tjetër që kanë synime dhe projekte të përbashkëta në të mire të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“MPMS do i përmbush obligimet e veta dhe pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje të fillohet menjëher me përmbushjen e obligimeve që dalin nga ky memorandum” tha pos tjerash z. Rashiq.
Ndërkaq z. Rexhepi falenderoi ministrin për kontributin dhe angazhimin e tij personal në përkrahjen dhe mbështetjen , duke lënë të kuptohet se ky nuk do të jetë projekti dhe angazhimi i fundit, por një fillim i mbarë dhe një angazhim për një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Mbahet mbledhja e 8-të e Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe eliminimin e punës së rendë të fëmijëve
Në organizimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Institutit për Politika Sociale, sot u mbajt takimi i 8-të i radhës i Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rënda të Fëmijëve në Kosovë, që udhëhiqet nga ministri i MPMS-së z. Nenad Rashiq dhe ka një përbërje nga zyrtarë të lartë të qeverisë, përfaqësues të partnerëve social dhe të shërbyesve civil.
Në këtë takim të radhës u diskutua për raportin e përgatitur që është bazuar në vlerësimet e terrenit të cilat kryesisht flasin për identifikimin, tërheqjen, përkrahjen dhe mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme të punës.
Reagim i MPMS ndaj shkrimit në të përditshmen “LAJM” të datës 12 tetor2009 me titull “Dështimi i Dedajt”
Më 12 tetor 2009 gazeta “Lajm”, në faqen e parë, publikon shkrimin me titull “Dështimi i Dedajt”, të autores Albulena Maloku, shkrim ky tendencioz dhe me prapavijë të theksuar politike, i shkruar me qëllim të diskreditimit jo vetëm të zv/ministrit të MPMS, z. Gjergj Dedaj, por të mbarë Qeverisë së Republikës së Kosovës e në veçanti të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).
Vetë fakti i botimit të këtij artikulli në faqen e parë, i shoqëruar edhe me foto të zv/ministrit Dedaj, tregon qëllimin e padronit të gazetës dhe të subjektit të tij politik, për diskreditim paraelektoral.
Por faktet janë krejt tjera.
MPMS për hir të njoftimit objektiv përmes këtij reagimi sqaron opinionin e gjer se të gjithë zyrtarët e kësaj ministrie, në të gjitha vizitat zyrtare që kanë zhvilluar në vende të ndryshme të BE-së, përfshirë këtu edhe ministrin dhe zv/ministrin e MPMS, temë bosht të bisedimeve kanë pasur gjetjen e mundësive për të punësuar punëkërkues nga Republika e Kosovës në vendet e BE-së, por edhe më gjer, që, siç është thënë, do të ndikonte dukshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Këto vizita, natyrisht kanë qenë vizita zyrtare, të realizuara me ftesa nga qeveritë e vendeve gjegjëse dhe ministritë simotra të këtyre vendeve.
Fillon ndërtimi i objektit për banim social në Gjilan
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Gjergj Dedaj, së bashku me strukturat udhëheqëse të KK të Gjilanit, solemnisht ka përuruar fillimin e punimeve të objektit për banim social në Gjilan.
Me këtë rast zv.ministri Dedaj ka përshëndetur udhëheqësinë komunale të Gjilanit për rezultatet e arritura, rezultate këto të prekshme e që po ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Është kënaqësi e veçantë që në momentin kur në Prishtinë po takohen dy kryeministrat, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, ne po vendosim këtë gurthemel, që pas pak kohe në këtë objekt do të vendosen 25 familje me gjendje të rëndë ekonomike e që nuk e kanë të rregulluar çështjen e banimit. Edhe vënia e këtij guri themeltar, sot në Gjilan, është një nga dëshmitë konkrete se Qeveria e Republikës së Kosovës po i përmbush premtimet dhe obligimet e veta ndaj qytetarëve të Kosovës”- ka thënë z. Dedaj dhe shtoi se kjo është treguesi më i mirë për punën që po bënë kjo Qeveri.
FTESË PËR MEDIA
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht zëvendës ministri i MPMS-së z. Gjergj Dedaj, të martën, me 06.10.2009, në Gjilan do të bëj vënien e gurthemelit dhe fillimin e punimeve të objektit për banim social, duke filluar në orën 11:00.
Ky projekt ka një rëndësi të veçantë ku pritet të strehohen gjithsej 30 familje skamnore që nuk kanë strehë. Projekti financohet nga MPMS-ja dhe Kuvendi Komunal i Gjilanit, me një kosto prej 420.000 Euro.
Në vënien e këtij gurëthemeli i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Gjilanit z. Qemajl Mustafa dhe përfaqësues tjerë të strukturave udhëheqëse të MPMS-së dhe KK-së së Gjilanit.
Të gjitha mediat janë të ftuara të përcjellin këtë aktivitet të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe të KK të Gjilanit.
MPMS dhe MBPZhR nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot është bërë nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe asaj të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Këtë marrëveshje bashkëpunimi e kanë nënshkruar ministri i MPMS-së z. Nenad Rashiq dhe ai MBPZhR z. Idriz Vehapi.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka të bëjë me realizimin e projektit “Një banor një fidan”, që ka për qëllim pyllëzimin e 816 hektarëve të sipërfaqeve të zhveshura në Kosovë, kurse do të realizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi.
Zv/ministri Dedaj priti zv/ambasadorin gjerman Blaurock
Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, ka pritur sot në një takim zv/ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, z. Eckart Blaurock. Gjatë këtij takimi z. Dedaj e ka njoftuar diplomatin gjerman mbi aktivitetin që zhvillon MPMS-ja, si dikasteri më i ndjeshëm në Qeverinë e Republikës së Kosovës, posaçërisht z. Dedaj ka potencuar çështjen e kategorive të qytetarëve të Kosovës, që trajtohen nga kjo ministri e që janë në gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike.
“Në Kosovë dominion një shkallë e lartë e papunësisë e cila ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe në shkallën e varfërisë”-ka thënë z. Dedaj. Ai më tej ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë në hapjen e debatit konstruktiv që Kosova të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave si dhe mundësinë e përfshirjes së Kosovës në tregun e lirë të punës në Gjermani, por edhe në tregun e lirë të punës të Bashkimit Evropian.
PËRUROHET OBJEKTI PËR BANIM SOCIAL NË DRENAS
Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, Kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Gani Buqinca, kanë përuruar objektin e banimit social në Drenas, në të cilën do të vendosen 25 familje në gjendje të rëndë sociale e që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.
Zv/ministri Dedaj është shprehur me këtë rast se Drenica ka filluar të ndryshoj dhe këtë e meriton, sepse këtu janë dhënë provat gjatë gjithë historisë sonë, këtu janë vënë gurthemelet e lirisë.
“Të gjithë përfituesve iu dëshiroj suksese, me fat dhe ta gëzojnë këtë banesë të bukur. Ministria jonë nuk do të ndalet me kaq, por do të investojë edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.
Vëhet gurëthemeli i objektit për banim social në klinë
Dje zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, i shoqëruar nga zyrtarë tjerë të MPMS-së, ka vizituar Komunën e Klinës, me ç’rast ka vënë gurëthemelin për fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit për banim social, i cili është financuar nga MPMS-ja. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i KK të Klinës, z. Sokol Bashota.
Me këtë rast zv/ministri Dedaj është shprehur se MPMS është e përkushtuar të ndihmoj të gjitha familjet që janë në nevojë për strehim dhe në këtë objekt do të përfitojnë 25 familje të pastreha, duke premtuar kështu se do të shikohen të gjitha kriteret e mundshme për të pasur një zgjidhje më të mirë për ato familje, tha z. Dedaj.
FTESË PËR MEDIA
Nesër, më 06.08.2009, në Klinë, në orën 12:00, zv/ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj dhe kryetari i KK të Klinës, z. Sokol Bashota do të vënë gurthemelin për ndërtimin e një objekti për banim social në Klinë.
Në këtë objekt do të vendosen 25 familje të pastreha, kurse i gjithë projekti është financuar nga buxheti i MPMS.
Të gjitha mediat janë të ftuara që të përcjellin këtë aktivitet të zv/ministrit Dedaj dhe të kryetarit të KK të Klinës, z. Sokol Bashota.
Fillon ndërtimi i objektit të QAP-së në Pejë
Dje zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, i shoqëruar edhe nga zyrtarë tjerë të MPMS-së, ka vizituar Komunën e Pejës, me ç’rast ka vënë gurëthemelin për fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit Qendra e Aftësimeve Profesionale.
Të pranishëm ishin edhe Shefi i Zyrës së Luxemburgut në Prishtinë, z. Pierre Weber, dhe z. Jean-Luc Camiller, Shefi i Agjencisë për Zhvillimin e Bashkëpunimit të Luxemburgut- LUX-Development.
Ky projekt madhor i MPMS-së në Pejë, me kosto prej 670.000.00 Euro, i mbështetur nga Qeveria e Luxemburgut-përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme e Luxemburgut, dhe mbështetja e Kuvendit Komunal të Pejës. Është një projekt i rëndësisë së veçantë për komunën e Pejës, me standarde evropiane, ku do të ndikoj në rritjen e kapaciteteve trajnuese, ngritjen e shkathtësive profesionale, krijimin e kushteve për vetëpunësim, dhe gjithashtu të punësuarve do t’ju krijoj kushte për ruajtjen e vendeve të punës përmes riaftësimeve profesionale.
Ministri Rashiq priti ambasadorën e Çekisë znj. Janina Herbickova
Sot, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq, në kabinetin e tij zhvilloi një takim pune me znj. Janina Hrebickova, ambasadore e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Kosovë.Gjatë këtij takimi u diskutua vazhdimësia e ndihmës që i është dhënë dhe po vazhdon të jepet nga Republika e Çekisë në sferat e ndryshme të zhvillimit në Kosovë, si në fushën e edukimit, fushën ekonomike e fusha tjera që vazhdojnë të jenë sfida dhe vështirësi për mirëqenien e jetës të të gjithë komuniteteve që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.
Ministri Rashiq njoftoj znj. Janina rreth çështjeve dhe vështirësive në politikat sociale, identifikimi i nevojave dhe trajnimeve në sferat e ndryshme, çështja e punëtorëve sezonal, skema pensionale, duke shikuar kështu mundësinë e gjetjes së ndihmave dhe mjeteve buxhetore në përmirësimin e nevojave dhe kushteve që ndërlidhen me këto probleme.
Nënshkruhet marrëveshja trepalëshe për themelimin e Këshillit Ekonomiko-Social
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Reshiq, zv/kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira të Kosovës, z. Ali Dragusha dhe kryetari i Alencës Kosovare të Biznesit, z. Agim Shahini kanë nënshkruar sot marrëveshjen trepalëshe për themelimin e Këshillit Ekonomiko-Social (KES).
Të pranishëm në këtë akt solemn të pranishëm kanë qenë edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala, ai i Tregtisë dhe Industrisë, z. Lutfi Zharku si dhe përfaqësues tjerë qeveritarë që janë të përfaqësuar në Këshillin Ekonomiko-Social.
Ministri Rashiq priti një delegacion nga Turqia
Sot ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq , me bashkëpunëtorë, ka pritur një delegacion nga Republika e Turqisë, delegacion ky që kryesohej nga deputeti i Parlamentit Turk, z, Llukman Ayva. I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori turk në Kosovë, z. Husrev Unler.
Gjatë këtij takimi në fokus të bisedës ka qenë thellimi i bashkëpunimit të MPMS me institucionet turke në fusha të caktuara, ku ministri Rashiq njëherësh është shprehur se këtë vizitë e kupton si vazhdim të bashkëpunimit të mirë në mes Kosovës dhe Turqisë. “Shumica e qytetarëve të Kosovës e shohin dhe e konsiderojnë Turqinë si një mike të vërtetë të Kosovës, andaj shpresoj në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve tona.”- ka thënë pos tjerash ministri Rashiq.
Ministri takoi përfaqësuesin e Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara z. Walter Kalin
Sot, Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq i shoqëruar edhe nga këshilltari për çështje social z. Behxhet Gaxhiqi, në kabinetin e tij priti z. Walter Kalin, përfaqësuesin e sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesin e UNHCR dhe OHCHR.
Gjatë këtij takimi me interes të veçantë, Ministri Rashiq përshkroi një kronologji të shkurtër të gjendjes aktuale të çështjeve sociale në në Kosovë, sfidat dhe vështirësitë në realizimin e projekteve adekuate sociale, shkallën e lartë të papunësisë si dhe krijimin i kushteve më të favorshme me qëllim të përkrahjes në integrimin e komuniteteve dhe kthimin e qëndrueshëm të tyre.
Zv. Ministri Dedaj përuroi objektin për banim social në Skenderaj
Në pranin e 43 familjeve që janë përfituese të objektit për banim social, të qytetarëve tjerë, Zv. Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Socilale z. Gjergj Dedaj, së bashku me Kryetarin e Kuvendit Komunal të Skenderajt z. Sami Lushtaku, përuruan objektin për banim social i cili është financuar nga MPMS-ja. Me ndërtimin e këtij objekti është evituar problemi i banimit për ato familje skamnore që nuk kanë strehë në komunën e Skenderajt.
“Të nderuar qytetarë të Drenicës martire, është kënaqësi që sot po përurojmë objektin për banim social, për ato familje skamnore që janë në nevojë, ku me këtë përurim MPMS-ja po tregohet shumë afër qytetarëve duke ju ndihmuar atyre familjeve që kanë nevojë për ndihmë” tha z.Dedaj.
Reagim
Reagim i MPMS për deklaratat e z. Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së, lidhur me pjesëmarrjen e
delegacionit të Republikës së Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare të Punës, në Gjenevë,
të publikuara në disa media të sotmeMe qëllim të njoftimit objektiv dhe të paanshëm, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes këtij reagimi njofton opinionin se deklaratat e z. Haxhi Arifi, kryetar i BSPK, lidhur me pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në Konferencën e 98 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë, të publikuara në mediat e datës 11.06.2009 janë të pavërteta, tendencioze dhe qëllimkëqija... Lexo ne detaj >>
Mbahet Konferenca “ Politikat Sociale në Kosovë-Pritjet, rezultate dhe ngecjet”, në patronatin e MPMS-së
Në organizimin dhe patronatin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe në bashkëpunim me përkrahjen e Fondacionit “ Friederich Ebert Stiftung” dhe me shoqatën Humanitare Bamirëse në Kosovë “ Nëna Terezë”, organizuan konferencën “Politikat Sociale në Kosovë-pritjet dhe ngecjet”, që u mbajt në sallën e konferencave të Hotelit “ Grand”.Analiza e gjendjes aktuale sociale, politika e edukimit social, sfidat në realizimin e politikave adekuate sociale, si dhe hapat e ndërrmarra në kapërcimin e këtyre vështirësive, e në veçanti mekanizmat që ndikojnë në funksionimin praktik të dialogut social, ishin këto sfida të ndryshme që me interes të veçantë u diskutuan gjatë kësaj Konference. Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq pas një falenderimi që i bëri të pranishmëve, vëmendje të veçantë i dha përpjekjes së ndërtimit të një sistemi të mbrojtjes sociale që do ti ndihmonte ato familje që kanë një gjendje të rëndë ekonomiko-sociale, duke aluduar edhe tek ato famijle që janë të margjinalizuara nga shoqëria.
“ Sistemi aktual i mbrojtjes sociale në Kosovë vazhdon të jetë modest, është një rrjet veprimi, i cili rrjet shtrihet nëpër qendrat për punë sociale në secilën komunë, ku japin ndihmën sociale dhe këshillime për individët dhe famljet në gjendje të nevojës sociale”, tha z. Rashiq.
Mbahet Konferenca me titull “STOP punës së fëmijëve sot-që nesër të punojnë“
Me rastin e 12 qershorit, Ditës Botërore kundër punës së fëmijëve sot Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësishtë Institutit për Politikë Sociale organizuan konferencën vjetore mbi punën e fëmijëve me titull “STOP punës së fëmijëve sot-që nesër të punojnë” , që u mbajtë në sallën e Kinemasë ABC.
Sot, Dita Botërore kundër punës së fëmijëve shënon dhjetëvjetorinë e adoptimit të Konventës Nr. 182 të ILO-s, e cila adreson nevojën për veprim për t’i trajtuar punët e rënda të fëmijëve. Derisa në botë festohet progresi i arritur përgjatë këtyre dhjetë viteve, në Kosovë po theksohet sfida e vazhdueshme për veprim duke trajtuar sferën e parandalimit dhe mbrojtjes së punëve të fëmijëve. Në fokus të kësaj konferencë ishte situata e tanishme e punës së fëmijëve në Kosovë, prioritete për të adresuar shkaqet e punë së rëndë të fëmijëve, veprimet urgjenet si dhe masat dhe hapat e mëtutjeshëm për parandalimin dhe mbrojtjen e formave të rënda të punës së fëmijëve.
Ministri Rashiq takoi drejtoreshën e organizatës joqeveritare “Komunitetit i Fondit Zhvillimor”, znj. Ariana Qosaj-Mustafa
Sot, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq, në kabinetin e tij zhvilloi një takim pune me znj. Ariana Qosaj-Mustafa, drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare – Komunitetit i Fondit Zhvillimor, ku si partnerë potencial, kjo OJQ për qëllim kryesor kishte çështjen e mbështetjes financiare të vazhdueshme në shumë projekte me një bashkëpunim të ndërsjellët, kur dihet se ende ekzistojnë sfera me probleme të natyrave të ndryshme, ku MPMS, edhe përkundër vullnetit dhe punës së palodhshme që ka bërë, mungesa e mjeteve buxhetore ka limituar mundësinë për zhvillim të mëtutjeshëm të këtyre projekteve.
Komunikatë për media
Sot ka udhëtuar për në Gjenevë të Zvicrës një delegacion i Republikës së Kosovës, i cili do të merr pjesë në Konferencën e 98 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), i cili delegacion kryesohet nga zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj.
Përveç MPMS-së në përbërje të këtij delegacioni janë edhe përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Konfederatave të Sindikatave të Lira të Kosovës, të Odës Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësues nga Aleanca Kosovare e Biznesit.
Ministri Rashiq takoi homologun e tij nga Maqedonia z. Xhelal Bajrami
Sot, Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq, zhvilloi takim me Homolugun e tij nga Republika e Maqedonisë z. Xhelal Bajrami, i shoqëruar nga sekretari shtetëror i Maqedonisë, z. Dushko Minovski, përfaqësuesi i zyrës ndërlidhëse të Maqedonisë në Kosovë z. Stojan Karajanov, dhe përfaqësues tjerë nga drejtoritë e kësaj ministrie.
Gjatë këtij takimi, me interes të veçantë u diskutua inicimi i marrëveshjes ndërshtetërore në mes të MPMS të Republikës së Kosovës dhe të MPPS të Republikës së Maqedonisë, që do të përmirësonin shumë sfera të ndryshme ekonomike, politike dhe sociale.
Zëvendesministri Dedaj priti përfaqësuesit e OVL dhe të Invalidëve të Luftës të UÇK-së
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj priti z. Muharrem Xhemaili, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe z. Enver Krasniqi, sekretar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK-së. Gjatë këtij takimi z. Ddedaj i njoftoj mysafirët e tij për aktivitetin dhe angazhimet e MPMS për përkujdesjen e vazhdueshme ndaj këtyre kategorive të shoqërisë sonë, të cilët gjithnjë duhet të gëzojnë mbështetjen dhe respektin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe tërë shoqërisë sonë.
Dedaj edhe njëherë përkujtoj përfaqësuesit e ish UÇK-se se MPMS në vazhdimësi dhe me projekte konkrete do të dëshmoj kujdesin permanent ndaj familjeve të dëshmorëve dhe viktimave të lirisë, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-se të cilët së shpejti këto të drejta duhet t’i kenë të garantuara me ligj.
