Fushëveprimtaria e Departamentit të Institutit të Politikës SocialeDIPS-ja ekziston në kuadër të MPMS-së dhe ka përgjegjësi statutore dhe ligjore që:
• Ta promovoj dhe ta mirëmbaj dijen, shkathtësitë dhe standardet profesionale në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare si dhe të licencoj dhe regjiostrojë profesionistët që punojnë në këtë fushë;
• Ta zhvillojë dhe ta promovojë një kod etik për profesionistët e shërbimeve sociale;
• DIPS-ja publikon standadet profesionale;
• Bën shërbime të trajnimeve dhe të këshillave për profesionistët;
• Mërret me hulumtime të problemeve sociale me interes të veçantë për MPMS-në dhe me nxjerrjen e publikimeve;
• DIPS-ja ofron këshillime, mentorime, trajnime për QPS-të dhe institucione të tjera joqeveritare që merren me mirëqenien sociale;
• DIPS-ja bën formulimin e standardeve të mirëqenies sociale, bën percjelljen, zhvillimin e mentorimin e tyre në koordinim me DSHS-në dhe DMS-në;
• DIPS-ja harton projekte të hulumtimeve të dukurive të ndryshme sociale dhe i realizon ato, qoftë vetë qoftë bashkërisht me OJQ apo inmstitucione profesionale nga lëmi social;
• DIPS-ja gjithashtu vendos në shkallën e dytë për ankesat e qytetarëve që kanë të bëjnë me shërbimet sociale;
• Instituti i Politikës Sociale, përmes propozimeve, ndikon në përmirësimin e politikave sociale, dike ofruar këshillime, mentorime, trajnime, hulumtime.