Ndrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne Serbisht
Logo
 Departamenti i Mirëqenies Sociale 
Fushëveprimtaria e Departamentit të Mirëqenies Sociale

DMS-ja udhëhiqet nga drejtori, i cili në të njëjtën kohë është anëtar i ekipit të lartë menaxhues të MPMS-së dhe është përgjegjës për: 
• Zhvillimin dhe promovimin e politikave sociale për Kosovë, sikundër edhe implementimin e legjislacionit relevant; 
• Planifikimin strategjik për të gjitha njësitë gjegjëse brenda DMS-së, duzke përfshirë edhe drejtimin e QPS-ve, institucioneve për strehim të përkohshëm dhe 24 orësh etj; 
• Menaxhimin e buxhetit të DMS-së si dhe shfrytëzimin e tij në zhvillimin e infrastrukturës së institucioneve, të cilat janë nën përgjegjësi të DMS-së; 
• Implementimin, zhvillimin dhe administrimin e fondeve të ndryshme nga donatorët, aktualisht programin e Bankës Botërore, DFID-it, UNICEF-it etj.; 
• Në kuadër të Bankës Botërore dhe DFID-it menaxhimi i implementimit të projektit STAKES-it dhe Grupit Konsultativ të Helsinkit (program afatgjatë); 
• Në kuadër të programit të UNICEF-it menaxhimi i implementimit të donacionit për krijimin e bazës së re të të dhënave për shërbimet sociale, gjegjësisht për QPS-të; 
• Ofron udhëzime dhe këshilla për ekipet e ndryshme multidisiplinare; 
• Luan rol kyç, ose udhëheqës, në dialogun për politika sociale me partnerët qeveritarë, OJQ si dhe me agjenci të tjera kur kërkohet; 
• I ofron këshilla politike Kabinetit të Ministrit dhe Qeverisë së Kosovës kur kjo gjë i kërkohet; 
• Inkurajon zhvillimin e iniciativave dhe aktiviteteve të bashkësisë që kanë të bëjnë me çështje sociale; 
• Është përgjegjës për publikimin e analizave dhe studimeve që krijohen nga DMS-ja si politika sociale dhe shërbime sociale; 
• Krijon raporte të mira si dhe koordinon me kompetencë bashkëpunimin me departamentet tjera brenda MPMS-së, lidhur me çështjet që[ kanë relacion me mirëqenien sociale; 
• Këshillon nga afër me pjesëmarrësit relevantë dhe propozon procedura për rritjen e efikasitetit të departamentit dhe të njësive brenda DMS-së.

Newsletter subscription