Gjilani do të jetë prioritet i MPMS-së
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rashiq, sot u prit nga kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa. Me këtë rast u nënshkrua një marrëveshje mirëkuptimi (financim i përbashkët), për ndërtimin e një ndërtese për banim social, e cila do të fillojë menjëherë dhe pritet të përfundojë brenda këtij viti.
Gjilani ka përfituar këtë projekt të banimit social, në vlerë prej mbi 400 mijë euro, që do të jetë investim i përbashkët i komunës së Gjilanit me MPMS-në, ministri Rashiq tha se Gjilani do të jetë prioritet i kësaj ministrie sa i përket investimeve. Sipas tij, pritet në të ardhmen është ndërtimi i një shtëpie të pleqve.
MPMS dhe MSh nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen e foshnjave të braktisura
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që ka të bëjë me mbrojtjen dhe përkujdesjen institucionale të foshnjave të braktisura nga prindërit.
Këtë marrëveshje bashkëpunimi e kanë nënshkruar ministri i MPMS, z. Nenad Rashiq dhe ai i MSh, z. Alush Gashi, përmes të cilës arrihet pajtueshmëria e palëve nënshkruese për bashkërenditjen e veprimeve në mbrojtjen e foshnjave të braktisura nga prindërit e tyre, menjëherë pas lindjes, në institucionet shëndetësore (maternitete) qofshin ato publike, ose private.
Përmes kësaj marrëveshjeje synohet koordinimi i të gjitha aktiviteteve që i zhvillojnë institucionet të cilat ofrojnë shërbime sociale e familjare për fëmijët e braktisur (Qendrat për Punë Sociale) dhe institucionet shëndetësore publike e private që ofrojnë shërbime shëndetësore të lindjes (lindoret/maternitetet).
Përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë është që të obligojë institucionet shëndetësore, publike e private, të caktojnë një person zyrtar përgjegjës për të evidentuar dhe referuar rastet potenciale të braktisjes së foshnjave. Gjithashtu MSh obligohet që foshnjave të braktisura me probleme shëndetësore, t’u siguroj qëndrimin dhe trajtimin mjekësor deri në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore, por edhe për foshnjat e braktisura që janë të vendosura në strehim familjar ose në shtëpitë për qëndrim të përkohshëm rezidencial, të sigurojë shërbime shëndetësore kualitative dhe në kohën e duhur.
MPMS-ja obligon Qendrat për Punë Sociale që të caktojnë personin përgjegjës, i cili do të bashkëpunoj me zyrtarin përgjegjës në institucionet shëndetësore. MPMS poashtu do të siguroj libreza shëndetësore për foshnjat e braktisura, në mënyrë që të sigurohet një trajtim shëndetësor pa participim, do të mbuloj shpenzimet për barna për familjet strehuese të foshnjave, kurse mbikëqyrja është obligim i secilës ministri, duke bashkërenduar veprimet përmes grupeve të përbashkëta punuese, nëse paraqitet nevoja.
Promovohet libri Aktet Ligjore dhe Nënligjore të MPMS-së 2005-2008
Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në prani të ministrit të kësaj ministrie, z. Nenad Rashiq dhe të zv/ambasadorit të OSBE-së, Misioni në Kosovë z. Markku Laamanen, është bërë promovimi i librit “Aktet Ligjore dhe Nënligjore të MPMS-së 2005-2008”. Këtë botim financiarisht e ka përkrahur dhe mbështetur financiarisht OSBE-ja.
Me këtë rast ministri Rashiq ka falënderuar përfaqësuesit e OSBE-së për përkrahjen dhe mbështetjen që OSBE ka dhënë e po jep për Kosovën, mbështetje dhe përkrahje kjo e dëshmuar edhe me rastin e promovimit të këtij libri.
Kurse z. Markku Laamanen, zv/ambasador i OSBE-së në Kosovë, është shprehur se MPMS-ja është njëra ministritë më të rëndësishme, kur kihet parasysh fushat të cilat i mbulon kjo ministri siç janë punësimi dhe çështjet sociale. MPMS ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit sa i përket hartimit të legjislacionit”-ka thënë z. Laamanen.
Ky libër është i dyti i këtij lloji, ku është përmbledhur legjislacioni i MPMS, që është ndihmuar nga OSBE-ja, kurse në te janë të përmbledhur pesë ligje të hartuara nga MPMS-ja e të miratuara në Kuvendin e Kosovës dhe 41 akte nënligjore.
Synim i këtij publikimi është informimi i zyrtarëve të MPMS, i partnerëve të kësaj ministrie, i grupeve të caktuara të interesit dhe publikut të gjerë me infrastrukturën ligjore të MPMS nga fusha e punësimit dhe mirëqenies sociale.
Meritë të veçantë në përgatitjen e këtij libri kanë pasur zyrtarët e Departamentit Ligjor të MPMS.
MPMS një kujdes të veçantë tregon edhe për punësimin e personave me aftësi të kufizuar
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përveç zhvillimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme dhe mbështetjes që u bënë shoqatave të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara, ka mundësuar dhe po mundëson edhe punësimin e këtyre personave në institucionet e veta, varësisht natyrës së punës dhe përgatitjes profesionale të këtyre personave.
Falë këtij bashkëpunimi, që MPMS-ja ka edhe me Shoqatën e të Verbërve të Komunës së Prishtinës, në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare (ShPMPF) në Prishtinë, është punësuar tash së fundi Nehat Zylfiu, me pamje të dobësuar, i cili është duke e kryer punën e fiziatrit në shërbimin e përhershëm mjekësor që u ofrohet rezidentëve që janë të vendosur në këtë institucion.
Z. Nehat Zylfiu, ka të kryer arsimin e mesëm të lartë profesionale në Shkollën Speciale për të Verbër në Pejë dhe është i kualifikuar si teknik-fizioterapeut, të cilën punë edhe është duke e kryer në ShPMPF.
Gjatë një vizite që zyrtarë të MPMS-së zhvilluan në këtë institucion, z. Zylfiu është shprehur se ndjehet tejet i privilegjuar dhe falënderues, që institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjegjësisht MPMS-ja, i kanë siguruar atij një vend të përhershëm pune çka do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e mirëqenies të familjes së tij.
Të punësuar të kësaj kategorie në institucionet e MPMS janë pesë persona.
MPMS-ja, me qëllim të sigurimit sa më të lehtë të vendeve të punës për këtë kategori ka hartuar Ligjin për aftësimin dhe riaftësimin profesional të personave me aftësi të kufizuar, i cili ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës, kurse në qendrat rajonale të aftësimeve profesionale deri më tani në trajnime dhe aftësime profesionale janë përfshirë 357 persona me aftësi të kufizuar.
Në kuadër të fushatës tradicionale në Kosovë “Tetori-muaji i mundësisë së barabartë profesionale për personat me aftësi të kufizuar”, janë përfshirë 30 persona me aftësi të kufizuar, të cilët kanë punuar dy muaj, me orar të shkurtuar, ndërsa kostoja e këtij projekti ka qenë 6 mijë euro.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe në të ardhmen, varësisht nevojave që do të ketë, përparësi për vende të caktuara pune do t’u jep personave të kësaj kategorie, që janë të përgatitur profesionalisht e që kanë mundësi të kryejnë punë në profesionin për të cilin janë të aftësuar.
Zv/ministri Dedaj u prit në një takim joformal në selinë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) në Gjenevë
Zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Gjergj Dedaj, gjatë qëndrimit të tij në Gjenevë të Zvicrës, në Selinë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), u prit dhe zhvilloi një takim joformal me zj. Petra Ulshoefer, drejtoreshë e Zyrës Ndërkombëtare të Punës për Evropë.
Gjatë këtij takimi z. Dedaj e ka njoftuar zj. Ulshoefer me zhvillimet aktuale në Kosovë, me shkallën e lartë të papunësisë që mbretëron te ne, gjendjen sociale-ekonomike si dhe nevojën e angazhimit sa më të madh të institucioneve vendore e ndërkombëtare për zgjidhjen e problemeve aktuale siç është çështja e papunësisë së madhe, arritja e progresit ekonomik, paqes sociale dhe stabilitetit politik në Kosovë.
Zv/ministri Dedaj është informuar se pos zgjidhjes së statusit politik, Kosovës duhet t’i hapen dyert për integrim dhe anëtarësim në strukturat euro-atlantike. Z. Dedaj ka shprehur interesimin e tij për kushtet dhe procedurat që duhet t’i plotësoj Kosova për t’u anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), organizatë kjo mjaftë prestigjioze në kuadër të OKB-së.
Nga ana e saj, zj. Ulshoefer ka sqaruar se ILO është organizatë ndërkombëtare e punës në kuadër të OKB-së dhe se anëtarë të kësaj organizate mundë të jenë vendet anëtare të OKB-së, por edhe ato vende të cilat aplikojnë për anëtarësim në ILO dhe sigurojnë përkrahjen e 2/3 të votave të vendeve anëtare fuqiplota në ILO.
Me rastin e qëndrimit të tij në Zvicër, zv/ministri Dedaj u prit edhe nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë, pranë OKB-së në Gjenevë, z. Sejdi Qerimaj, kurse në Bernë ka pasur takim me z. Naim Malaj, i ngaruar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zvicër.
Njoftim i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes këtij njoftimi, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se ka filluar implementimi i Ligjit për përkrahje materiale familjeve të fëmijëve ma aftësi të kufizuar të përhershme. Me këtë ligj rregullohet e drejta për përkrahje materiale familjeve të cilat ruajnë dhe përkujdesen për fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme, të moshës 1-18 vjeçare, që janë qytetarë të Republikës së Kosovës.
Fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme konsiderohen:
Fëmijët e palëvizshëm
Fëmijët plotësisht të verbër dhe
Fëmijët, të cilët për shkak të natyrës së sëmundjes së përhershme nuk janë të aftë që në mënyrë të pavarur të lëvizin vetë në banesë, apo në vende ku kanë nevojë dhe nuk kanë mundësi t’i kryejnë nevojat e tyre personale.
E drejta e përkrahjes së këtyre familjeve realizohet në formë të përkrahjes financiare në para.
Vlerësimin e llojit, shkallës dhe peshën e shëndetit fizik, mendor apo shqisor të dëmtuar të fëmijës e bën komisioni mjekësor i themeluar nga MPMS-ja.
E gjithë procedura e aplikimit si dhe e njoftimit të mëtejmë bëhet nëpër qendrat për punë sociale, që gjenden në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Dokumentacioni i nevojshëm për realizimin e kësaj të drejte:
1. Fotokopja e letërnjoftimit të parashtruesit të kërkesës
2. Certifikata e vendbanimit të familjes së fëmiut
3. Certifikata e lindjes së fëmiut
4. Aktvendimi për kujdestarë (Nëse kërkesën e parashtron kujdestari)
5. Dokumentacioni mjekësor me epikrizë
Kërkesën, në emër të familjes, mundë ta parashtroj prindi ose kujdestari i fëmijës.
Kërkesat, me dokumentacionin e lartpërmendur, mundë të dorëzohen duke filluar nga 01.03.2009, kurse të gjithë aplikuesit që do të aplikojnë nga kjo datë e deri më 30.06.2009 të cilëve u njihet e drejta në kompensim material, pagesa do t’u bëhet në mënyrë retroaktive nga 01.01.2009, kurse aplikuesit që do të aplikojnë pas datës 30.06.2009 e drejta do t’u njihet nga data e parashtrimit të kërkesës.
Aplikacionet dhe informatat më të hollësishme mundë të merren në të gjitha qendrat për punë sociale, sipas vendbanimit të aplikuesve.
Zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Gjergj Dedaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër
Gjatë qëndrimit të tij në këtë shtet ai do të ketë një varg takimesh në Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), me seli në Gjenevë, ku me udhëheqës dhe përfaqësues shtetesh të ndryshme, të përfaqësuara në këtë organizatë, do të diskutojë për mundësitë dhe çështjet procedurale të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Punës, që është njëra ndër organizatat më të rëndësishme për çështje të punës dhe punësimit, pranë OKB-së.
Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, zv/ministri Dedaj, përveç takimeve që do të ketë në Organizatën Ndërkombëtare të Punës, ai do të zhvilloj takime edhe me autoritete dhe zyrtarë të lartë të shtetit zviceran, ku do të diskutohet gjetja e mundësive për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me shtetin e Zvicrës, veçmas në sferën e punës e punësimit dhe në atë të çështjeve sociale.
Zv/ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, ka zhvilluar sot një takimi me shefin e bordit të Qendrës Edukative Arsimore “Gjylistan”, z. Turgai Shen
Z. Dedaj, pos tjerash e njoftoi mysafirin e tij për aktivitetin që zhvillon MPMS-ja, gjendjen socio-ekonomike dhe shkallën e lartë të papunësisë në Kosovë, çështje këto që janë preokupim i vazhdueshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës, një herësh edhe ndër prioritete kryesore të MPMS-së. “MPMS-ja vazhdimisht është e angazhuar për ngritjen e mirëqenies sociale, zhvillimin ekonomik dhe në uljen e shkallës së papunësisë në Kosovë, duke stimuluar kompanitë vendore dhe të huaja për investime në të gjitha segmentet e jetës në Kosovë”- ka thënë me këtë rast z. Dedaj, i cili ka falënderuar Turqinë, e cila ndër të parat shtete e njohu pavarësinë e Kosovës, duke treguar interesim të shtuar për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe është vendi i parë që hoqi vizat për qytetarët tanë, shembull ky i cili duhet të ndiqet edhe nga shtetet tjera që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Përveç investimit të kompanive turke në Kosovë, zv/ministri Dedaj dhe z. Shen kanë diskutuar edhe për gjetjen e mundësive të punësimit stinor të punëkërkuesve kosovarë në Turqi.
Nga ana e tij z. Turgai Shen, ka falënderuar z. Dedaj për bashkëpunimin e mirë të Qendrës Edukative Arsimore “Gjylistan”, që ka me institucionet e Republikës së Kosovës, duke premtuar mbështetje të vazhdueshme në sferën e mirëqenies sociale dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
Shkëmbim përvojash në mes MPMS dhe Malit të Zi
Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht në Departamentin e Punës dhe të Punësimit, është duke zhvilluar një vizitë pune një delegacion nga Mali i Zi, të cilët sot kanë vizituar Qendrën e Aftësimeve Profesionale në Prishtinë. Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave në mes institucioneve homologe të Kosovës dhe Malit të Zi.
Nga strukturat drejtuese të Departamentit të Punës dhe Punësimit mysafirët malazias janë njoftuar me strukturën organizative të MPMS-së, të fokusuar kryesisht në Departamentin e Punës dhe Punësimit, departament ky që merret me hartimin e politikave të punësimit dhe të aftësimeve profesionale të punëkërkuesve të regjistruar.
Hartimi i politikave të punësimit bëhet në nivelin qendror të ministrisë, kurse ekzekutimi i këtyre politikave bëhet përmes shtatë qendrave regjionale dhe po aq nënzyrave komunale të punësimit në tërë Kosovën, u tha në këtë takim.
Një interesim të veçantë mysafirët nga Mali i Zi kanë shprehur rreth procesit të aftësimeve profesionale për punëkërkuesit kosovarë, të cilat aftësime kryhen në tetë qendra të aftësimeve profesionale dhe pesë qendra mobile, qendra këto përmes të cilave punëkërkuesit tanë mundë të aftësohen në 30 profesione dhe atë nga trajnerë të certifikuar në lëmit përkatëse.
Pritet që në të ardhmen të zhvillohen vizita të ndërsjella, që do të kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave në ngritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve profesionale për të papunët.
Ministri Rashiq, në takime të ndara, takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer, përfaqësues të Bankës Botërore dhe të UNDP e LUX Devolopment-it
Ministri Rashiq sot (28.01.2009) pati një varg aktivitetesh, ku fillimisht priti në një takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z. Werner Almhofer, të cilin e njoftoi me aktivitetin që zhvillon Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë në ofrimin e shërbimeve sociale për qytetarët tanë dhe në sferën e punës dhe punësimit. Ambasadori Werner shprehu interesimin e tij për zhvillimet në procesin e bartjes së kompetencave nga niveli qendror në atë lokal për shlërbimet sociale, proces ky që tashmë ka filluar të zbatohet pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, Në takimin me përfaqësues të Bankës Botërore (BB) janë diskutuar, poashtu aktiviteti i përgjithshëm i MPMS dhe zhvillimi i bashkëpunimit të përbashkët në mes MPMS dhe BB, kurse gjatë takimit të përbashkët që ministri Rashiq pati me përfaqësues nga UNDP-ja dhe LUX-Development-i, ku të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e Departamentit të Punës dhe Punësimit, janë zhvilluar diskutime rreth harmonizimit të qëndrimeve dhe veprimeve në të ardhmen në realizimin e projekteve të përbashkëta në sferëne aftësimeve profesionale për punëkërkuesit e rgjistruar në Qendrat për Aftësim Profesional, gjegjësisht harmonizimin e qëndrimeve për implementimin e projektit “Trajnimi në Kompani”.
Për rezidentët e ISSh dhe ata të ShPMPF në kinemanë ABC shfaqet një film artistik
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Instituti Special në Shtime, Shtëpia për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare dhe Kinemaja ABC, për rezidentët e këtyre institucioneve kanë organizuar shfaqjen e një filmi artistik të llojit komik. Kjo ka rrjedhur si rezultat i angazhimit të drejtorit të ISSh, Berat Zhinipotoku dhe drejtorit të kinemasë ABC, Milazim Salihu. Me këtë rast z. Zhinipotoku është shprehur se është hera e parë që këtyre rezidentëve u mundësohet që të shohin një film artistik në kinema dhe bëhet me qëllim të integrimit të tyre në komunitet, kur tashmë dihet politika e deinstitucionalizimit për këta persona, të cilët gradualisht do të vendosen në shtëpi të tipit familjar për integrimin e tyre në komunitet. MPMS për këtë qëllim tashmë veç ka ndërtuar dhe funksionalizuar shtatë shtëpi në komuna të ndryshme të Kosovës.
Edhe z. Zhinipotoku dhe z. Salihu janë dakorduar për shikimin e mundësive që shfaqje të tilla të ndodhin edhe në të ardhmen për këtë kategori, kurse nuk përjashtohet mundësia që, me qëllim të relaksimit të rezidentëve, të organizohen edhe shfaqje teatrale.
Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishin edhe këshilltari politik i ministrit të MPMS për çështje sociale, z. Behxhet Gaxhiqi dhe z. Qazim Gashi, udhëheqës i Divizionit të Institucioneve, divizion ky që ekziston në kuadër të MPMS.
Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit në mes MPMS dhe OJQ “Fëmijët Kosovarë dhe Evropian për të Drejtat e Tyre”
Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit në mes MPMS dhe OJQ “Fëmijët Kosovarë dhe Evropian për të Drejtat e Tyre”. Në emër të MPMS ka nënshkruar ministri i kësaj ministrie z. Nenad Rashiq, kurse për OJQ-në z. Mitat Bytyqi, udhëheqës i organizatës.
Me këtë rast ministri Rashiq është shprehur se MPMS, brenda mundësive të lejuara, do të kontribuojë në parandalimin e dukurive negative në shoqëri, sidomos tek të rinjtë dhe së bashku, duke thelluar dhe zhvilluar një bashkëpunim të mirë e të shëndoshë, do të arrijmë suksese.
Ndërsa z. Bytyqi ka falënderuar ministrin për kontributin dhe angazhimin e tij personal në përkrahjen dhe mbështetjen që ka treguar për këtë organizatë, që po konkretizohet me nënshkrimin e këtij memorandumi.
