|
Zëvendësministri i MPMS-së, z. Gjergj Dedaj, zhvilloi një vizitë pune në Komunën e Gjilanit
Zëvendësministri Gjergj Dedaj zhvilloi një takim pune me kryetarin e Komunës së Gjilanit z.Qemajl Mustafa nga i cili u njoftua me gjendjen aktuale ekonomike, sociale dhe atë të punësimit që ka Komuna e Gjilanit.
Zv.ministri Dedaj, njoftoj z.Mustafa me angazhimet e MPMS-së, si dhe Qeverisë së Kosovës të cilët po punojnë për zbutjen e situatës sociale , uljes së shkalles së papunësisë dhe të varfërisë si dhe rritjen e mbështetjes institucionale të shtresave më të ndjeshme të qytetarëve të Kosovës të cilët ndihmohen dhe trajtohen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
|