Ndrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne Serbisht
Logo
Divizoni i Analizave Buxhetore dhe Vlerësimit të Varfërisë
Fushëveprimtaria e Divizionit të Analizave Buxhetore dhe të Vlerësimit të Varfërisë

• Ta udhëheqë dhe ta koordinoj punën e stafit të Sektorit të Planifikimit Buxhetor dhe të Sektorit të Vlerësimit të Varfërisë; 
• T’i identifikojë prioritetet e DMS-së në pajtim me planin strategjik dhe programin e punës së MPMS-së; 
• I përcjell të gjitha aktivitetet dhe punon në koordinim të ngushtë me të gjitha divizionet dhe institucionet, të cilat i menaxhon DMS-ja për hartimin e planit buxhetor dhe realizimit të planit strategjik të DMS-së; 
• Të mbajë kontakte me institucione të ndryshme vendëse dhe me organizata ndërkombëtare me qëllim të hulumtimit dhe përfitimit të donacioneve të ndryshme për financimin e shërbimeve sociale dhe asistencë sociale; 
• Të menaxhoj me burimet njerëzore të DMS-së dhe të përgatis projekte, apo programe të trajnimeve me qëllim të ngritjes së aftësive profesionale; 
• T’i planifikoj nevojat për stafin dhe të marrë pjesë në rekrutimin e anëtarëve të komisionit për pranimin e punëtorëve; 
• Të marrë pjesë në takime javore të menaxhmentit të DMS-së, takimet mujore me drejtorët e institucioneve të DMS-së; 
• Të përgatis programe për hulumtim dhe vlerësim të varfërisë dhe të bëjë rekomandim për hapat e mëtejmë që duhet ndërmarrë; 
• Politikën e mirëqenies sociale ta propozoj në bazë të të dhënave mbi varfërinë në Kosovë dhe të kujdeset që politika e pagesave të mirëqenies sociale të jetë në përputhje me mundësitë buxhetore të vendit; 
• Me rastin e decentralizimit të shërbimeve sociale, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të kuvendeve komunale, të jap këshilla për planifikim të buxhetit për QPS-të dhe institucionet tjera të cilat i menaxhon DMS-ja.

Newsletter subscription