Këshilltari politik për çështje sociale në MPMS, z. Behxhet Gaxhiqi, është shprehur me këtë rast se MPMS-ja do të përmbush obligimet e veta, gjë që kërkohet edhe nga pala tjetër nënshkruese e këtij memorandumi, në të kundërtën mund të vije edhe deri te ndërprerja e bashkëpunimit.
OJQ “Fëmijët Kosovarë dhe Evropianë për të Drejtat e Tyre” (FKEPT) është organizatë që merret me vetëdijesimin, parandalimin dhe trajtimin e përdoruesve të drogës në Kosovë, dukuri kjo mjaftë shqetësuese për shoqërinë tonë.
Ky memorandum parasheh zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta të MPMS dhe kësaj organizate në parandalimin e përdorimit të drogës dhe mbrojtjen efektive të viktimave përmes institucioneve shëndetësore, edukative dhe aftësuese në Republikën e Kosovës.
FKEPT, sipas këtij memorandumi, obligohet që me rastin e implementimit të projekteve të punësoj punëkërkuesit e regjistruar në zyrat komunale dhe rajonale të punësimit, varësisht ku kryhen projektet.
Minisri Nenad Rashiq ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, z. Ivo Ivanov.
Gjatë këtij takimi z. Rashiq e ka njoftuar ambasadorin Ivanov për zhvillimet e përtgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë mbi angazhimet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, angazhime këto që koinsisitojnë në hartimin, zhvillimin dhe implementimin e politikave të punës, punësimit dhe të mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ministri Rashiq gjithashtu ka falënderuar shtetin bullgar për ftesën nga ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale të Bullgarisë, zj. Emilia Masllarova, që i mundësoi pjesëmarrjen e delegacionit nga Kosova, që kryesohej nga ministri Rashiq, në Konferencën Regjionale të Nivelit të Lartë për Burime Njerëzore, mbajtur në maj të vitit 2008, në Sofje të Bullgarisë.
Nga ana e tij z. Ivanov ka falënmderuar ministrin e MPMS për pritjen, duke u fokusuar në gjetjen e mundësive për zhvillim bilateral të marrëdhënieve në mes MPMS-së dhe ministrisë simotër të Bullgarisë.
Zëvendësministri i MPMS-së, z. Gjergj Dedaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, z. Zlatko Kramariq
Gjatë këtij takimi z. Dedaj, fillimisht ka falënderuar Kroacinë, e cila ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, duke e ditur se Kroacia, si një vend i rëndësishëm i rajonit dhe kandidat potencial për anëtarësim në NATO dhe BE, luan një rol të rëndësishëm edhe për Kosovën dhe gjithë këtë pjesë të Evropës.
Z. Dedaj gjithashtu gjatë këtij takimi, e ka njoftuar ambasadorin kroat, me shkallën e lartë të papunësisë dhe me gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, duke kërkuar angazhimin e Kroacisë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe mundësinë e lëvizjes së lirë të kosovarëve në të gjitha vendet e rajonit dhe Evropës, por edhe me gjer.
Nga ana e tij, ambasadori Kramariq, ritheksoi interesimin e vazhdueshëm të Kroacisë për mbështetjen ekonomike, investime dhe stabilitet në Kosovë dhe se çështja e lëvizjes së lirë për qytetarët e Republikës së Kosovës është duke u debatuar në të gjitha nivelet vendimmarrëse dhe se Kroacia si një vend mik do të kontribuoj në këtë çështje në të ardhmen.
Për rezidentët e Institutit Special në Shtime MPMS organizon festimin e Vitit të Ri
Me qëllim të krijimit të një atmosfere dhe ambienti festiv, me rastin e ndërrimit të motmoteve, MPMS ka organizuar festimin e Vitit të Ri 2009 për rezidentët e Institutit Special në Shtime (ISSh). Të pranishëm në këtë ceremoni, përveç personelit të ISSh dhe rezidentëve, ishin edhe këshilltari politik i ministrit për çështje sociale, z. Behxhet Gaxhiqi dhe drejtori i Departamentit të Mirëqenies Sociale, z. Muhamet Gjocaj, të cilët, në një atmosferë kremteje dhe gëzimi kanë bërë edhe shpërndarje të dhuratave për rezidentët e këtij instituti.
Ministri dhe zv/ministri i MPMS-së shpërndajnë dhurata për fëmijët e shtëpive me bazë në komunitet
Me rastin e festave të fundvitit ministri i MPMS-së, z. Nenad Rashiq dhe zv/ministri i kësaj ministrie z. Gjergj Dedaj, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e shtëpive me bazë në komunitet, në Graqanicë dhe Shtime, dhurata këto që i ka siguruar Kompania “EUROKOS”
Menaxherja e shtëpisë në Graqanicë, Snezhana Rashiq, ku janë të vendosur nëntë fëmijë, ka falënderuar MPMS-në për përkujdesjen që ka treguar dhe po tregon për këtë kategori të fëmijëve, duke mos i anashkaluar edhe për këto festa. Kurse ministri dhe zv/ministri me këtë rast janë shprehur se MPMS-ja edhe në të ardhmen do t’u qëndroj afër këtyre fëmijëve dhe do të bëjë gjithçka që ka në kompetencat e veta që këta fëmijë të ndjehen të sigurt dhe të kenë një ambient vërtetë familjar.
Më pas është vizituar edhe shtëpia e fëmijëve në Shtime dhe u janë shpërndarë dhurata të njëjta edhe fëmijëve të kësaj shtëpie. Udhëheqësit e MPMS-së kanë falënderuar donatorin e këtyre dhuratave z. Skënder Kelmendi, pronar i kompanisë “EUROKOS” për donacionin. Njëkohësisht janë shprehur të gatshëm të mbështesin personelin e kësaj shtëpie me qëllim të ofrimit të kushteve sa më të përshtatshme për këta fëmijë.
Ministri Rashiq dhe zv/ministri Dedaj mbajnë konferencë përmbyllëse për media
Sot ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq dhe zv/ministri i kësaj ministrie z. Gjergj Dedaj, në ambientet e Hotelit Grand, kanë mbajtur një konferencë për media ku para gazetarëve të pranishëm kanë paraqitur të arriturat e MPMS-së për vitin 2008 si dhe objektivat për vitin 2009.
MPMS-së edhe gjatë këtij viti ka vazhduar me zbatimin e legjislacionit ekzistues që rregullon sferat që janë kompetencë e MPMS, si realizimin me sukses të skemave sociale, të pensioneve, përkujdesjen ndaj kategorive të dala nga lufta, mbikëqyrjen e dispozitave ligjore që rregullojnë lëmin e punës, punësimit, aftësimin e punëkërkuesve të pakualifikuar dhe shërbime tjera për të papunët, është thënë në këtë konferencë.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar gjetjes së mundësisë për uljen e shkallës së papunësisë, dhe në takime të shumta që janë organizuar si brenda, po ashtu edhe jashtë vendit në fokus të bisedave ka qenë mundësia e hapjes së vendeve të reja të punës në Kosovë si dhe punësimi stinor i të papunëve tanë në vende të BNE-së. Një marrëveshje konkrete është arritur me Finlandën ku pritet që gjatë vitit të ardhshëm atje të shkojnë për të punuar kontingjenti i parë prej 50 vetash.
Më pas në të njëjtat ambiente Departamenti i Punës dhe Punësimit ka bërë prezantimin e projekteve të punëve publike për vitin 2008, projekte këto të kryera në bashkëpunim me ILO-n, UNDP, LUX-Devolopment-in, MBPZhR e partner tjerë.
Mbahet takimi i Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Fëmijëve
Sot në ambientet e MPMS-së, nën kryesinë e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq, është mbajtur takimi i gjashtë i Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Fëmijëve (KKPEPF).
Z. Rashiq ka thënë me këtë rast se KKPEPF është një dëshmi dhe një hap yni për ndërtimin e një shoqërie demokratike. “Udhëzimi Administrativ për Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rrezikshme të Fëmijëve është përpiluar duke pas për bazë legjislacionin e Bashkimit Evropian që rregullon këtë çështje. Ju sugjeroj që sot të shprehni lirshëm mendimet dhe idetë tuaja për këtë çështje”-ka thënë ministri Rashiq.
Gjatë këtij takimi është bërë konsolidimi me anëtarë i KKPEPF, të cilët aktivitetin e vet do ta zhvillojnë konform Udhëzimit Administrativ Nr. 17/2008 për Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rrezikshme për Fëmijët në Kosovë, i nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi.
Ministri Rashiq zhvilloi një takim me Frod Mauring
11:39Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq, ka pritur sot në një takim udhëheqësin e UNDP-së, z. Frod Mauring.
Z. Rashiq, gjatë këtij takimi, e ka njoftuar përfaqësuesin e UNDP për aktivitetin që po zhvillon kjo ministri, por në fokus të bisedës ka qenë implementimi i projektit të UNDP për përkrahjen dhe sistemimin e pjesëtarëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, që do të mbeten jashtë Forcës ës Sigurisë të Kosovës.
Është diskutuar edhe për bashkëpunimin e mëtejmë në mes të UNDP dhe MPMS, bashkëpunim ky i cili deri më tash ka qenë i shkëlqyeshëm e që pritet të vazhdohet edhe në të ardhmen.
Ministri Rashiq dhe zv/ministri Dedaj mbajnë konferencë për media
Ministri i MPMS, z. Nenad Rashiq dhe zv/ministri i kësaj ministrie z. Gjergj Dedaj, kanë mbajtur sot një konferencë për media përmes së cilës, kanë njoftuar opinionin e gjerë për marrëveshjen e nënshkruar në mes MPMS-së dhe Finlandës për punësimin e punëkërkuesve nga Republika e Kosovës në Finlandë.
Bazuar në këtë marrëveshje, do të realizohet projekti ”BRIDGE Kosova-Finland” (URA Kosovë-Finlandë). Fillimisht, në fokus do të jetë punësimi në lëmin e
• Mirëmbajtjes së ndërtesave,
• Mirëmbajtjen e shtëpive,
• Mirëmbajtjen e ndërmarrjeve publike,
• Mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbëruara.
Në këtë projekt do të përfshihen 100 punëkërkues nga të gjitha regjionet e
Republikës së Kosovës, kurse kriteret janë:
a) Të jenë të regjistruar në ndonjërën nga Qendrat Rajonale të Punësimit,
b) Mosha – deri 30 vjeçare,
c) Përvojë pune në njërën nga fushat e kërkuara,
d) E preferuar njohja themelore e gjuhës finlandeze apo e gjuhës angleze.
Numri i të përfshirëve në këtë projekt sipas regjioneve është:
Regjionet
Prishtinë
15
Mitrovicë
15
Prizren
15
Gjilan
14
Pejë
14
Ferizaj
13
Gjakovë
14
Totali
100
Inkurajohet gjinia femërore dhe pjesëtarët e komuniteteve, kurse të seleksionuarit, sipas listës nga regjionet, do të vijojnë kursin në gjuhën finlandeze që do të organizohet në Qendrën për Aftësim Profesional në Prishtinë, në kohëzgjatje prej 3 muajve (shpenzimet e udhëtimit dhe të ushqimit i bartin vetë kandidatët), ndërsa njoftimi i kandidatëve të seleksionuar do të bëhet përmes Shërbimeve Publike të Punësimit. Përzgjedhja përfundimtare
Përzgjedhjen përfundimtare do ta bëjnë ekspertët nga Finlanda, në bashkëpunim me ekspertët e MPMS-së, pas përfundimit të kursit në gjuhën finlandeze, ku kandidatët do t’i nënshtrohen vlerësimit (testit) të gjuhës mbi bazat elementare të fituara gjatë kursit të gjuhës finlandeze.
Në fazën e parë do të dërgohen 50 punëkërkues të cilët do t’i përmbushin kërkesat, ndërsa pjesa tjetër e mbetur dhe e vlerësuar pozitivisht do të kenë mundësi të punësohen në fazën e dytë të ndërmjetësimit.
Meqenëse ky është projekt testues, në bazë të rezultateve të të cilit do të zhvillohet vazhdimi i projektit, përzgjedhja e këtyre personave do të bëhet në mënyrë rigoroze me qëllim të prezantimit sa më të denjë të shoqërisë Kosovare në tregun e punës të Bashkimit Evropian.
Përurohet objekti i QRP-së në Ferizaj
Sot zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, së bashku me kryetarin e KK të Ferizajt, kanë bërë përurimin solemn të Qendrës Rajonale të Punësimit (QRP) në Ferizaj. Me këtë rast, zv/ministri Dedaj para të pranishmëve ka përmendur të arriturat e Qeverisë së Kosovës, që rezultuan me shpalljen e pavarësisë, kushtetutën, simbolet shtetërore, konferencën e donatorëve, kurse tash së fundi edhe me shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës, që janë të arritura madhore. “Qeveria e Republikës së Kosovës, gjegjësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot po i dhuron qytetit të Ferizajt një dhuratë të bukur, këtë objekt, që do të jetë në shërbim të punëkërkuesve, kurse përmirësimi i kushteve për punë dukshëm do të ndikoj edhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për punëkërkuesit. Qeveria e Republikës së Kosovës tash e tutje prioritet do të ketë zhvillimin ekonomik të vendit, punësimin e të papunëve dhe mirëqenien e qytetarëve”. Më tej z. Dedaj ka shtuar se e drejta për punë është e drejtë elementare e çdo njeriu, andaj ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar punësim sa më të madh, sidomos duhet përmendur angazhimin maksimal që kemi zhvilluar ne si MPMS me vende të ndryshme të BE-së për punësimin stinor të qytetarëve tanë në shtetet e BE-së, që besoj se shumë shpejt këto angazhime tona do të japin rezultatet e para, është shprehur pos tjerash z. Dedaj.
Kryetari i KK të Ferizajt, z. Bajrush Xhemajli ka falënderuar MPMS-në për këtë objekt dhe njëherësh ka shprehur bindjen se edhe në të ardhmen do të ketë vepra të këtilla në këtë komunë, që do të jenë kontribut i përbashkët i KK dhe i MPMS-së.
Të pranishëm në këtë ceremoni, përveç përfaqësuesve të KK të Ferizajt, ishin edhe strukturat udhëheqëse të KK të Kaçanikut, Hanit të Elezit, Shtërpcës, përfaqësues të ShPK, TMK-së, të shoqatave të dala nga lufta, punëdhënës e qytetarë ferizajas.
Ky objekt i QRP ofron shërbime të tipit të hapur, që do të thotë se punëkërkuesit shërbimet e veta do të kenë mundësi t’i marrin sipas modeleve evropiane, kurse një sallë e veçantë në këtë objekt është dedikuar për punëdhënës në të cilën mund të kryhen aktivitete të përbashkëta të QRP-së dhe punëdhënësve.
Objekti ka kushtuar rreth 270 mijë euro, mjete këto të ndara nga MPMS-ja.
MPMS mbështet edhe në të ardhmen shoqatat e dalura nga lufta
Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, ka zhvilluar një takim me kryetarin Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, z`. Xhavit Jashari.
Gjatë këtij takimi është biseduar kryesisht për bashkëpunimin e mirë që ka ekzistuar deri më tani mes MPMS-së dhe shoqatave të dala nga lufta dhe për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Z. Dedaj është shprehur me këtë rast se MPMS-ja sikur edhe deri më tash, do të vazhdoj të përkrahë dhe mbështet edhe në të ardhmen këto kategori që janë ndër më meritorët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Z. Xhavit Jashari, nga ana e tij ka falënderuar z. Dedaj për mbështetjen dhe përkrahjen që kanë pasur nga MPMS-ja Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, por edhe shoqatat tjera të dala nga lufta.
MPMS në bashkëpunim me Universitetin e Biznesit, ka bërë ndarjen e çertifikatave për inspektorë të punës
Sot, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Universitetin Biznesi, solemnisht ka bërë ndarjen e çertifikatave për 48 inspektorë të punës. Ndarjen e këtyre çertifikatave e ka bërë zëvendësministri i MPMS-së, Gjergj Dedaj, i cili në këtë ceremoni ishte i shoqëruar edhe nga këshilltari i lartë i ministrit, Muharrem Ahmeti dhe këshilltari politik Fatmir Cakolli.
Z. Dedaj është shprehur para të pranishmëve se Qeveria e Republikës së Kosovës, pas përmbylljes me sukses të çështjes së statusit të Kosovës, është përqendruar në aktivitete që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. “Edhe ky akt solemn i çertifikimit të inspektorëve të punës është domethënës për përmbushjen e obligimeve të Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht të MPMS-së, sepse me aftësimin tuaj në implementimin e dispozitave ligjore që rregullojnë lëmin e punës dhe punësimit do t’i ndërkrehet rruga ekonomisë informale të punës dhe do të mbrohen interesat e përgjithshme të të punësuarve. Edhe në të ardhmen do të keni mbështetjen dhe përkrahjen maksimale të MPMS-së në aktivitetet tuaja”, ka thënë pos tjerash z. Dedaj.
Kurse U. D. të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës, Skënder Gashi, ka paraqitur aktivitetin që ka zhvilluar Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës, ku gjatë këtij viti në mbikëqyrjen e dispozitave të aplikueshme ligjore ku rregullohet lëmi i punës, punësimit, sigurisë në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës, janë kryer 5 mijë e 929 kontrollime të punëdhënësve, në të cilat kontrollime janë përfshirë 19 mijë e 119 të punësuar. “Gjatë kontrollimeve është konstatuar se ilegalisht punojnë 105 punëdhënës, që do të thotë se nuk e kanë të regjistruar veprimtarinë e tyre tek organi kompetent, kurse shtimi i efikasitetit të punës së inspektorëve të punës në terren vërehet dukshëm, krahasuar me vitin paraprak sepse të hyrat për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës nga Inspektorati i Punës janë rritur për 170%, ndërsa shuma e inkasuar është 267 mijë e 656 euro”, ka thënë z. Gashi.
Më pas, solemnisht zëvendësministri Dedaj ka ndarë çertifikatat për inspektorët e punës, çertifikata këto të lëshuara nga Universiteti Biznesi, ku edhe është mbajtur trajnimi i këtyre inspektorëve për shtimin e efikasitetit të inspektorëve të punës në implementimin e dispozitave ligjore, në bazë të të cilave zhvillon aktivitetin e vet Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës.
Përurohet shtëpia në Gurrakoc të Burimit, për persona të moshuar
Sot, në Gurrakoc të Burimit, zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, ka përuruar Shtëpinë me Bazë në Komunitet për persona të moshuar pa përkujdesje familjare.
Me këtë rast z. Dedaj është shprehur se sot është një ditë e veçantë, sepse kemi rastin të lëshojmë në funksionim këtë shtëpi për persona të moshuar, të cilëve u mungon kujdesi dhe përkrahja familjare. “Kjo është dëshmia më e mirë se Qeveria e Republikës së Kosovës, pas rrumbullakimit me sukses të aspiratave tona, me shpalljen e pavarësisë, një kujdes maksimal është duke treguar ndaj qytetarëve të Kosovës, sidomos ndaj kategorive me nevoja të veçanta, siç janë edhe këta të moshuar që tash e tutje do të qëndrojnë në këtë shtëpi. Këtë përkujdes ata edhe e meritojnë”- ka thënë, pos tjerash, z. Dedaj.
Në këtë objekt, aktualisht përkujdesje 24 orëshe do t’u ofrohet 10 personave të moshuar, që deri më tash kanë qenë të vendosur në Shtëpinë për persona të Moshuar pa Përkujdes Familjar në Prishtinë e që janë nga komunat Burim, Pejë, Gjakovë, Deçan dhe Klinë.
Objekti ka 10 dhoma gjumi, infrastrukturën tjetër përcjellëse më modernen, kurse sipërfaqja e përgjithshme e objektit është 300 metra katrorë.
Qeveria e Kosovës, gjegjësisht MPMS-ja, për ndërtimin e këtij objekti ka ndarë mjete në vlerë prej 300 mijë eurove.
