Ndrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne Serbisht
Logo

Divizionit të Prokurimit

Fushëveprimi i  Divizionit të Prokurimit

Divizioni i Prokurimit ushtron fushëveprimtarinë në kuadër të Zyrës së Sekretarit të Përhershëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe zhvillon aktivitetin e saj në drejtim të përmbushjes së nevojave prokuruese të MPMS-së në zbatimin e rregullave të përcaktuara me Ligjin e Prokurimit Publik 2003/17.

Përgjegjësitë dhe detyrat e  divizionit të Prokurimit

Divizioni i Prokurimit është përgjegjëse për menaxhimin e të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me prokurimet e autoritetit kontraktues, përveç atyre aktiviteteve të parapara me LPP në Kosovë, të cilat do të mund të drejtohen nga APP-ja ose KRrPP-ja.

Divizioni i Prokurimit është përgjegjëse për raportim të menjëhershëm te Sekretari i Përhershëm i MPMS-së dhe në  Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), për çfarëdo aktiviteti të prokurimit që nuk është në pajtim me ligjin, rregulloret dhe udhëzuesit aktualë në fuqi.

Sigurimin e shfrytëzimit të fondeve dhe burimeve publike, në mënyrën më ekonomike dhe më efikase gjatë të gjitha aktiviteteve të prokurimit;

Aplikimin e të gjitha masave të nevojshme në drejtim të sigurimit të ndershmërisë financiare, inkurajimin e konkurrencës, jodiskriminimit dhe transparencës ndërmjet operatorëve ekonomikë.


Divizioni i  Prokurimit më së largu 60 ditë para fillimit të çdo viti fiskal, duhet t’i përgatis planifikimet paraprake të prokurimit. Planifikimi do të jetë i bazuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha kërkesat e detaizuara nga departamentet, divizionet dhe sektorët përkatës, mbi të gjitha furnizimet, shërbimet dhe punët që autoriteti kontraktues, MPMS,  i parasheh t’i prokurojë gjatë vitit.

Jo më pak se 10 ditë pas aprovimit të buxhetit dhe shpalljes së legjislacionit mbi përvetësimet brenda vitit fiskal,  Divizioni i Prokurimit do ta ketë të gatshme në detaje këtë plan të prokurimit dhe po të njëjtin  t’ia dërgojë APP-së si plan përfundimtar. Përgatitja e raporteve mbi aktivitetet e prokurimit të zhvilluara nga autoriteti kontraktues.

Nënshkrimi i të gjitha kontratave në emër të autoritetit kontraktues është përgjegjësi e kryesuesit të  Divizionit të Prokurimi,t apo personit tjetër të autorizuar nga ai për rastet në mungesë, që domosdo duhet të ketë certifikatë valide të lëshuar nga KRrPP-ja.

Kryesuesi i Divizionit të Prokurimit dhe i gjithë stafi tjetër i këtij Divizioni, do të nënshkruajnë një deklaratë nën betim në bazë të LPP në Kosovë 2003/17 se:


1. Janë të papërshtatshëm të marrin pjesë në aktivitetet e prokurimit për shkak të arsyeve të dhëna në dispozitën e Nenit 61.2 (Ligji nr. 2003/17);

2. Do të ushtrojnë aktivitetet e prokurimit të autoritetit kontraktues në fjalë me ndershmëri dhe besnikëri dhe në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik (Ligji nr. 2003/17 – LPP) dhe legjislacionin e tij implementues.


Newsletter subscription