Ndrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne AnglishtNdrrimi i gjuhes ne Serbisht
Logo
Fushëveprimtaria e Divizionit të Këshilltarëve• Bën përpilimin e formave , procedurave, standardeve mentorimin,monitorimin profesional, sugjerimin për përpilimin dhe harmonizimin e legjislacionit në fushën e mirëqenies sociale, Ligjit për familjen, Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve (alimentacioni, shtesa etj), Kodi penal, Ligji për adoptim etj;
• Shqyrton ankesat e parashtruara, verifikimin e gjendjes faktike, mbledhjen e fakteve;
• U ofron mendime profesionale , konsultime, udhëzime, këshillime dhe trajnime, individëve dhe organizatave të ndërlidhura në punën e mbrojtjes sociale në Kosovë; në përgatitje të mentorimit profesional, punon në bashkëpunim me njerëzit kyçë të ndërlidhur me punën e DIPS-së, për t’i caktuar politikat; standardet, kriteret, procedurat në praktikën e punës së mirëqenies sociale; në fushën e zhvillimit profesional të përsonelit të QPS-ve, OJQ-ve dhe asociacioneve të tjera të punës sociale;
• Kryen vazhdimisht vlerësimin e nevojave për trajnim, që ta inkorporojë planin trajnues të ekipit;
• Bën planifikimin strategjik për të ofruar mentorim, monitorim porfesional, fillimisht me personelin e QPS-ve dhe eventualisht , duke i përfshirë profesionistët e tjerë të OJQ-ve dhe asociacioneve të tjera në fushën e mirëqenies sociale në Kosovë në përputhje me objektivat e përcaktuar në planin strategjik të DIPS-së;
• Ofron udhëzime, këshillimi dhe konsultime për nëpunësit e shërbimeve sociale në QPS-të, OJQ-të dhe asociacionet tjera lidhur me një mori çështjësh të rasteve të shërbimeve sociale dhe të mirëqenies sociale;
• Vazhdon me mbledhje pasuese me nëpunësit e shërbimeve sociale në QPS-të, OJQ-të etj. Sipas nevojës;
• Mban dokumentacioni dhe dosjet e sakta të vizitave në terren dhe të çdo pjesmarrjeje në raste;
• Inicon dhe vepron së bashku me aktorë të tjerë të mbrojtjes sociale për të ndarë informata;
• Kontribuon në identifikimin e standardeve ndërkombëtare dhe mbështet përkrahjen e standardeve në punën e mirëqenies sociale;
• Bën vlerësimin e nevojave për trajnim;
• Merr pjesë në trajnimet relevante që ofrohen nga OJQ-të dhe nga asociacionet tjera;
• I zhvillon materialet dhe mban trajnime në çështjet e identifikuara të shërbimeve sociale me përsonelin e QPS-ve dhe institucionet e tjera qeveritare dhe joqeveritare.

Newsletter subscription