Rashiq dhe Dedaj po qëndrojnë ne Finlandë
Me ftesë të ministres së Punësimit të Finlandës, Tarja Crombrg, ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq dhe zëvendësministri i kësaj ministrie, Gjergj Dedaj, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Finlandë.
Fillimisht Rashiq dhe Dedaj janë pritur nga ministrja Crombrg, ku në fokus të bisedës kanë qenë çështjet e punësimit dhe ato sociale. Rashiq dhe Dedaj, kanë falënderuar ministren Cromberg për pritjen dhe e kanë njoftuar atë për gjendjen aktuale të papunësisë në Kosovë, që është mjaftë e lartë, çështje kjo e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon edhe në shkallën e varfërisë, që gjithashtu është shumë e lartë. Janë diskutuar gjithashtu gjetja e mundësive për punësimin stinor të punëkërkuesve nga Kosova në Finlandë dhe vende tjera, veprim ky i cili do të ndikonte dukshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Z. Cromberg, nga ana e saj ka ofruar bashkëpunim dhe mbështetje të mëtejme për Kosovën nga ana e Finlandës, duke i hulumtuar mundësitë për veprime konkrete në të ardhmen.
Z. Rashiq dhe z. Dedaj takime pune kanë pasur edhe me ministrin për Migrim dhe Çështje të Evropës, Astrid Thors, kurse për t’u njohur më afër me procesin e punës ata kanë vizituar Zyrën e Punësimit në Helsinki.
Për nder të delegacionit të MPMS-së, nënsekretari i shtetit të Finlandës,
Markku Wollin ka shtruar një darkë pune, ku edhe këtu është diskutuar thellimi i marrëdhënieve bilaterale në mes Kosovës dhe Finlandës, gjegjësisht në mes MPMS dhe Ministrisë së Punës dhe Ekonomisë së Finlandës.
Formohet Grupi Ndërministror për Programin e Politikave Zhvillimore mbi Punësimin e Qëndrueshëm
Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Bankën Botërore, sot gjatë një punëtorie të mbajtur në Prishtinë, kanë themeluar Grupin Punues Ndërministror që do të merret me zhvillimin e politikave të qëndrueshme të punësimit. Këtë grup e përbëjnë përfaqësues nga MPMS-ja, MEF-i, MAShT-i, MTI-ja, MKRS-ja dh përfaqësues nga Banka Botërore.
Përveç pjesëmarrësve tjerë, të pranishëm në këtë punëtori ishin edhe zv/kryeministri, z. Hajredin Kuqi si dhe këshilltari i lartë i ministrit të MPMS-së z. Muharrem Ahmeti.
Qëllimi i formimit të këtij grupi është sigurimi i fondeve nga Banka Botërore dhe donatorët tjerë të interesuar në mbështetjen e programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës përmes mbështetjes buxhetore. Banka Botërore për këtë qëllim ka ndarë 40 milionë dollarë, derisa donatorët tjerë të interesuar për kanalizimin e mjeteve për këtë destinacion janë Republika Çeke, BE—ja, Danimarka, Finlanda, Irlanda, Italia, Haolanda, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar. Deri më tash janë siguruar 60 milion euro, kurse veprimi do të jetë tre-vjeçar.
Bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë dhe është duke u zhvilluar në nivel shumë të kënaqshëm, ku edhe në sferën e punës dhe të punësimit BB ka kontribuar dukshëm në realizimin e projekteve të përbashkëta me MPMS-në[ dhe komunat e Kosovës.
Ky program do të mbështesë Qeverinë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, përmirësimin e politikave të qëndrueshme përmes ofertave më të shumta dhe më të mira për punë dhe përmirësimin dhe menaxhimin e financave publike.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha priti Zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Gjergj Dedaj
Gjatë një vizite pune që është duke zhvilluar në Tiranë, zëvendësministri i MPMS-së z. Gjergj Dedaj, pas takimit që ka pasur me ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Anastas Duro dhe me zëvendësministrin e kësaj ministrie, z. Kastriot Sulka, sot ai është pritur nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha. Gjatë këtij takimi z. Dedaj e ka njoftuar z. Berisha me situatën aktuale në Kosovë, me theks të veçantë pas shqetësimeve që shkaktoj plani 6 pikësh i paraqitur nga sekretari i OKB Ban ki Moon, përkitazi me vendosjen e misionit të EULEX-it në Republikën e Kosovës, plan ky i cili për nga procedura, përmbajtja dhe forma është i papranueshëm për institucionet e Kosovës dhe si i tillë me plotë të drejtë është refuzuar dhe modifikuar nga presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi në katër pika, të cilat sigurojnë vendosjen e pakushtëzuar të EULEX-it në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin e Prishtinës zyrtare me BE, SHBA dhe NATO-n.
Zëvendësministri Dedaj theksoi se Kosova ka udhëheqjen e saj legjitime, e cila ka mandatin e plotë për të vendosur për të gjitha misionet dhe proceset që kanë të bëjnë me të ardhmen e saj dhe është non sens dhe e papranueshme që në çfarëdo mënyre të bisedohet me Beogradin për Kosovën, veçanërisht kur Kosova ka shpallur pavarësinë të cilën e kanë njohur shtetet më të fuqishme dhe më demokratike të botës, andaj çdo marrëveshje duhet të jetë e bazuar në Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutën e Republikës së Kosovës si dhe planin e Nobelistit të Paqes Maarti Ahtisari.
Nga ana e tij kryeministri Berisha ritheksoj rolin dhe interesimin e Shqipërisë për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon duke pohuar se bashkëpunimi i Kosovës me SHBA, Bashkimin Evropian dhe autoritetet relevante ndërkombëtare është me rëndësi për të ardhmen e shtetit të pavarur të Kosovës dhe tërë rajonit.
Zëvendësministri i MPMS, Gjergj Dedaj po qëndron në Tiranë
Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, po qëndron për një vizitë pune në Tiranë ku fillimisht është takuar me z. Anastas Duro, Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe me z. Kastriot Sulka, zëvendësministër, të cilët i njoftoi me gjendjen aktuale politike në Kosovë, të cilën e vlerësoi të qetë dhe stabile, përkundër pakënaqësisë që ka shkaktuar plani gjashtëpikësh i sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban Ki Mun, i cili për nga përmbajtja, forma dhe procedura është i papranueshëm për lidershipin e Kosovës.
Zëvendësministri Dedaj ritheksoj se udhëheqja legjitime e Kosovës është e mandatuar për t’i zhvilluar të gjitha bisedimet dhe proceset, të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen e shtetit sovran të Kosovës.
Dedaj gjithashtu ka njoftuar homologët e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë me gjendjen sociale në Kosovë, me theks te veçantë me shkallen e lartë të papunësisë dhe të varfërisë në Republikën e Kosovës, gjendje kjo e cila është në prioritetet e MPMS dhe ftoj për një bashkëpunim më të thellë ndërmjet këtyre dy ministrive simotra të Shqipërisë dhe Kosovës.
Nga ana e tij ministri Anastas Duro shprehi gatishmërinë e tij dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Shqipërisë për një bashkëpunim edhe më të madh me MPMS në të gjitha fushat.
Me rastin e qëndrimit në Tiranë zëvendësministri Dedaj do të ketë takime edhe me zyrtarët dhe autoritetet tjera të larta të Republikës së Shqipërisë.
Kongresi i ELDR-it ne Stokholm aprovoj një rezolutë për Kosovën
Kongresi i Partive Liberale dhe Demokratike të Evropës, i cili po i zhvillon punimet në Stokholm, ku po merre pjesë edhe Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Gjergj Dedaj aprovoj një rezolutë për Kosovën, të cilën rezolutë, në emër të PLK-së si anëtare me të drejta të plota në ELDR, e paraqiti zëvendësministri Dedaj.
Në tekstin e kësaj rezolute, e cila bazohet në legjitimitetin e shpalljes dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, të bazuar në vullnetin e popullit të Kosovës dhe planin e Nobelistit të Paqes, Marti Ahtisari, kërkohet vendosja e misionit të EULEX-it në tërë territorin e Republikës së Kosovës si dhe vazhdimi i procesit të njohjes së pavarësisë nga vendet, të cilat ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Njëkohësisht Kongresi i ELDR-it, në të cilin morën pjesë kryeministra, ministra, liderë dhe mbi 600 delegatë të mbi 50 partive liberal demokratike evropiane, nga afër 40 shtete të Evropës, duke përfshirë edhe Kosovën, i dha mbështetje të plotë rezolutës për Kosovën, përmes së cilës kërkohet fillimi i debatit brenda Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave dhe heqjes së tyre për qytetarët e Kosovës, fillimin e debatit mbi perspektivën Evropiane dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, hartimin e një strategjie të përbashkët të BE-së për zhvillimin ekonomik dhe investimet në Kosovë, duke përfshirë edhe mundësinë e punësimit stinor të studentëve, të rinjve dhe punëkërkuesve nga Kosova në tregun e punës në vendet e Bashkimit Evropian, thuhet mes tjerash në Rezolutën për Kosovën, të aprovuar nga Kongresi i ELDR-it i cili zhvilloj punimet në Stokholm të Suedisë.
Me rastin e qëndrimit në Stokholm, zëvendësministri Dedaj pati takime të shumta me autoritetet më të larta të ELDR-it dhe në vazhdim të kësaj vizite do të takohet me autoritetet dhe zyrtarë të lartë shtetëror suedez, të cilët merren me sferën e punës, punësimit dhe çështjeve sociale.
Zv. ministri i MPMS-së z. Gjergj Dedaj është nisur për një vizitë pune në Stokholm
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Gjergj Dedaj është nisur për një vizitë pune në Stokholm ku do të ketë takime të ngjeshura me autoritetet e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale të Suedisë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit ndërministror me homologet suedez dhe mundësitë e arritjes së marrëveshjeve me Suedinë për punësimin sezonal të punëkërkuesve kosovar dhe aftësimin dhe edukimin profesional për te rinjtë tanë.
Duke pasur parasysh se Suedia e ka aprovuar ligjin i cili mundëson punësimin e punëkërkuesve edhe jashtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Zëvendësministri Dedaj do të kërkoj që ky vend të pranoj një kontingjent të punëtorëve stinor nga Kosova, veprim që do të zbuste shkallën e papunësisë e cila është tepër e lartë në Republikën e Kosovës.
Me rastin e qëndrimit nëStokholm Dedaj do të merr pjesëedhe në Kongresin e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ELDR)ku do të marrin pjesë mbi 50 subjekte politike nga mbi 30 shtete të Evropës, ku PLK si anëtare me të drejta të plota në ELDR, para delegatëve të këtij Kongresi ka paraqitur për miratim një Projektrezolutë për Kosovën përmes së cilës kërkohet mbështetja e mëtejme e procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës, vendosja e pakushtëzuar e misionit të EU-LEX-it në gjithë territorin e Kosovës si dhe liberalizimi i vizave për qytetaret kosovar dhe mbështetja për punësimin sezonal të punëkërkuesve kosovar në tregun e punës sëBashkimit Evropian.
Ministri Nenad Rashiq është takuar me një delegacion të lartë shtetror nga Suedia
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, është takuar me një delegacion të lartë shtetëror nga Suedia, i cili kryesohet nga Cecilia Malmstrom, ministre për Çështje Evropiane. Në takim u bisedua për gjetjen e mënyrës për përmirësimin e sektorit social në Kosovë. Ministri Rashiq ka njohur Cicilia Malmstrom me gjendjen sociale ekonomike dhe papunësinë që po mbretëron në Kosovë dhe lidhur me prioritetet qe Qeverisa e Kosovës ka lidhur me ndërtimin e shoqërisë multietnike, respektimin dhe afirmimin e të drejtave të minoriteteve.
“Kjo ministri është shembull ku njerëz nga komunitete të ndryshme punojnë së bashku në një detyrë shumë sfiduese, duke shqyrtuar mundësitë për hapjen e vendeve të reja të punës. Suedia do ta ndihmojë Kosovën në shumë sfera, në veçanti në këtë drejtim”, ka thënë Malmstrom. Ajo tha se “Suedia është duke u angazhuar në përmirësimin e sektorit social në Kosovë, andaj ky është qëllimi i kësaj vizite”.
Ajo, po ashtu, ka përmendur aprovimin e ligjit për hapjen e vendeve të reja të punës për shtetet jashtë Bashkimit Evropian. Sipas saj, ata persona që mund të marrin vizë pune për në Suedi, fillimisht duhet ta kenë kontratën e punës.
Ndërsa, ministri Rashiq, duke përkujtuar se qeveria suedeze gjithmonë e ka përkrahur Kosovën, shprehu besimin e tij se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në ardhmen. “Përkrahja e shtetit suedez do të jetë konkrete edhe në të ardhmen, dhe jam shumë i gëzuar që pas takimit të sotëm, të themi se ndoshta edhe Kosova mund të hyjë në Bashkimin Evropian dhe të ketë përkrahje nga këto shtete”. Rashiq shtoi “është mirë të merren eksperiencat nga qeveria suedeze në krijimin e një shoqërie të mirëfilltë edhe në Kosovë dhe ka shprehur besimin e tij që Suedia do të ofrojë mundësi për punësim sezonal për punëtorët kosovarë”.
Ministri Nenad Rashiq në fund të takimit falënderoi delegacionin e lartë suedez për kontributin dhe mbështetjen e madhe që Suedia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.
Mbahet punëtoria “Mbrojtja Sociale në Kosovë”
Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale (MPMS) është mbajtur punëtoria me titull “Mbrojtja Sociale në Kosovë”. Të pranishëm në këtë punëtori ishin ministri i MPMS-së z. Nenad Rashiq, znj. Kathy Lindert, përfaqësuese e Bankës Botërore (BB), gjegjësisht drejtuese e Sektorit për Mbrojtje Sociale në Regjionin e Evropës dhe Azisë Qendrore, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe ekspertë nga MPMS-ja që merren me sferën e mbrojtjes sociale në Kosovë. Referues për mbrojtjen sociale në Kosovë ishte z. Muhamet Gjocaj, drejtor i Departamentit të Mirëqenies Sociale (DMS).
Me këtë rast z. Nenad Rashiq është shprehur se MPMS-ja, në bashkëpunim edhe me faktorët tjerë relevantë, në mesin e të cilëve është edhe Banka Botërore, është duke e shqyrtuar seriozisht krijimin e një strategjie për mbrojtjen sociale në Kosovë, ku besoj se për këtë çështje nuk do të mungoj kontributi dhe mbështetja edhe e Bankës Botërore. “Ne nuk kemi shumë eksperiencë në këto sfera, por kemi vullnet për të bërë diçka të mirë dhe të përshtatshme, ndaj sugjerimet dhe ndihma juaj do të jenë të mirëseardhura”- ka thënë z. Rashiq. Kurse z. Muhamet Gjocaj, drejtor i DMS-së ka falënderuar përfaqësuesit e BB për ndihmën jashtëzakonisht të madhe që kanë dhënë për DMS-në që nga viti 2000, ku me grantet e BB janë ndërtuar dhe rinovuar pothuajse të gjitha qendrat për punë sociale në Kosovë, kurse po ashtu me përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë është arritur të krijohet një skemë modeste në mbrojtjen sociale në Kosovë.
“Në Kosovë, në bazë të hulumtimeve që janë bërë nga BB, por edhe nga hulumtime tjera, është konstatuar se varfëria arrin shkallën deri në 37%, kurse varfëria ekstreme varion prej 13%-18%, ku synim yni ka qenë të mos lejohet rritja e varfërisë ekstreme”-Ka thënë z. Gjocaj i cili më pas ka përmendur skemat ekzistuese, të cilat skema mbulohen nga Buxheti i Konsoliduar i Republikës së Kosovës. Vetëm në Skemën e Asistencës Sociale janë të përfshirë rreth 35 mijë familje me rreth 150 mijë anëtarë, në Skemën e Pensionit Bazë, apo të pleqërisë, përfitojnë 110 mijë persona, kurse në Skemën e Pensionit Për Persona me Aftësi të Kufizuara janë të përfshirë 18 mijë e 600 persona, ka sqaruar z. Gjocaj, i cili më tej ka thënë se edhe kategoritë që kanë pësuar nga lufta kanë përkujdesje institucionale ku në Skemën e Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile të Luftës përfitojnë rreth 11 mijë e 250 individë, apo familje.
Z. Gjocaj më tej ka përmendur kornizën themelore legjislative mbi të cilën edhe mbulohen këtë kategori, krijimin e infrastrukturës institucionale, arritjet në aspektin e politikave për mbrojtjen sociale, shërbimet sociale që ofron MPMS-ja për kategoritë në nevojë si dhe sfidat dhe nevojat për të ardhmen.
Më pas znj. Kathy Lindert, përfaqësuese e Bankës Botërore, është shprehur se Kosova ka një themel të mirë të mbrojtjes sociale dhe ka potencuar nevojën e krijimit të një baze kombëtare të të dhënave për të gjitha shërbimet sociale në Kosovë, që do të lehtësonte punën dhe do të eliminonte mundësitë e keqpërdorimit të skemave, e cila si shembull ka përmendur Brazilin, ku është krijuar një bazë e këtillë për rreth 5 mijë komuna dhe ku është një sistem federal i qeverisjes.
Më pas kanë pasuar pyetjet dhe komentet e palëve të interesuara lidhur me metodologjinë e punës dhe të veprimit për mbrojtjen sociale dhe për ofrimin e shërbimeve sociale në Kosovë.
Danimarka e gatshme të pranoj punëtorë stinor nga Kosova
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Gjergj Dedaj qëndroi për një vizitë të shkurtër pune në Kopenhagën ku u prit nga Claus Hjort Frederiksen, Ministër i Punës së Danimarkës, të cilin fillimisht e njoftoi për gjendjen sociale në Kosovë dhe shkallën e lartë të papunësisë, e cila kërkon një zgjidhje dhe përkushtim të gjithanshëm të autoriteteve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qeverive të vendeve, të cilat e kanë njohur Kosovën, për të zbutur këtë situate sociale dhe të papunësisë në Kosovë.
Zëvendësministri Dedaj ritheksoj se për Qeverinë e Kosovës është prioritet hapja e vendeve të reja të punës në Kosovë dhe inkurajimi i kompanive vendore dhe ndërkombëtare për të investuar në këtë drejtim, por përderisa nuk krijohen rrethanat e favorshme për investime dhe zhvillim ekonomik të Kosovës do të ishte e dobishme që punëkërkuesve tanë t’iu mundësohet punësim stinor në tregun e punës në Danimarkë, vendet e BE dhe më gjerë dhe se këto masa emergjente do të ulnin shkallën e papunësisë dhe do te garantonin qetësinë sociale dhe stabilitetin politik e ekonomik në Republikën e Kosovës.
Ministri i Punës i Danimarkës Claus Hjort Frederiksen shprehi gatishmërinë e vendit të tij për të pranuar punëkërkues stinor nga Kosova në Danimarkë dhe së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje bilaterale ndërmjet dy ministrive homologe në fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale.
Me rastin e qëndrimit në Danimarkë Zëvendësministri Dedaj u prit edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Danimarkës ku kërkoj fillimin e procedurave për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në Danimarkë dhe Bashkimin Evropian, ngase lëvizja e lirë e njerëzve, mallit, ideve, kapitalit është parakusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të stabilitetit rajonal e më gjerë.
Hapet Qendra Mobile për Aftësime Profesionale në Skenderaj
Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Shoqatën “Arsimi i të Rriturve në Kosovë” (ARrK) pas hapjes së Qendrës Mobile për Aftësimin Profesional në Kaçanik, sot kanë bërë hapjen e një qendre të këtillë në Skenderaj.
