Ndrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne Serbisht
Logo
Divizioni i Buxhetit dhe Financave
Fushëveprimtaria e Divizionit të Buxhetit dhe të Financave

Divizioni i Buxhetit dhe i Financave është përgjegjësi për koordinimin dhe menaxhimin financiar të buxhetit vjetor të te gjithave organizatave buxhetore si dhe sigurimi më me shumë përgjegjësi për shpenzimet e mjeteve financiare; 
Koordinon dhe siguron shfrytëzimin sa më efektiv transparent të parave të donatorëve në pajtim me qëllimet dhe pranimet e miratuara; 
Organizon dhe mban takime pune ( workshop ) në kundër të Ministrisë me të gjithë nëpunësit financiarë nëpër rajonale; 
Mbikëqyrjen e realizimin pagesave finale për të gjitha organizatat buxhetore të MPMS-së. 

Sektori i Financave dhe të Pagesave: 

• Është përgjegjës për kontrollim dhe verifikim të të gjitha kërkesave për pagesë duke u bazuar në kompletimin e tërë dokumentacionit përkatës për pagesa, kërkesën, faturën raportimin e pranimit; 
• Është përgjegjës për zbatimin e saktë të proceduarve të kontabilitetit të Thesarit bazuar në plotësimin e saktë të kodeve ekonomike dhe organizatave për të gjitha organizatat buxhetore brenda MPMS-së; 
• Evidentimi i të gjitha kërkesave për pagesë në librin e regjistrimeve, si dhe kontrollimit dhe mbikëqyrjen e realizimit të pagesave nga MEF-i për të gjitha organizatat buxhetor ; 
• Certifikim i të gjitha lëndëve bazuar në dokumentacionin përkatës në harmoni me rregullat e Thesarit. 

Sektori Rajonal Financiar 

• Përgatiti dhe shpërndan alokimet për të gjitha zyrat rajonale të punësimit, Qendra e Punës Sociale dhe Qendra e Aftësimeve Profesionale; 
• Bën mbikëqyrjen e vazhdueshme rreth zbatimi të rregullave dhe procedurave financiare të caktuara nga MEF-i nga ana e nëpunësve financiarë nëpër zyrat rajonale; 
• Përgatit raportet mujore në lidhje me shpenzimet e alokimeve për çdo qendër rajonale; 
• Qëndron në kontakt të përhershëm me qendrën rajonale për çdo kërkesë për mjete financiare.
 

Newsletter subscription