Dëfrim Rifaj, drejtor i Departamentit të Punës dhe Punësimit, ka thënë me këtë rast se MPMS-ja për t’iu gjendur sa më afër punëkërkuese, me mbështetjen e ARrK-së dhe të komunave ka filluar hapjen e këtyre qendrave, ku fillimisht punëkërkuesit do të aftësohen për teknologji informative, kurse në të ardhmen do të shikohen mundësitë që këto qendra të merren edhe me aftësimin në profile tjera, varësisht prej ekonomisë së tregut të punës në komunat gjegjëse.
Kurse kryetari i KK të Skenderajt, z. Sami Lushtaku, ka falënderuar MPMS-në dhe donatorin ARrK-në që kanë përzgjedhur Skenderajn për këtë projekt duke ofruar përkrahjen dhe mbështetjen e komunës së Skenderajt për të gjitha projektet dhe angazhimet që ndërmerren për të mirën e qytetarëve të Skenderajt.
Z. Ramadan Aliu, drejtor i ARrK-së është shprehur se kanë gjetur përkrahjen dhe mirëkuptimin e komunës dhe të MPMS-së, ku ekzistojnë plane për hapjen e qendrave të këtilla edhe në komuna tjera.
Punëkërkuesit e Skenderajt është dashur që trajnimet t’i ndjekin në Qendrën e Aftësimeve Profesionale në Mitrovicë, kurse tash e tutje, falë donacionit të ARrK-së, komunës që ka siguruar lokacionin për vendosjen e pajisjeve kompjuterike dhe MPMS-në, trajnimet në fushën e teknologjisë informative do t’i ndjekin në Skenderaj.
Sot në Kaçanik hapet Qendra Mobile për Aftësim Profesional
Sot në Kaçanik, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Departamenti i Punës dhe Punësimit i kësaj ministrie, në kuadër të Zyrës Komunale për Punësim të Kaçanikut, ka përuruar Qendrën Mobile për Aftësimin Profesional. Përveç përfaqësuesve nga MPMS-ja, të pranishëm ishin edhe kryetari i KK të Kaçanikut, z. Xhabir Zharku dhe udhëheqës tjerë komunalë të Kaçanikut si dhe z. Ramadan Aliu, drejtor i Shoqatës së Arsimit të të Rriturve në Kosovë (ARrK), shoqatë kjo e cila edhe ka qenë donator kryesor për hapjen e kësaj qendre.
Dëfrim Rifaj, drejtor i Departamentit të Punës dhe Punësimit pasi ka përshëndetur të pranishmit është shprehur se MPMS-ja në kuadër të tetë Qendrave për Aftësimin Profesional po fillon të hap këto qendra mobile edhe nëpër komuna më të vogla, në mënyrë që t’u gjendemi sa më afër punëkërkuesve tanë, që të përgatiten për tregun e punës. Kjo formë e aftësimit të punëkërkuesve do të realizohet falë ndihmës dhe përkrahjes që po ofron ARrK-ja, por edhe komunat, është shprehur z. Rifaj.
Ndërkaq kryetari i KK të Kaçanikut, z. Xhabir Zharku ka përshëndetur dhe falënderuar iniciativa të këtilla edhe në komuna të vogla, në mënyrë që edhe ne të paraqitemi në tregun e punës, qoftë brenda, qoftë jashtë Kosovë. “Për çdo gjë që është në të mirë të qytetarëve, si komunë, jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe përkrahje, në çdo aspekt, për aq sa kemi mundësi”- ka thënë me këtë rast z. Zharku.
Z. Ramadan Aliu, drejtor i Shoqatës ARrK në pika të shkurta ka pasqyruar aktivitetin e kësaj shoqate gjermane e cila në Kosovë vepron që nga viti 2005, kurse qëllim kryesor i saj është arsimimi dhe aftësimi i të rriturve në Kosovë.
Pajisjet kompjuterike për këtë qendër janë siguruar nga ARrK-ja, ku njëherësh edhe personelin për trajnim do ta paguaj kjo shoqatë, për një periudhë të caktuar kohore, kurse objektin e ka siguruar KK i Kaçanikut. Fillimisht këtu do të aftësohen punëkërkues nga komuna e Kaçanikut në profilin për teknologji informative, gjegjësisht për punë me kompjuter, kurse pritet që në të ardhmen të fillohet edhe me trajnime nga sfera të tjera, varësisht prej kërkesave të punëkërkuesve.
FTESË PËR MEDIA
Të mërkurën, më 08.10.2008, në orën 12:00, në Kaçanik, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Departamenti i Punës dhe Punësimit, në bashkëpunim me organizatën gjermane ARK, do të bëjë hapjen solemne të Qendrës Mobile për Aftësimin Profesional të Punëkërkuesve.
Qëllimi i hapjes së kësaj qendre është aftësimi profesional i të regjistruarve të papunë në komunën e Kaçanikut në mënyrë që të papunët pas kryerjes së trajnimeve do të vijnë më lehtë deri te vendi i punës. Aftësimi do të jetë në profile të ndryshme si në administrim biznesi, punë zyre, aspekte të përgjithshme të teknologjisë informative etj.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë strukturat më të larta udhëheqëse të MPMS-së, udhëheqës komunal të Kaçanikut si dhe të ftuar të tjerë.
Të gjitha mediat janë të ftuara për të përcjellë këtë aktivitet të MPMS-së.
z.Nenad Rashiq qëndroi ne Bruksel
Pas vizitës që ministri i MPMS-së, z.Nenad Rashiq zhvilloi në Norvegji, ku pati takime të suksesshme me zyrtarë të lartë shtetëror norvrgjez, ai qëndroi për një vizitë edhe në Bruksel ku u takua me z. Vladimir Shpidle, komisioner për punë dhe çështje sociale në Bashkimin Evropian.Takimi është zhvilluar në një atmosferë mjaftë të hapur dhe miqësore, ku z. Shpidle ka shprehur simpatinë e tij për Kosovën dhe qytetarët e saj.Gjatë takimit, pos tjerash, është cekur se për zgjidhjen e problemeve sociale dhe të papunësisë si problem më i rëndësishëm dhe primar është edukimi i të rinjve, në mënyrë që të jenë konkurentë të barabartë në tregun evropian të punës. Për të arritur këtë ata duhet të kenë përgatitje adekuate, dhe në këtë drejtim do të ndihmojë bashkësia evropiane. Të dy palët kanë rënë dakord që të gjenden forma dhe mënyra për të arritur deri te kjo.Ministri Rashiq ka thënë se BE-së, duhet të kaloj në mbështetje praktike sa i përket çështjes së punësimit. Ministri Rashiq me këtë rast ka shtuar se edhe një numër simbolik i të punësuarve eventual në vendet e BE-së do të jetë një mesazh i qartë dhe i mirë për qytetarët e Kosovës lidhur me përmirësimin e e kushteve të jetesës.Është rënë dakord që të vazhdohet me kontakte edhe në të ardhmen ku është paraparë që të realizohet një vizitë në Kosovë nga ana e përfaqësuesve të BE-së për çështje të punësimit dhe çështjeve sociale, në mënyrë që të gjenden format konkrete të mbështetjes për shoqërinë tonë.
Ministri Rashiq po qëndron për vizitë në Norvegji
Ministri i MPMS-së, z. Nenad Rashiq po qëndron në një vizitë zyrtare në Norvegji ku ka pasur takime të shumta me zyrtarë të lartë norvegjez, duke përfshirë sekretarin e shtetin të Norvegjisë, z. Jan Erik Stostad, i cili ka ofruar mbështetje të plotë të shtetit norvegjez për zhvillimin e një partneriteti mes MPMS-së dhe faktorëve relevantë të Norvegjisë në realizimin e projekteve të ndryshme në sferën e çështjeve sociale dhe të punësimit.
Në takimin që ministri Rashiq ka pasur me ministrin e Punës dhe Gjithëpërfshirjes Sociale të Norvegjisë, z. Dag Terije Andersen, janë biseduar, pos tjerash edhe çështja e punësimit të punëkërkuesve nga Republika e Kosovës në Norvegji si punëtor stinor, qoftë të kualifikuar, qoftë si punëtor të thjeshtë, varësisht prej kërkesave të tregut të punës së Norvegjisë.
Ministri Rashiq nga homologu i tij norvegjez ka marr mbështetje dhe përkrahje të plotë në realizimin e projekteve të përbashkëta në sferën e ofrimit të shërbimeve sociale për qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe në gjetjen e mundësive për të punësuar një numër të punëkërkuesve të Kosovës në Norvegji.
Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Kuvendit Komunal të Kaçanikut, z. Xhabir Zharku
Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Kuvendit Komunal të Kaçanikut, z. Xhabir Zharku, i cili shoqërohej nga drejtori i Drejtorisë Komunale të Kaçanikut për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z. Misim Sopa.
Në këtë takim z. Dedaj njoftoi zyrtarët e lartë kaçanikas për aktivitetin që po zhvillon MPMS-ja, duke e cilësuar këtë ministri si më specifiken në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sepse trajton kategoritë më specifike dhe më të ndjeshme të shoqërisë sonë, siç janë familjet me gjendje të rëndë sociale, pensionistët, kategoritë e dala nga lufta si dhe çështjen e punës dhe të punësimit, ku sipas z. Dedaj, punësimi është njëri ndër prioritetet e MPMS-së ku nuk ka munguar angazhimi dhe përpjekjet edhe në arenën ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjeve për punësimin stinor të punëkërkuesve nga Kosova në vende të tjera.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, tashmë që ka zgjidhur çështjen e statusit, për ditë e më shumë po ndodhet më pranë qytetarëve për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Agjenda e Qeverisë për vitin e ardhshëm dhe vitet në vijim do të jetë marrja me problemet konkrete të qytetarëve. Besoj dhe shpresoj se në kuadër të këtyre angazhimeve do të jetë edhe komuna e Kaçanikut, sepse Kaçaniku e meriton të jetë në radhën e atyre komunave që do të përfitojnë në projekte konkrete që do t’i zhvilloj Qeveria e Kosovës, gjegjësisht MPMS-ja”-është shprehur pos tjerash zëvendësministri Dedaj.
Z. Xhabir Zharku ka thënë se qëllimi i kësaj vizite në MPMS është që të njihet kjo ministri me realitetin dhe zhvillimet aktuale në këtë komunë, e cila nga lufta ka dalë me 75% të ekonomive familjare të shkatërruara, me 84 dëshmorë të kombit dhe me 143 viktima të luftës, kurse gjendja sociale është e rëndë si kudo në Kosovë.
“Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’ua zbutur sadopak dhimbjet dhe traumat atyre kategorive që përjetuan tmerret e luftës. Mendoj se me projekte konkrete duhet të investohet në rehabilitimin e këtyre njerëzve, kurse me prioritet do të thosha se është ndërtimi i një objekti për banim social në Kaçanik”-është shprehur z. Zharku.
Z. Zharku gjithashtu njoftoi se ekziston mundësia e renovimit të objektit ku ka qenë e vendosur TMK-ja, i cili objekt mund të shndërrohet për banim kolektiv të rasteve sociale, ose si shtëpi e pleqve.
Për të pasur një pasqyrë sa më reale dhe për t’u njohur me realitetin nga afër, zëvendësministri Dedaj premtoi që sa më shpejt që të jetë e mundur do të zhvilloj një vizitë në Kaçanik, ku edhe do të specifikohen veprimet konkrete që do të ndërmerren në realizimin e kërkesave emergjente për qytetarët kaçanikas.
Zëvendësministri Dedaj po qëndron për një vizitë pune në Zvicër
Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj po qëndron për një vizitë pune në Zvicër, ku me autoritetet zvicerane po bisedon për gjendjen sociale dhe shkallën e papunësisë në Republikën e Kosovës.
Fillimisht z. Dedaj është takuar me z. Framçois Longchamp, ministër për çështje sociale, solidaritet dhe punësim në kantonin e Gjenevës.
Gjatë këtij takimi z. Dedaj e ka njoftuar z. Longchamp për gjendjen sociale dhe shkallën e lartë të papunësisë, që sipas statistikave arrin në 45%, e cila është shkalla më e lartë e papunësisë në Evropë, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe në varfërinë e qytetarëve të Kosovës.
Zëvendësministri Dedaj edhe një herë ka ritheksuar rolin dhe kontributin e Zvicrës për zhvillimin e Kosovës dhe ka apeluar për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në të gjitha fushat. Z. Dedaj njëkohësisht ka kërkuar nga autoritetet zvicerane që të ndihmohet Kosova në planin e zhvillimit ekonomik, në çështjet sociale dhe në sferën e punësimit si dhe në gjetjen e mundësive për aftësimin profesional të të rinjve punëkërkues dhe punësimin stinor në Zvicër.
Z. Longchamp ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit me MPMS-në dhe përkrahjen në sferën e çështjeve sociale dhe të punësimit.
Sot në Skenderaj, zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj dhe kryetari i KK të Skenderajt, z. Sami Lushtaku, kanë vënë gurin themeltar të objektit për banim social
Fillimisht zëvendësministri Dedaj ka vizituar KK të Skenderajt ku nga kryetari Lushtaku është njoftuar për zhvillimet aktuale në Skenderaj, i cili njëherësh ka falënderuar z. Dedaj për angazhimin dhe kontributin që po e jep MPMS-ja për qytetarët e kësaj komune.
Nga ana e tij z. Dedaj është shprehur se është nder dhe privilegj që të bëhet diçka për qytetarët e Drenicës, sepse jemi në vendin ku u vulos fati dhe e ardhmja e Kosovës, pra në vendlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, kurse Qeveria e Republikës së Kosovës po i përmbush obligimet dhe premtimet e dhëna. Tash Kosova, pas zgjidhjes së statusit, po merret me zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve konkrete të qytetarëve, ku dëshmi është edhe kontributi që kjo qeveri, gjegjësisht MPMS-ja po jep në Skenderaj e më gjerë, ku brenda këtij viti, këtu, në Skenderaj, kemi përuruar Shtëpinë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare, kemi ndihmuar rreth 40 familje, raste shumë të rënda sociale, dhe ja sot po vëmë gurthemelin e këtij objekti në të cilin strehim do të gjejnë 42 familje—ka thënë pos tjerash z. Dedaj.
Kurse z. Muharrem Ahmeti, këshilltar i lartë i ministrit të MPMS-së, është shprehur se e gjithë kjo që po bënë Qeveria e Republikës së Kosovës është detyrë dhe obligim në përmbushjen e mandatit që ka karshi qytetarëve të vet.
Z. Sami Lushtaku, më këtë rast ka thënë se vënia e këtij gurthemeli, por edhe e projekteve tjera që janë realizuar deri më tani, është dëshmia më e mirë se po kalohet nga fjalët në vepra.
Në këtë objekt do të vendosen 42 familje, si raste të rënda, që janë të pastrehë, gjegjësisht që jetojnë në një objekt që as për së afërmi nuk i përmbush kriteret për banim. Objekti do të kushtoj 500 mijë euro ku KK i Skenderajt do të participoj me 10%, kurse pjesa tjetër e mjeteve do të sigurohet prej MPMS-së. Punëkryes është Ndërmarrja Ndërtimore “R&Rukelli” nga Skenderaj, kurse punimet pritet të përfundojnë brenda tre muajsh.
Zëvendësministri Dedaj takoi zëvendësministrin e MEM z. Blerim Rexha dhe z. Faik Fazliu, udhëheqës i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së
Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, në ambientet e kësaj ministrie, ka zhvilluar sot një takim me zëvendësministrin e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, z. Blerim Rexhaj dhe me udhëheqësin e Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së, z. Faik Fazliu.
Temë e vetme gjatë këtij takimi ishte rishikimi i projektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shlyerjen e borxheve të energjisë elektrike, të shpenzuar nga shfrytëzuesit e Skemës së Asistencës Sociale dhe ata të familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe viktimave civile të luftës për vitin 2009. Nga ky projekt, deri më tani, kanë përfituar rreth 28 mijë familje, ku shfrytëzuesve në muaj u paguhen nga 500 kw/h energji elektrike, që buxhetit të Kosovës i kushton rreth 5 milion euro në vit. Mirëpo, siç potencoi z. Blerim Rexha, familja e cila harxhon 500 kw/h, në muaj, sidomos gjatë muajve të verës, nuk mund të konsiderohet si rast social. Këto rekomandime i kemi edhe nga Banka Botërore, kurse asnjë vend në rajon nuk paguan për këto kategori më shumë se 150-200 kw/h në muaj. Do të ishte mirë që të zvogëlohen kilovatët që do të paguhen për familje, kurse në anën tjetër të rritet numri i familjeve që do të përfitonin nga ky projekt, është shprehur z. Rexha, duke ofruar njëherësh ndihmën e ekspertëve nga MEM për aspektet teknike që do të pasojnë në ri-rregullimin e kësaj çështjeje.
Z. Faik Fazliu, udhëheqës i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së, pos tjerash është shprehur se do të ishte në interes të familjeve të dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës, por edhe të familjeve me viktima civile të luftës, që t’u shtohet shuma e kilovatëve që do t’u paguhen, në mënyrë që këto kategori të mos ndjehen si raste sociale.
Me këto konstatime është pajtuar edhe zëvendësministri i MPMS-së z. Gjergj Dedaj, i cili është shprehur se me këtë veprim po dëshmohet edhe një herë përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës që ka ndaj kategorive të luftës dhe ka premtuar që sa më shpejtë që të jetë e mundur do të takohet komisioni i përbashkët i MPMS-së, KEK-ut dhe MEF-it për rifinalizimin e këtij projekti.
Mbahet punëtoria me temën “Punësimi i të rinjve”
Sot në ambientet e “Hotel Grand Prishtina”, në organizim të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, përkrahur nga Banka Botërore (BB) dhe Fondacioni Evropian për Trajnime (FET/ETF), është mbajtur punëtoria me titull “Punësimi i të rinjve”. Punimet e kësaj punëtorie i kryesoi sekretari i përhershëm i MPMS-së z. Eshref Shabani, kurse i pranishëm ishte edhe ministri i MPMS-së z. Nenad Rashiq, i cili me një fjalë rasti ka falënderuar përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe ata të Fondacionit Evropian për Trajnime, të cilët kanë kryer një punë të shkëlqyeshme në përgatitjen e raportit për Kosovën lidhur me kapacitetet qeverisëse dhe administrative të institucioneve të Republikës së Kosovës për punësimin në Kosovë.
Duke qenë të vetëdijshëm se rinia është e ardhmja jonë, MPMS-ja një vëmendje të veçantë i ka kushtuar dhe po i kushton hartimit të politikave të punësimit për të rinjtë. Janë duke u bërë përpjekje maksimale që problemet me të cilat ballafaqohet rinia jonë sot të jenë barrë e jona, në mënyrë që atyre vërtetë t’u krijojmë një të ardhme evropiane, Ka thënë pos tjerash z. Rashiq.
Gjithashtu edhe z. Eshref Shabani, sekretar i përhershëm i MPMS-së, ka përmendur angazhimet e MPMS-së për uljen e shkallës së papunësisë në Kosovë, që sipas tij është më e larta jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, duke shtuar më tej se janë duke u bërë përpjekje maksimale për reformat në politikat e punësimit, sidomos për të rinjtë, ku ekziston një vullnet dhe gatishmëri e bashkëpunimit me të gjithë faktorët relevantë, si vendor, po ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë.
Zj. Lirie Kajtazi, zëvendësministre e MKRS ka potencuar se duhet bërë shumë në gjetjen e diagnozave për punësimin e të rinjve në Kosovë, kurse përkrahja dhe mbështetja nga MKRS për këtë çështje nuk do të mungoj.
Më pas Hafiz Leka, udhëheqës i Divizionit të Punës dhe Punësimit, divizion ky që ekziston në kuadër të Departamentit të Punës dhe Punësimit të MPMS-së me shifra dhe fakte ka përmendur angazhimin që bënë MPMS-ja në çështjen e punësimit të të rinjve dhe shërbimet që ofrohen për punëkërkuesit në tetë qendra regjionale dhe në zyrat e punësimit, që veprimtarinë e vet e shtrijnë në tërë territorin e Kosovës. Një kujdes i veçantë u kushtohet punëkërkuesve në aftësimin profesional të tyre, varësisht prej kërkesave të tregut të punës në Kosovë, por sipas z. Leka mungesa e stafit të trajnuar dhe me përvojë paraqet pengesë në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për punëkërkues.
Mungesa e stafit adekuat është përmendur edhe në raportin e përgatitur nga BB dhe ETF-ja ku thuhet se Departamenti i Punës dhe Punësimit ka mungesë stafi. Aktualisht Seksioni i Punësimit operon me një drejtues dhe dy staf mbështetës, që është e pamjaftueshme duke marr parasysh mandatin e tyre dhe fushëveprimin e aktiviteteve.
Më pas gjatë kësaj punëtorie është elaboruar raporti i përgatitur nga BB dhe ETF-ja, raport gjithëpërfshirës ky për ecurinë e punësimit të të rinjve në Kosovë dhe janë diskutuar gjetja e mundësive për ofrimin e shërbimeve në formë institucionale për të rinjtë në mënyrë që ata të vijnë më lehtë deri te punësimi.
Ministri Rashiq takohet me inspektorët e Agjencionit Ekzekutiv të Inspektoratit të Punës
Agjencioni Ekzekutiv i Inspektoratit të Punës (AEIP) ka zhvilluar sot një takim pune me të gjithë inspektorët e punës të Republikës së Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe ministri i MPMS-së z. Rashiq, i cili pasi ka përshkruar gjendjen sociale dhe shkallën e lartë të papunësisë që po mbretëron tek ne u ka premtuar inspektorëve përmirësimin e kushteve të punës, sepse deri më tani inspektorët e punës janë përballur me vështirësi të shumta rreth procesit të punës së tyre, veçmas në aspektin logjistik.
“Sa i përket zbatimit të legjislacionit ekzistues me të cilin rregullohet çështja e punës, punësimit, mbrojtja e shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës ju jeni pasqyrë e Qeverisë së Kosovës dhe duhet të jeni krenar që jeni pjesë e kësaj qeverie e cila ka vizion dhe strategji për të ardhmen. Me krijimin e kushteve për punë, natyrisht që kërkohet edhe angazhim dhe seriozitet më i madh në punë”-ka thënë pos tjerash ministri Rashiq,
Kurse kryeinspektori i AEIP-së, z. Skënder Gashi, në pika të shkurta ka përshkruar historikun e AEIP, i cili agjencion është themeluar prej MPMS-së, në pajtim me Konventën Nr. 81 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), në fillim të vitit 2002.
Ky inspektorat, ka thënë z. Gashi, ushtron mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave ligjore për Ligjin themelor të punës në Kosovë, Ligjin për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës, vlerësimin e rrezikshmërisë në punë dhe dispozita tjera të zbatuara në Kosovë në këtë sferë.
Vetëm gjatë këtij viti AEIP-ja ka kryer 3 283 kontrollime të rregullta, 413 rikontrollime sipas kërkesës së palëve dhe 115 kontrollime janë kryer në bashkëpunim me organet tjera të mbikëqyrjes, ka thënë z. Gashi.
Zv.Ministri Gjergj Dedaj nënshkroi Draft marrëveshjen ë mirëkuptimit me autoritetet e Dyrenit të Gjermanisë në fushën e edukimit dhe aftësimit profesional për 50 të rinj kosovarë
Zv.Ministri i MPMS-së z. Gjergj Dedaj po qëndron për një vizitë të shkurtër në Gjermani, i cili fillimisht është pritur nga z. PAUL LARUE Kryetar i qytetit të DŰREN, të cilin e njoftoj me zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën ekonomike e cila kërkon një mbështetje të gjithanshme nga vendet të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës, posaçërisht në fushën e punësimit, mirëqenies sociale dhe zhvillimit ekonomik.
Kryetari i DŰRENIT z. Paul Larue shprehi gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit me institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës në theks te veçantë në fushën e aftësimeve profesionale dhe të mirëqenies sociale.
Zv. Minstri Dedaj i shoqëruar nga z. Karl BÖSL drejtues i EU-BUSINESS CENTER
u takuan me z. Wolfgang Spelthahn, kryetar i këshillit të komunave të Dyrenit, i cili shprehi gatishmërinë e tije dhe të institucionit që përfaqëson për të ndihmuar Kosovën në fushën e zhvillimit ekonomik, çështjeve të punësimit dhe çështjeve të aftësimeve profesionale të të rinjve kosovar.
Me rastin e kësaj vizite Zv. Ministri Dedaj nënshkroi fillimisht draft marrëveshjen e mirëkuptimit me Autoritetet e Këshillit të Komunave të Dyrenit për dërgimin në Gjermani të 50 të rinjve kosovarë, të cilët do të qëndrojnë 2-3 vite për edukim –kualifikim dhe aftësime profesionale në fusha të ndryshme.
Në këtë takim u diskutua mundësia e një debati dhe bashkëpunimi të ardhshëm ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës në fushën e punësimit, investimit dhe bashkëpunimit të gjithanshëm.
Gjithashtu u takua edhe me drejtues të kompanive dhe biznesit të këtij qytetit industrial si dhe vizituan disa qendra të aftësimeve profesionale, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe MPMS-së, bashkëpunim ky nga i cili do të përfitojnë punëkërkuesit kosovarë dhe ekonomia e vendit.
Si rezultat i kësaj vizite, që i është bërë bizneseve të Dyrenit, është rënë dakord që komuniteti i biznesit të Dyrenit të vizitoj Kosovën gjatë këtij muaji dhe të shoh për së afërmi mundësitë e zhvillimit të projekteve të ndryshme, të mundësive të investimeve si dhe bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet dy vendeve.
FTESË PËR MEDIA
Të premten, më 05.09.2008, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Agjencioni Ekzekutiv i Inspektoratit të Punës organizon takim me të gjithë inspektorët e punës të Republikës së Kosovës, ku përveç ministrit të MPMS-së, z. Nenad Rashiq dhe stafit tjetër udhëheqës të MPMS-së, do të marrin pjesë edhe mysafirë të shumtë dhe subjekte tjera relevante që merren me çështjen e punës, punësimit, sigurisë në punë dhe mbrojtje të shëndetit të të punësuarve.
Temë diskutimi do të jetë çështja e organizimit dhe efikasitetit të inspektorëve të punës në mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave ligjore të zbatueshme në Kosovë, që rregullojnë lëmin e punës, punësimit, sigurisë në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës.
Takimi mbahet në ambientet e “Hotel Iliria”, në Prishtinë dhe fillon në orën 11:00.
Të gjitha mediat janë të ftuara të përcjellin këtë aktivitet të MPMS-së.
Jeni të mirëseardhur.
Vihet guri themeltar i QPS-së në Vushtrri
Sot zëvendësministri i MPMS-së, z. Gjergj Dedaj ka vizituar komunën e Vushtrrisë, me çrast edhe ka vënë gurin themeltar të objektit të Qendrës për Punë Sociale.
Fillimisht z. Dedaj ka vizituar Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, ku nga kryetari i komunës, z. Bajram Mulaku, është njoftuar për gjendjen sociale në Vushtrri, papunësinë, që si kudo në Kosovë edhe në këtë komunë është ndër brengat më të mëdha, ku me hapjen e vendeve të reja të punës dukshëm do të përmirësohej edhe gjendja sociale për vushtrriasit. Vushtrria hynë në kategorinë e qyteteve më të shkatërruara gjatë luftës, kurse shumë pak është bërë deri më tash, sidomos në zgjidhjen e çështjes së banimit për të pastrehët, u tha në këtë takim.
Më pas z. Dedaj, së bashku me kryetarin e komunës, z. Bajram Mulaku, në prani edhe të punëtorëve të QPS-së së këtushme, por edhe të qytetarëve, ka përuruar fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të QPS-së, i cili objekt do të ketë një sipërfaqe prej rreth 520 metrave katrorë, do të ndërtohet me mjetet e MPMS-së, kurse truallin prej 20 ari e ka siguruar KK i Vushtrrisë.
Gjatë kësaj ceremonie z. Dedaj është shprehur se Qeveria e Republikës së Kosovës, gjegjësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në vazhdën e aktiviteteve të veta, sot po bënë vënien e gurthemelit të QPS-së në Vushtrri, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për ofrimin e shërbimeve për qytetarët në nevojë. Kjo është dëshmi se pas punëve brilante që ka kryer Qeveria e Republikës së Kosovës, siç ishte shpallja e pavarësisë së Kosovës, tash po merret me zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve të Kosovës.
Kurse z. Mulaku ka thënë se edhe në të ardhmen nuk do të mungoj përkrahja dhe mbështetja konkrete e MPMS-së për komunën e Vushtrrisë.
Në vazhdim të vizitës së tij Vushtrrisë, zëvendësministri Dedaj, në shoqëri edhe të bashkëpunëtorëve të tij, ka vizituar Shtëpinë me Bazë në Komunitet, në Vushtrri, shtëpi kjo në të cilën janë vendosur 10 rezidentë, që më parë ishin të vendosur në Institutin Special në Shtime, e ku tash jetojnë në kushte që i plotësojnë standardet e vendeve më të zhvilluara.
MPMS ndanë 600 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë së pleqve në Mitrovicë
Kështu u bë e ditur sot në Mitrovicë pas një takimi mes kryetarit të kësaj komune, Bajram Rexhepi, me zv/ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Gjergj Dedaj. Në takim u vlerësua se Mitrovicës në të kaluarën nuk i është dhënë prioritet i duhur për shkak të gjendjes së rëndë që ka ekzistuar, si pasojë e problemeve të ndryshme politike e të sigurisë, të cilat komunat tjera nuk i kanë pasë.
Zëvendësministri Dedaj i tha se kjo ministri, duke e parë gjendjen e vështirë sociale në të cilën ndodhet kjo komunë, ka vendosur që Mitrovica të ketë prioritet kur është fjala për përcaktimin e projekteve të ndryshme sociale. Ndaj, për këtë vit ka ndarë shumën prej 600 mijë euro për ndërtimin e një shtëpie për pleq, ku do të vendosen rastet më të rënda. Dedaj tha se kjo ministri ka ndarë mjete edhe për realizimin e dy projekteve të ngjashme në Drenas dhe Skenderaj, pasi që edhe këto dy komuna kanë probleme të shumta sociale.
Pasi që u tha nikoqirëve se mjetet janë duke pritur në xhirollogari për realizim, zëvendësministri Dedaj kërkoi nga ata që sa më parë të bëjnë projektin detaj të objektit dhe të gjendet hapësira e përshtatshme për ndërtim, në mënyrë që të shpallet tenderi dhe të fillojë realizimi i projektit, i cili duhet të kryhet deri në fund të vitit.
Kryetari i komunës Bajram Rexhepi i tha zv/ministrit Dedaj se interesimi i tij për zgjidhjen e problemeve të shumta sociale në Mitrovicë do të çmohet nga udhëheqja komunale dhe qytetarët e komunës, duke shtuar se komuna është e gatshme të participojë me pjesën e vet të duhur dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet tjera për fillimin sa më të shpejtë të realizimit të këtij projekti, që është me rëndësi të posaçme për këtë kategori të qytetarëve mitrovicas.
Kryetari Rexhepi e njoftoi zv/ministrin Dedaj edhe me ndarjen e 14 banesave për kategoritë e dala nga lufta dhe për qytetarët me gjendje të rëndë sociale, që janë zhvendosur me dhunë nga veriu i Mitrovicës, si dhe mundësinë e zbutjes së problemit të banimit për rastet sociale, përmes dhënies së pronës komunale, me koncesion, për ndërtim banesor.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë për administratë dhe personel, Ismail Smakiqi, tha se shërbimet përkatëse komunale do të angazhohen maksimalisht për të kryer sa më parë punët e nevojshme për realizimin e projektit dhe se komuna do të jap për këtë qëllim hapësirën prej rreth 27 ari, afër stadiumit të vjetër të qytetit, që është një vend shumë i përshtatshëm për ndërtimin e një objekti të kësaj natyre.
MPMS, AGEF dhe APPK nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi
Sot, në ambientet e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes MPMS-së, AGEF-it dhe Agjencisë së Përkrahjes së Punësimit në Kosovë (APPK). Në emër të MPMS-së ka nënshkruar ministri i MPMS-së, z. Nenad Rashiq, për AGEF-in z. Klaus Duennhaupt, drejtor gjeneral i AGEF-it, kurse për APPK z. Bedri Xhafa, udhëheqës i APPK-së.
Të pranishëm gjatë ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandumi ishin edhe z. Gjergj Dedaj, zëvendësministër i MPMS-së si dhe z. Eckart Blaurock, përfaqësues i ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.
Qëllimi i këtij memorandumi është të kontribuojë në uljen e papunësisë në Kosovë, mbledhjen e vazhdueshme të të dhënave nga sfera e punës dhe e punësimit, zhvillimin e masave të integrimit të grupeve të margjinalizuara në tregun e punës, siç janë minoritetet, të rinjtë, gratë dhe të kthyerit. Në këtë memorandum është paraparë gjithashtu mbështetja sa më efikase e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë përmes masave edukative të zhvillimit të resurseve njerëzore, përmirësimi në aftësimin për konkurrim për këto resurse duke bërë dizajnimin e kurseve dhe modeleve të projekteve në fushën e trajnimit profesional dhe kualifikimit si dhe mbështetja në zhvillimin e shërbimeve specifike të këshillimit dhe ndërmjetësimit për ekspertët dhe stafin ekzekutiv në çështjet e punës dhe të punësimit.
Për ministrin Rashiq nënshkrimi i këtij memorandumi është njëra ndër përpjekjet e vazhdueshme që është duke bërë MPMS-ja për prosperimin e Kosovës dhe një dëshmi se MPMS-ja edhe në të ardhmen do ta rris bashkëpunimin me AGEF-in, në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
Kurse z. Klaus Duennhaupt ka përshkruar aktivitetin e AGEF-it në Kosovë që nga viti 2000 e këndej, kurse në të ardhmen qenësore do të jetë këmbimi i informatave dhe përvojave në mes MPMS-së dhe AGEF-it, gjegjësisht në mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Zëvendësministri Dedaj priti zëvendëskryetarin e komunës së Osmangazit të Bursës
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Gjergj Dedaj priti në takim zëvendës kryetarin e komunës së Osmangazit të Bursës z.Bajram Vardar. Kryetari i komunës së Osmangazit ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Rifat Krasniq si dhe Kryetari i Komunës së Mamushës z.Arif Bytyqi.
Z.Dedaj pasi iu uroj mirëseardhje musafirëve i njoftoj ata me rrjedhat e punës dhe aktiviteteve që po ndërmerr Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale drejt përmirësimit të gjendjes sociale të të gjitha komuniteteve të cilat jetojnë në Kosovë. Po ashtu z.Dedaj njoftoj të pranishmit me shkallën e lartë të papunësisë prej 45% në nivel vendi dhe ftoj z.Vardar që të inkurajoj investitorët turq të inevstojnë në Kosovë, gjë e cila do të ndikonte direkt në uljen e papunësisë në Kosovë. Duke ditur se Turqia është një shtet me kapacitet të mjaftueshëm zhvillimor ju ftoj që të thellojmë bashkëpunimin në mes vendeve tona në të gjitha fushat specifike si përmes investimeve direkte po ashtu edhe përmes punësimit sezonal në vendin tuaj si dhe mundësisë për studime të studentëve kosovar të të gjitha komuniteteve në Turqi.
Zëvendësministri Dedaj e njoftoj z.Bajram Vardar me politikat e Qeverisë së Kosovës si dhe përkushtimin e saj për të krijuar një ambient të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë investitorët si të brendshëm po ashtu edhe ata të huaj, të interesuar për të investuar në vendin tonë.
Ndër të tjera z.Bajram Vardar pas falënderimeve që i bëri z.Dedaj e njoftoj atë me projektet konkrete të Komunës së Osmangazit për binjakëzim me komunat e Kosovës. Deri më tani kjo komunë është binjakëzuar më komunën e Mamushës si dhe atë të Kastriotit. Në kuadër të këtij proejkti komuna e Osmangazit është në përfundim të projektit për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal të Mamushës që përfshinë një sipërfaqe prej 1000 metër katrorë që është donacion komplet i komunës së Osmangazit dhuruar komunës së Mamushës.
Në fund z.Vardar në emër të kryetarit të Komunës së Osmangazit z.Rexhep Alltepe i dhuroj z.Dedaj një simbol tradicional të qytetit të Brusës,simbol ky artizanal i këtij qyteti. Po ashtu z.Vardar shfrytëzoi rastin ta ftoj për vizitë zyrtare z.Dedaj në Bursë, bënë të ditur Zyra për Komunikim Publik pranë Ministrisë së Punës dheMirëqenies Sociale.
Reagim i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale rreth artikullit të botuar në të përditshmen “LAJM” të datës 05.08.2008
Në të përditshmen “Lajm” të datës 05.08.2008 është botuar artikulli me titull “Rashiq i “legalizon” strukturat paralele”, artikull ky që nuk ka të bëjë aspak me realitetin për pjesëmarrjen e një zyrtari të MPMS-së në një debat të organizuar nga “Qendra Mediale” në Qagllavicë, qendër kjo e themeluar në bazë të një marrëveshjeje në mes të Ambasadës së ShBA-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të prezantimit të vullnetit të mirë të Qeverisë për ofrimin e njoftimeve dhe shërbimeve mbi politikat e saj për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Në këtë qendër mediatike deri më tani kanë marrë pjesë në debate të ndryshme personalitete qeveritare e të tjerë, ku janë diskutuar tema që kanë të bëjnë me preokupimet e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës. Edhe në debatin e datës 01.08.2008 me temën “Si të arrihet deri te punësimi” është biseduar për njërën ndër çështjet më me prioritet të Qeverisë-për punësimin. MPMS-ja, në kuadër të mandatit që ka në Qeverinë e Kosovës, mbulon edhe çështjen e punës dhe të punësimit, andaj është plotësisht e arsyeshme pjesëmarrja e një zyrtari kompetent për këtë sferë nga MPMS-ja. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ashtu siç ka vepruar deri më tash, ka dëshmuar dhe dëshmon vullnetin e mirë për transparencë dhe bashkëpunim me të gjithë ata që do të ndikojnë në punësimin e pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Në këtë rast debati ka qenë krejtësisht i nivelit teknik-sektorial dhe nuk ka pasur asnjë konotacion politik, siç pretendon të paraqitet në artikullin e kësaj të përditshmeje, sepse prezantimi i zyrtarit të MPMS-së në këtë debat ka qenë i nivelit profesional, ku me shifra e fakte konkrete është prezantuar aktiviteti që po zhvillon MPMS-ja në zbutjen e papunësisë dhe në hapat që janë ndërmarr e pritet të ndërmerren në lidhjen e marrëveshjeve për punësim stinor të punëkërkuesve tanë në vendet e BE-së e më gjerë.
Së shpejti në Klinë do të ndërtohet një objekt për banim social
Gjatë një takimi që zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar të enjten (17.07.2008) në KK të Klinës me kryetarin e Klinës, z. Sokol Bashota, janë diskutuar zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë çështja e rëndë sociale dhe shkalla e lartë e papunësisë, probleme këto me të cilat, si kudo tjetër në Republikën e Kosovës, po përballet edhe komuna e Klinës.
“Tash kur Kosova ka shpallur pavarësinë, ajo po ecën drejt proceseve të reja demokratike, drejt zhvillimit e prosperimit me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë. Suksesi në Konferencën e Donatorëve është meritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Thaçi. Mjetet e ndara në këtë konferencë do të shfrytëzohen drejt dhe në mënyrë racionale. Me projekte konkrete përfitues të këtyre donacioneve do të jenë edhe komunat, kurse prioritet do të kenë ato komuna që kanë pësuar më së shumti gjatë luftës dhe ato ku shkalla e varfërisë dhe papunësia janë më të theksuara”- ka thënë z. Dedaj, i cili më pas ka njoftuar për aktivitetin që zhvillon MPMS-ja, në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prioritetet e kësaj ministrie, që janë zbutja e varfërisë dhe çështja e papunësisë së madhe në vend.
Z. Sokol Bashota, e ka njoftuar z. Dedaj me zhvillimet dhe gjendjen aktuale në komunën e Klinës, ku sa i përket gjendjes ekonomike është cilësuar si mjaftë e rëndë. “Shqetësim më i madh yni, përveç papunësisë dhe shkallës së lartë të varfërisë, paraqesin të pastrehët, kur dihet se komuna jonë është njëra ndër komunat më të shkatërruara gjatë luftës. Është konstatuar se 40 familje jetojnë në kushte tejet të rënda, pa pasur as edhe gjërat më elementare për jetë, prandaj do të ishte mirë që bashkërisht të bëhet diçka për gjetjen e një zgjidhjeje për këto familje, ka thënë z. Bashota.
Zëvendësministri Dedaj ka premtuar se pas nënshkrimit të marrëveshjes që është bërë me KK të Drenasit për ndërtimin e një objekti për banim social, e njëjta do të ndodh edhe me KK të Klinës, ku komuna duhet të participoj me 10% të mjeteve, duhet të siguroj lokacionin dhe infrastrukturën tjetër të nevojshme, kurse fillimi i projektit, sipas z. Dedaj do të filloj më së voni deri në fillim të vitit të ardhshëm.
Z. Sokol Bashota ka falënderuar z.Dedaj për vizitën dhe është zotuar se komuna e Klinës do t’i përmbush të gjitha obligimet e saja që dalin në rast të arritjes së marrëveshjes për ndërtimin e një objekti për banim social, objekt ky që do të ndikonte dukshëm në përmirësimin e kushteve të jetës për rastet më të rënda sociale në komunë.
Më pas zëvendësministri Dedaj ka vizituar Qendrën për Punë Sociale në Klinë dhe Burim, ku nga udhëheqësit e këtyre qendrave është njoftuar për punën që është bërë e po bëhet për t’u dal në ndihmë qytetarëve me nevoja të veçanta dhe ka ofruar mbështetjen e tij personale dhe të të gjithë stafit tjetër të MPMS për këto qendra, në mënyrë që qytetari i Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh bindjet fetare, politike apo të tjera të ndjehet i lirë dhe i barabartë kudo në vendin e vet.
Në fund z. Dedaj me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar ambientet e Shtëpisë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Gurakoc, shtëpi kjo e ndërtuar kohë më parë, por që ende nuk është në shfrytëzim për shkak të mungesës së punëtorëve që do të punonin në këtë shtëpi.
Zëvendësministri i MPMS-së, z. Gjergj Dedaj, priti z. Jean-Luc Camilleri, përfaqësues i Agjencisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Luksemburgut
Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, zë Gjergj Dedaj ka pritur sot (15.07.2008) z. Jean-Luc Camilleri, përfaqësues i Agjencisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim nga Luksemburgu, të cilin e ka njoftuar për aktivitetin e përgjithshëm të MPMS-së për qytetarët e Republikës së Kosovës me nevoja të veçanta.
Z. Dedaj edhe gjatë këtij takimi ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë sociale të qytetarëve tanë dhe shkallën e lartë të papunësisë, duke bërë apel për vendet e Bashkimit Evropian dhe për ato vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të nisin procedurat e hulumtimit të tregut të punës për në vendet e tyre për ato profile punëtorësh që i ka Kosova, në mënyrë që të punësohen në punë stinore në ato vende, gjë që do të ndikonte dukshëm në uljen e shkallës së varfërisë, në ngritjen e cilësisë së jetesës dhe në stabilitetin e përgjithshëm në Kosovë e rajon.
Z. Dedaj gjithashtu ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen që ky shtet ka ofruar për projektet e MPMS-së në fushën e aftësimeve profesionale, në ngritjen e infrastrukturës për qendrat rajonale të punësimit dhe në sfera tjera të trajnimeve dhe aftësimeve profesionale.
Z. Jan-Luc Kamilleri ka shprehur me këtë rast gatishmërinë e Agjencisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Luksemburgut, për mbështetje të mëtutjeshme me projekte konkrete, të cilat do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e shkallës së aftësimeve profesionale të punëkërkuesve, të cilët do të aftësohen edhe për tregun e punës të vendeve të Bashkimit Evropian e më gjerë.
Zv. i MPMS-së, Gjergj DEDAJ, vizitoi Bashkimin e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës
Zv. Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj DEDAJ, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Administratës Pensionale, z. Naim Hoda, ka vizituar dhe ka marrë pjesë në Mbledhjen e Kryesisë të Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Republikës së Kosovës (BPIP).
Në këtë mbledhje, z. Ilaz Kurteshi, kryetar i BPIP-së, ka falënderuar z. DEDAJ për angazhimin e tij personal që ka treguar për t’u ndodhur pranë pensionistëve dhe për të dëgjuar brengat dhe shqetësimet e tyre.
Gjatë pothuajse të gjitha diskutimeve që pasuan doli konstatimi se gjatë periudhës së kaluar 9 vjeçare BPIP-ja nuk ka pushuar së vepruari në parashtrimin e kërkesave, ankesave e deri tek ngritja e padive në gjykatat vendore e ndërkombëtare në realizimin e të drejtave të tyre. “Për fat të keq të pensionistëve të Republikës së Kosovës, UNMIK-u nuk shprehu vullnet as gatishmëri për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave në pension në Kosovë e as që bëri përpjekje për ta detyruar Serbinë për pagesën e pensioneve dhe për kthimin e fondit pensional të plaçkitur në Kosovë” – ka thënë z. Shaban Kajtazi, sekretar i BPIP-së, i cili shtoi se pensionistët e Kosovës dëshirojnë të besojnë edhe më tutje në Kryeministrin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës se Ligji për sigurimin pensional dhe invalidor së shpejti do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim dhe njëherë e përgjithmonë të zgjidhet çështja e pagesës së pensioneve në mënyrë institucionale dhe ligjore.
Zv. Ministri i MPMS-së, z. Gjrgj DEDAJ ka përgëzuar pensionistët për durimin e treguar deri më tani dhe për mirëkuptimin që kanë treguar për proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon vendi ynë, procese këto që ishin mjaftë të rënda dhe delikate. “Tash, pas shpalljes së pavarësisë, për të cilën kontributi juaj është shumë i madh, është koha t’i kthehemi punës dhe të merremi me çështje konkrete, në mënyrë që njeriut tonë, edhe juve, t’i kthehet dinjiteti, përndryshe ne nënçmojmë sakrificën tonë të përbashkët dhe gjakun e derdhur për liri. I kuptoj kërkesat tuaja që janë plotësisht të drejta dhe reale dhe ju premtoj se do të bëj ç’është e mundur në realizimin e tyre, kurse sa i përket miratimit të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor ju siguroj se ai, ashtu siç është edhe kërkesë juaja imediate do të miratohet me procedurë të rregullt në Qeveri e Parlament, sepse kush nuk u respekton juve nuk e respekton vetveten”- ka thënë me këtë rast z. DEDAJ, kurse për procedurat e ligjit në fjalë të pranishmit i ka njoftuar z. Naim Hoda, drejtor i Departamentit të Administratës Pensionale, sipas të cilit ky ligj do të procedohet në Qeveri e Parlament gjatë muajit korrik, ndërsa miratimi i tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet të ndodhë në vjeshtën e sivjetme.
Në fund të këtij takimi z. Gjergj DEDAJ është shprehur se është i gatshëm, gjithmonë, në çdo kohë të takohet me pensionistët për të biseduar me ta në mënyrë që bashkërisht t’i tejkalojnë problemet me të cilat pensionistët përballen.
Zv.ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Gjergj Dedaj, takohet me zv. ministrin e Ministrisë së Energjetikës dhe Minierave
16:30Në takimin që sot ka zhvilluar z. Dedaj me homologun e tij nga Ministria e Energjetikës dhe Minierave, z. Blerim Rexha, z. Dedaj e ka njoftuar mysafirin e tij mbi aktivitetin që ka zhvilluar MPMS-ja në fushat që mbulon ky dikaster i Qeverisë të Republikës së Kosovës, ku ka përmendur edhe aktivitetin në arenën ndërkombëtare, aktivitet ky që ka rezultuar me nënshkrimin sot të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes MPMS-së dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe të Solidaritetit të Republikës së Francës.
Nga ana e tij z. Rexha ka përgëzuar zv. ministrin Dedaj për të arriturat e MPMS-së, kurse qëllimi i këtij takimi ishte mundësia e rishikimit të projektit për shlyerjen e borxheve ndaj kategorive të asistencës sociale dhe përfituesve nga Skema e Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës, me qëllim të përfshirjes në këtë projekt të të gjithë atyre që vërtetë kanë nevojë për t’u ndihmuar.
Për rrjedhën e projektit në fjalë dhe për mundësinë e rishikimit të këtij projekti më detajisht ka njoftuar drejtori i Departamentit të Mirëqenies Sociale, z. Muhamet Gjocaj, sipas të cilit në vitin 2007 nga ky projekt i përbashkët i MPMS-së, KEK-ut dhe MEF, kanë përfituar gjithsejtë 24 352 familje, që do të thotë se nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës janë ndarë rreth 4 milion e 630 mijë euro.
Z. Gjocaj po ashtu ka thënë se shifra prej 24 352, që bie ndesh me shifrën prej rreth 37 mijë shfrytëzuesve të Asistencës Sociale dhe të rreth 9 mijë e 300 shfrytëzuesve nga Skema e Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës, koncidon me atë se familjet e minoritetit serb nuk janë të përfshirë në këtë projekt, kur dihet se këta qytetarë asnjëherë nuk e kanë bërë pagesën e energjisë elektrike dhe nuk janë të përfshirë fare në listat e KEK-ut.
Që projekti të jetë sa më funksional dhe sa më i përshtatshëm për qytetarët e përfshirë në te, u propozua që në Grupin Ndërministror (MPMS-MEF-KEK), të jetë edhe një përfaqësues-ekspert i MEM-it.
Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Francës dhe Kosovës në lëminë e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq dhe ambasadorja e Francës në Kosovë znj. Delphine Borione, nënshkruan sot (enjte) marrëveshjen e bashkëpunimit në lëminë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Marrëveshjes i ka paraprirë vizita treditore e një delegacioni të lartë të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe të Solidaritetit të Republikës së Francës në Republikën e Kosovës të cilët gjatë vizitës që kanë pas në MPMS-ë dhe departamente të kësaj ministrie, janë njoftuar nga afër më punët dhe angazhimet që ka MPMS.
Më nënshkrimin e kësaj marrëveshje, ministri Rashiq dhe ambasadorja znj.Delphine Borione, janë marrë vesh që pas përfundimit të vizitës së delegacionit francez të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe të Solidaritetit të thellojnë shkëmbimet në fushën e punës dhe mbrojtjes sociale me qëllim të përgatisin projekte të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalëshe.
Ministri Nenad Rašiq, priti përfaqësuesit e ILO-së
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rašiq dhe këshilltari politik për çështje sociale z. Behxhet Gaxhiqi, priten përfaqësuesit e ILO-së, të kryesuar nga z.Claus Guencer, ku temë diskutimi ishte “Eliminimi i Punës së Fëmijëve”.
Në takim palët diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e mundësive për parandalimin e punëve të fëmijëve.
Përfaqësuesit e ILO-së, njoftuan rreth punëve dhe projekteve që kanë realizuar si dhe atyre që janë duke punuar. Gjithashtu informuan për bashkëpunim e mirë që kanë me Departamentin e Mirëqenies Sociale si dhe Institutin e Politikave Sociale.
Z. Behxhet Gaxhiqi këshilltarë politik në MPMS-së, për çështjet sociale, informoj përfaqësuesit e ILO-së, se po punohet në drejtim të parandalimit të punës së fëmijëve dhe lypsarisë e cila në masë të madhe është në Prishtinë dhe Skenderaj. Z Gaxhiqi shtoi se shkaktarë i këtyre dy çështjeve të sipër për menduara është varfëria e madhe në zonat rurale si dhe zhvendosja në masë të madhe e popullatës nga zonat rurale në ato urbane. Ai shtoi se jemi duke punuar për informimin e prindërve dhe familjeve më pasojat dhe rrezikun që sjell puna e rënd fëmijëve, gjithashtu përmendi bashkëpunimin e Punëtoreve social me Shërbimin Policorë të Kosovës.
Ministri Rašiq në fund të takimit falënderoj përfaqësuesit e ILO-së, për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim.
Ministri Rashiq priti delegacionin e Ministrisë së Punës së Francës
Një delegacion i Ministrisë së Punës së Francës po qëndron për vizitë pune në Kosovë
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Nenad Rashiq, zv.ministri, z.Gjergj Dedaj, dhe këshilltari i lartë politik, z.Muharrem Ahmeti, kanë pritur delegacionin francez nga Ministria e Punës së Francës, i kryesuar nga z.M.Mezel, këshilltar i lartë në Ministrinë e Punës Franceze.
Vizitës së delegacionit francez në MPMS, i ishte bashkuar edhe ambasadorja e Francës në Kosovë z.Delphine Borione.
Ministri Nenad Rashiq, fillimisht falënderoj delegacionin e ministrisë homologe të Francës që ka gjetur mundësinë për vizitë në MPMS, si dhe i informoj ata më gjendjen aktuale në Kosovë e cila po përballet më shumë sfida, mirëpo për të cilat sfida jemi përgatitur ti përballojmë ka thënë z.Rashiq, i cili gjithashtu shtoi se jemi një shoqëri që ka nevojë për mbështetje të miqve evropian.
Shkalla e lartë e papunësisë si dhe varfëria e skajshme është mjaft shqetësuese për Qeverinë e Kosovës dhe MPMS-në, ka thënë ministri Rashiq, duke besuar se në një të ardhme të afërt do të krijojmë një shoqëri stabile shtoi ai.
Gjithashtu, Delegacionin Francez e përshëndeti, zv.ministri Gjergj Dedaj, i cili foli rreth punëve dhe angazhimeve që ka ministria e MPMS-së e cila është ndër ministritë më të rëndësishme dhe më ndjeshme që ka Qeveria e Kosovës. Zv. Ministri Dedaj, tha se vizita tona të ndërsjella do të jenë kontribut për bashkëpunim dhe zgjidhjen e problemeve sociale.
Ambasadorja e Francës në Kosovë z.Delphine Borione tha se : “ Më vjen mirë lidhur më angazhimet tona nga Franca për të ndihmuar Kosovën”. Misioni ynë është mbrojtja Sociale she shëndetësore si dhe strategjitë e përbashkëta dy paleshe ose shumëpalëshe për të cilën jemi këtu.
Palët në takim biseduan lidhur më gjetjen e mundësive me vendet e Bashkimit Evropian për punësim sezonal e në këtë rast më Francën.
Ministri Rashiq, informoj delegacionin francez lidhur me pjesëmarrjen e tij ne Konferencën Ndërkombëtare të ILO-së, në Gjenevë ku ka pasur shumë takime me shumë përfaqësues të vende të bashkimit Evropian, më të cilët ka biseduar lidhur më bashkëpunimin e Punësimit Sezonal.
Në fund të takimit ministri Rashiq tha se e vlerësojmë punën dhe angazhimin tuaj dhe pas vizitës do të mund të kemi mbështetje dhe bashkëpunim.
Vizita e Delegacionit Francez vazhdoi me takimin e radhës që patën më drejtorët e departamenteve te MPMS-së, të cilët e njoftuan rreth strukturës organizative që ka secili departament veç e veç si dhe punët dhe angazhimet që kanë.
Pas këtij takimi delegacioni Francez i shoqëruar nga ministri dhe zv.ministri i MPMS-së, vizituan Qendrën e Aftësimeve profesionale në Prishtinë, ku u njoftuan nga afër me punëtoritë që funksionojnë në këtë qendër.
Zv. Ministri i Punës dhe Mirëqenës Sociale, z.Gjergj Dedaj, takoi përfaqsuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës
Zv. Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj, ka pritur sot një delegacion të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, që kryesohej nga kryetari i kësaj lidhjeje, z. Ilaz Kurteshi.
Z. Kurteshi ka shtruar para z. Dedaj problemet dhe shqetësimet e pensionistëve të Republikës së Kosovës, të cilët, sipas z. Ilaz Kurteshi, duhet të gëzojnë mbështetje ligjore dhe përkrahje të gjithanshme nga institucionet e Kosovës.
Z. Gjergj Dedaj ka ritheksuar edhe një herë se MPMS-ja është tepër e përkushtuar dhe me përgjegjësi të plotë po trajton prioritetet e fushëveprimit të saj, për të përkrahur dhe mbështetur shtresat dhe kategoritë e të gjithë qyteravë të Kosovës, të cilët kanë trajtim të drejtpërdrejtë nga MPMS-ja. Njëri ndër këto prioritete është edhe çështja e pensionistëve, të drejtat e të cilëve duhet të garantohen me ligj dhe konform standardeve demokratike evropiane, ka thënë me këtë rast zv. ministri Dedaj.
Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të MPMS-së dhe Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.
Pritet realizimi i një projekti të përbashkët në mes MPMS-së, ShHB “Nënë Tereza”dhe Organizatës “Hope and AID Direct”
Në takimin e përbashkët, që ministri i MPMS-së, z. Nenad Rashuq, ka pasur sot me përfaqësuesin e Organizatës “Hope and AID Direct”, nga Britania e Madhe, z. Charles Storer dhe me z. Zef Shala, nga ShHB “Nënë Tereza”, kryesisht është biseduar rreth mundësisë së organizimit të shpërndarjes së ndihmave për familjet e varfra në Kosovë.
Një kontingjent të madh ndihmash humanitare ka siguruar “Hope and AID Direct”, ndihma këto që do të shpërndahen përmes Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”.
Këto ndihma përmbajnë veshmbathje, gjëra ushqimore, batanije etj., kurse për të qenë më të suksesshëm në distribuimin e këtyre ndihmave dhe në mënyrë që ato të shkojnë në destinacionin e duhur, është kërkuar mbështetja dhe përkrahja e institucioneve qeverisëse të Kosovës, gjegjësisht e MPMS-së, si institucion i involvuar direkt në kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë sonë.
Për realizimin e këtij projekti ndihma më e madhe është kërkuar në mbështetjen logjistike nga ana e MPMS-së, gjë të cilën ministri Rashiq e ka pranuar pas specifikimit të nevojave dhe kërkesave që dalin nga ShHB ”Nënë Tereza”.
Z. Charles Storer, është shprehur se në këtë kontingjent të ndihmave do të ketë edhe pajisje shkollore me çka do të pajisen shkollat, kurse u kërkua që edhe MPMS-ja të cek nevojat e veta për fëmijët-nxënës që janë nën përkujdesjen e MPMS-së si dhe për nxënësit me nevoja speciale.
Realizimi i këtij projekti pritet të filloj së realizuari në gjysmën e parë të muajit tetor.
Zv. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, priti drejtorin e Këshillit Nacional të Tregut të Punës për Suedi
Në kabinetin e tij, zv.minisri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Gjergj Dedaj, priti delegacionin nga Suedia të kryesuar nga Drejtori i Këshillit Nacional të Tregut të Punës z. Per Lindberg.
Kryesuesi i delegacionit suedez z. Lindberg fillimisht informoj zv. ministrin z.Dedaj me punët dhe projektet që kanë realizuar dhe vazhdojnë ti realizojnë, si Dialogun Social në Suedi dhe Tregun e Punës dhe bashkëpunimin me shumë vende të rajonit, për të cilat projekte shprehen gatishmëri për bashkëpunim edhe më Kosovë.
Çështja kryesore në takim mes zv.ministrit të MPMS-së dhe delegacionit Suedez ishte gjetja e mundësive të bashkëpunimit lidhur më financimin e ndonjë projekti si dhe informimi rreth Tregut të Punës.
Zv.ministri z.Gjergj Dedaj, falënderoj delegacionin suedez për gatishmërinë që kanë shprehur për bashkëpunim, duket ditur se Kosova ka numrin më të madh të papunësisë në Evropë si dhe varfëria gjithmonë në rritje. Zv.ministri z. Dedaj, shtoi se MPMS-ja është ndër ministrit më të ndjeshme të Qeverisë së Kosovës e cila trajton kategoritë më nevoja të veçanta dhe për të mbuluar këto nevoja të kësaj shoqërie kosovare, buxheti i MPMS-sw është i limituar.
Palët në takim diskutuan gjithashtu, për mundësin e punësimit sezonal, dhe përkrahjen financiare nga donatorët e ndryshëm në bashkëpunim me Qendrave të Aftësimeve Profesionale që funksionojnë në kuadër të MPMS-së.
Në fund të takimit zv.ministri z.Gjergj Dedaj tha se ky takim është i rëndësishmë për MPMS-në, për ngritjen e urave të bashkëpunimit duke ditur nevojat e mëdha që ka Kosova.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq, priti përfaqësuesit e DFID-it
Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministri z. Nenad Rashiq dhe përfaqësuesit e DFID-it, u takuan për të diskutuar rreth çështjes së Decentralizimit në Shërbimet Sociale dhe Shëndetësore.
Në takimet e mëhershme që kanë pasur MPMS-ja me DIFID-i, është shqyrtuar mundësia e ndihmës rreth projektit të decentralizimit.
Në këtë takim përfaqësuesit e DFID-it, njoftuan Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Z.Rashiq se Qeveria e Britanisë dhe DIFID-i, për shkak të fondeve të tyre të limituara dhe prioriteteve tjera, nuk kanë mundësi ta përkrahin dhe ndihmojnë në projektin e decentralizimit e shërbimeve sociale dhe shëndetësore, mirëpo ata u shprehen se Kosova ka shumë partner të tjerë që mund ta ndihmojnë në këtë projekt.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Nenad Rashiq, më bashkëpunëtorë, priti përfaqësuesit e kompanisë “Festo”
Ministri i MPMS-së, z. Nenad Rashiq së bashku më zv. Ministrin z.Gjergj Dedaj dhe këshilltarin e lartë në këtë ministri z. Muharrem Ahmetin, priten në një takim, përfaqësuesit e kompanisë “Festo” nga Gjermania dhe Amerika, z. Dr.Imani dhe z.Terry Snell.
Përfaqësuesit e kompanisë “Festo” njoftuan se janë në dijeni rreth zhvillimeve ekonomike në Kosovë. Z. Dr.Iman tha se: “Në vendin tuaj ekzistojnë disa kriza ekonomike dhe duhet një ekonomi e qëndrueshme si dhe Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian”. Ai shtoi se Globalizimi është një prej tendencave që do të përfshijë të gjitha vendet dhe është rruga të cilën në po kërkojmë. Gjithashtu shtoi se jemi ne dijeni për papunësinë e madhe në Kosovë dhe jemi të interesuar të krijojmë fuqi punëtore për vendin tuaj tha z. Dr. Imani.
Përfaqësuesit e kompanisë “Festo” informuan se kompania të cilën drejtojnë merret me Arsimin dhe Aftësimet Profesionale dhe zhvillimin e shkathtësive dhe për këta arsye kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me MPMS-në, e cila në kundër të sajë ka Qendrën e Aftësimeve Profesionale.
Ministri Rashiq, falënderoj kompaninë “Festo” që ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim, duke ditur nevojat imediate që ka Kosova në shumë fusha e sidomos në atë të punësimit. Ai shtoi se jemi të interesuar për trajnimet e ofruar nga kompania “Festo” dhe jemi të hapur e të gatshëm për çdo ndihmesë që do na ofrohet, dhe të nënshkruajmë marrëveshje bashkëpunimi lidhur më punësimin sezonal, për të cilat marrëveshje, kemi projekte me Sllovenin dhe Francën dhe shume vende te rajonit.
Zv.Ministri Dedaj, bëri një prezantim të shkurtër rreth punëve dhe angazhimeve që ka MPMS-ja. Gjithashtu njoftoj se shkalla e papunësisë dhe varfërisë është mjaft e madhe dhe Kosova ka si prioritet ka hulumtimin e Tregut të Punës, që qytetarëve të Kosovës të futen në Tregun e Punës e jo t ë varen nga asistenca sociale.
Palët në fund të takimit ranë dakord që të vizitohet Qendra e Aftësimeve Profesionale në Prishtinë dhe të shikohet se në cilat fusha është e domosdoshme të fillohet trajnimi i menjëhershëm.
MPMS finacon ndërtesën për banim social në Drenas
Sot në Drenas është bërë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe KK të Drenasit për financimin e përbashkët në ndërtimin e ndërtesës për banim social në Drenas.
Në emër të MPMS-së ka nënshkruar Zv. Ministri i MPMS-së, z. Gjergj Dedaj, kurse në emër të KK të Drenasit ka nënshkruar kryetari i KK, z. Nexhat Demaku.
Qëllimi i këtij memorandumi është sigurimi i mjeteve financiare për ndërtimin e ndërtesës së banimit për rastet më të rënda sociale.
Obligimet e MPMS-së lidhur me realizimin e këtij projekti janë organizimi dhe menaxhimi i punës së tërësishme për përfundimin e suksesshëm të projektit, organizimi i tenderit për zgjedhjen e përfituesit, planifikimi procesit të implementimit, financimi i projektit në shumë prej 500 mijë eurove.
Kurs obligimet që dalin nga ky memorandum për KK të Drenasit janë ofrimi i lehtësirave për të gjitha kërkesat administrative, bashkëpunimi dhe komunikimi i plotë me MPMS-në në realizimin e këtij projekti, participimi në financimin e këtij projekti në vlerë prej 10% të mjeteve të përgjithshme.
Ndërtimi i këtij objekti do të lehtësoj sadopak çështjen e banimit për rastet më të rënda sociale të Drenasit, kur kihet parasysh se kjo trevë ishte ndër trevat më të goditura dhe më të shkatërruara gjatë luftës.
Zëvendësministri i MPMS-së Gjergj Dedaj priti z. Nexhat Demakun, kryetar i Kuvendit Komunal të Drenasit
Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gjergj Dedaj dhe Këshilltari i Lartë i Ministrit, z. Muharrem Ahmeti, kanë pritur sot kryetarin e Kuvendit Komunal të Drenasit, z. Nexhat Demaku.
Gjatë këtij takimi temë kryesore e bisedës ka qenë gjendja aktuale në komunën e Drenasit, me theks të veçantë gjendja në sferën e çështjeve sociale dhe atë të punësimit.
Z. Nexhat Demaku, është shprehur se përkundër progresit të arritur, qytetarët e kësaj komune po ballafaqohen me vështirësi të mëdha në sferën e punësimit, por një numër i konsiderueshëm i kësaj popullate ende jeton në baraka dhe qendra të banimit kolektiv, duke u munguar edhe gjërat më elementare për jetë, kur dihet që ky regjion ka qenë ndër regjionet me pasoja më të rëndat gjatë luftës në Kosovë.
Z. Gjergj Dedaj e ka njoftuar z. Demaku se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke e shikuar mundësinë që së bashku me autoritetet e Komunës së Drenasit dhe faktorët tjerë relevantë, të hartoj një projekt për ndërtimin eventual, gjatë këtij viti, të një objekti banesor për të pastrehët dhe familjet më nevojtare, për të zbutur sadopak gjendjen e vështirë të këtyre familjeve të pastreha dhe me gjendje të rëndë sociale.
Arabia Saudite dhe Sllovenia ofrojnë punësim stinor për punëkërkuesit nga Kosova
Ministri në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq, në kuadër të punimeve të sesionit të 97-të të Konferncës Ndërkombëtare të ILO-s, që po i zhvillon punimet në Gjenevë të Zvicrës, sot ka pasur një takim pune me Ministrin e Punës të Arabisë Saudite, z. Aal Humaid. Gjatë këtij takimi z. Al Humaid ka potencuar nevojën që ka Arabia Saudite për sektorin e shëndetësisë gjegjësisht për motra medicionale, kuadro këto me të cilat disponon Republika e Kosovës. Punësimi i punëkërkuesve nga Kosova në vendet tjera, qoftë si të punësuar stinor, qoftë për një periudhë më të gjatë kohore do të ndikonte dukshëm në uljen e shkallës së papunësisë, gjë që do kishte ndikime pozitive edhe në uljen e shkallës së varfërisë, është shprehur z. Rashiq.
Gjithashtu në mes z. Rashiq dhe homologut të tij saudit është biseduar edhe rreth mundësisë së vënies së kontakteve me bizneset nga Arabia Saudite, për gjetjen e mundësive për investime në Kosovë.
Ministri Rashiq po ashtu ka pasur takime të ndara edhe me znj. Marjeta Cutman, Ministre e Punës së Sllovenisë dhe me z. Francisko Maroles Hernandes, Ministër i Punës në Qeverinë e Kosta Rikës. Në takimin me znj. Marjeta Cutman, në fokus të bisedimeve ka qenë mundësia e punësimit stinor të punëkërkuesve nga Kosova në Slloveni si dhe marrëdhëniet bilaterale në mes Sllovenisë dhe Kosovës. Sllovenia ka shprehur gatishmërinë për të punësuar një numër të caktuar punëkërkuesish, varësisht kërkesave të tregut të punës në këtë shtet.
Vlenë të theksohet se gjatë paraqitjes së Ministrit Rashiq në foltoren e kësaj konference, në emër të Republikës së Kosovës, delegacioni nga Serbia, në shenjë proteste ka braktisur mbledhjen.
MPMS-ja orgnizoi Konferencën "Puna e fëmijëve, sfidë për edukim"
Sot, në Skenderaj, në organizim të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, në Ditën Botërore Kundër Punëve të Rënda të Fëmijëve, është mbajtur konferenca me moton “Puna e fëmijëve, sfidë për edukim”.
Në këtë konferencë, përveç përfaqësuesve të lartë të MPMS-së dhe nga shkolla të ndryshme fillore të Republikës së Kosovës, të pranishëm ishin edhe nënkryetari i KK të Skenderajt z. Ismet Salihu, zyrtarë të tjerë të lartë komunal të Skenderajt, përfaqësues nga MAShT, nga SBAShK, ShPK-ja, Ministria e Drejtësisë, përfaqësues të shumtë nga OJQ që merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të fëmijëve etj.
Në fillim të kësaj konference, z. Veli Lecaj, drejtor i Institutit për Politika Sociale, që njëherësh është edhe zëvendëskryesues i Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rënda të Fëmijëve, para të pranishmëve ka thënë se kjo konferencë me emërtimin “Puna e fëmijëve, sfidë për edukim” në këtë rast është më shumë se domethënës për gjendjen shqetësuese në të cilën gjenden fëmijët tanë, për të cilën gjendje, besoj se shqetësohemi të gjithë. “Fëmijët, mbi supet e të cilëve peshon barra e rëndë dhe e papërballueshme për ta: ajo e sigurimit dhe e mbajtjes ekonomike të familjes, kurse ne e dimë se puna atyre do t’u shërbente vetëm sa për ta krijuar shprehinë e punës”, ka thënë z. Lecaj, kurse zv. kryetari i KK të Skenderajt z. Ismet Salihu ka falënderuar Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale që ka zgjedhur Skenderajn për të mbajtur këtë konferencë duke e vlerësuar atë si konferencë të një rëndësie të veçantë.
Z. Behxhet Gaxhiqi, këshilltar politik në MPMS për çështje sociale ka thënë se shënimi i kësaj dite për parandalimin dhe eliminimin e punëve të rënda të fëmijëve është një dëshmi konkrete për hapat dhe aktivitetin që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës në mbrojtje të kësaj kategorie.
Me kumtesa të shumta janë paraqitur edhe pjesëmarrës tjerë të fushave relevante, kurse mbresëlënëse tek të gjithë të pranishmit ishte paraqitja e nxënëses Rina Gashi nga Shkolla Fillore “Bashkimi” e Drenasit, e cila me raste konkrete pasqyroi realitetin e hidhur të moshatarëve të saj të cilët, për të mbajtur familjen janë të detyruar të braktisin bankat e shkollës dhe të merren me punët më të ndryshme.
Ministri Rashiç mban një fjalim rasti në Konferencën e 97-të Ndërkombëtare të ILO-s në Gjenevë
Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq, i cili po kryeson delegacionin e Republikës së Kosovës në Sesionin e 97-të të Konferencës Ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) në Gjenevë të Zvicrës, në emër të delegacionit nga Kosova është paraqitur para të pranishmëve me një fjalim rasti, kurse delegacioni që ai drejton ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e Zvicrës në ILO. Gjatë këtij takimi janë diskutuar çështja e edukimit gjegjësisht punësimi stinor i punëkërkuesve nga Kosova në Zvicër, problemet globale në tregun e punës, politikat e migracionit ku janë cekur edhe lëvizja e lirë e qytetarëve nga Republika e Kosovës për në shtetet e Bashkimit Evropian. Temë e veçantë bisede ka qenë edhe çështja e projekteve të Zvicrës që janë realizuar dhe pritet të realizohen në Kosovë, në koordinim të përbashkët me Bankën Botërore. Z. Rashiq gjithashtu ka kërkuar mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit zviceran në vlerësimin e kuotave për vendet e tjera në punësimin stinor të punëkërkuesve tanë në Zvicër dhe vende tjera, varësisht nga tregu i punës, sepse Kosova posedon një armatë të tërë kuadrosh për tregun e punës në vendet e Bashkimit Evropian.
Më poshtë po sjellim tekstin integral të fjalimit që Ministri i MPMS-së ka mbajtur në këtë konferencë:
Mr.Somavia, Mr Salamin, delegatë të nderuar, zonja dhe zotërinj:
Në emër të Kosovës, kam privilegjin dhe nderin t’ju flas sot, dhe të prezantoj tek ju vështirësitë e mëdha me të cilat ballafaqohemi për krijimin e shoqërisë në të cilën do të ketë mundësi të barabarta për secilin komunitet që jeton në Kosovë.
Në krijimin e këtij lloji të shoqërisë, ne jemi ballafaquar me nivel të lartë të papunësisë dhe varfëri të rëndë, e cila është tmerruese për cilindo individ i cili beson se atje në “kontinentin e vjetër” nuk ka njerëz të uritur.
Në Kosovë, 44% të popullsisë janë të papunësuar dhe 15% të popullsisë sonë kanë përvojë në vështirësitë e mëdha dhe mundohen të mbijetojnë, ashtu që mundohen ti plotësojnë nevojat minimale njerëzore të tyre. 70% e popullatës sonë është nën moshën 30 vjeçare, fakti se parashikon potencial të madh dhe avantazh të fuqishëm kur ky grup do të jetë pjesë e shoqërisë moderne të Bashkimit Evropian.
Qendra e Trajnimeve Profesionale është e organizuar të njihet me standardet e trajnimeve ndërkombëtare në të gjitha fushat e punësimit potencial. Mirëpo, madje edhe duke përdorur kapacitetin total të trajnimit, ne mund të trajnojmë vetëm 2% të të papunësuarve. Për të gjetur zgjedhje për këtë problem, ne duhet të zhvillojmë bashkëpjesëmarrjen që do të shpie drejt bashkëpunimit afatgjatë dhe stabil me qendrat evropiane që kanë traditë të gjatë të trajnimit dhe kapacitete të mjaftueshme të përmbushjes së standardeve të larta teknike dhe profesionale.
Kosova investon në rininë e saj. Ne kemi strategji për përforcimin e burimeve njerëzore dhe plane për avancimin e rritjes së punësimit. Mirëpo nuk e kemi produktin final.
Ne nuk mundemi të ofrojmë mundësi të mjaftueshme të punësimit për njerëzit tanë të rinj, pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre. Ne nuk kemi ende ekonomi të fortë e cila do të amortizojë të gjithë ata të cilët dëshirojnë të punojnë.
Ne kemi potencial të mrekullueshëm të klasës punëtore për të ardhmen, mirëpo në këtë moment, ky potencial është bagazh në shpinën tonë dhe problem për gjithë rajonin e Ballkanit për krijimin e ekonomisë stabile.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, ballafaqohet me sfida të mëdha, për të bërë diçka konkrete e cila do t’i jepte shpresë njerëzve dhe do t’i mundësonte atyre të përdorin energjinë e tyre pozitive, dhe ti drejtojë ata në rrugën e duhur.
Qëllimi kryesor i objektivave të politikës të Ministrisë është krijimi i ambientit pozitiv për punësim, sepse nëse ne nuk kemi punë për njerëzit tanë, ne nuk do të kemi kapacitet të kujdesemi për njerëzit të cilët mbështeten tek ne për nevojat e tyre të sigurimit social si dhe standardeve të përshtatshme për jetesë.
Ne nuk mundemi ti arrijmë vetëm këto objektiva. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj – ndihmën e përkrahësve tanë – atyre individual, organizatave dhe vendeve të cilat e kuptojnë rëndësinë e stabilitetit ekonomiko – social në shoqëri.
Planet dhe propozimet janë të shumta, mirëpo ka edhe shumë pengesa.
Ne duhet të gjejmë zgjedhje afatgjate të përshtatshme e cila do të shpinte drejt stabilizimit të kësaj pjese të Ballkanit. Ne kuptojmë se këto probleme nuk mund të zgjidhen brenda një periudhe kohore afatshkurta. Ne e dimë se zgjidhja permanente, do të kërkojë një proces të gjatë dhe të mundimshëm për të gjithë ne, mirëpo me ndihmën tuaj, unë besoj se do të mund të kemi sukses.
Sferën në të cilën mundemi të fillojmë zhvillimin e mundësive konkrete për rininë tonë është punësimi sezonal edukativ. Përvojën dhe njohuritë të cilat njerëzit tanë të rinjë fitojnë në vendet e tjera, aspirojnë implementimin për ndërtimin e shoqërisë sonë të re dhe ndërtimin e një të ardhme të frytshme për Kosovën. Kjo lloj mbështetjeje do të krijonte besim te të gjithë njerëzit e Kosovës, për një të ardhme stabile ekonomike. Kjo është në interes të mirë për të gjithë njerëzit në Kosovës.
Do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi që t’iu pyes të gjithëve në këtë konference – organizatat ndërkombëtare të punëdhënësve’, organizatat ndërkombëtare të punonjësve, qeveritë, të gjithë partnerët social – të jenë partnerë dhe mbështetësit tanë. Të na bashkohen dhe ndihmojnë të ndërtojmë një shoqëri të re gjithëpërfshirëse me mundësi të shumta për të ardhmen e të gjithë popullit të Kosovës.
Unë jam i bindur se kjo është në interes të të gjithëve që të kemi qetësi ekonomike dhe sociale në Kosovë dhe në Ballkan, sepse është e vetmja mënyrë që sjellë qetësi permanente në Kosovë.
Me ndihmën tuaj ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për secilin.
Ju falënderoj për vëmendjen tuaj dhe shpresoj të punojmë bashkërisht.