Ballina Kontaktet

Kabineti i Ministrit Zyra e Sekretarit Departamentet Institutet Legjislacioni Historiku dhe fushË veprimtaria e mmph TenderËt/Shpallje MundËsi pËr punËsim FotogaleriaLinqet ArkivA

Qasja në Webmail
 
Kthehu prapaZyra për Informim - Lajmet

 

Fjala e ministrit Yagcilar për Strategjinë “Shkollat Promovuese të Shëndetit 2009-2018”

Sot në lokalet e Hotelit “Viktoria në Prishtinë u prezantua Strategjia “Shkollat Promovuese të Shëndetit. Të pranishëm në prezantimin e kësaj Strategjie ishin ministri i MASHT, Z. Enver Hoxhaj, ministri i MSH, Z.Alush Gashi, ministri i MMPH-së, Z. Mahir Yagcilar, ministri i MKRS, Z. Valton Beqiri, përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues të Rrjetit Evropian të shkollave Promovuese të Shëndetit.
Strategjia Promovuese e Shëndetit në shkollat e Republikës së Kosovës paraqet kornizën themelore përmes të cilës sektorët e arsimit, shëndetësisë, mjedisit, rinisë, individët , organizatat qeveritare dhe joqeveritare, sektori i biznesit dhe të gjithë të interesuarit do të zbatojnë programe të veçanta me qëllim të ngritjes së cilësisë së punës si të mësimdhënies ashtu edhe të mësimnxënies në një mjedis të shëndetshëm të përshtatshëm pa dhunë dhe të hapur për ide të reja.
Duke e përshëndetur punën dhe angazhimin e bërë për hartimin e kësaj Strategjie, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Mahir Yagcilar tha se për lansimin e Strategjisë për shkollat promovuese të shëndetit në Kosovë (2009-2018), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po tregon përkushtim të veçantë në orientimin e politikave mjedisore, hartimin e ligjeve, adaptimin dhe përafrimin e tyre me kuadrin ligjor të BE-së dhe në përputhje me politikat dhe trendet globale.
Krahas procesit të integrimeve të Kosovës në strukturat e ndryshme ndërkombëtare qofshin ato diplomatike, apo ekonomike, për të qenë në linjë me Bashkimin Evropian dhe Komunitetin Ndërkombëtar, Ministria e Mjedisit është  duke bërë përgatitje edhe për nënshkrimin e konventave, protokolleve dhe marrëveshjeve te rëndësishme mjedisore.
Më tej në fjalën e tij, ministri Yagcilar , tha se çështje me rëndësi të madhe pa dyshim  është edhe Strategjia për Shkollat Promovuese të Shëndetit në vendin tonë.
Për Strategjinë  Shkollat Promovuese të Shëndetit (SHPSH-së) ministri   Yagcilar teksoi këto qëllime dhe objektiva:

  • Sigurimin e mjedisit shkollor të shëndetshëm dhe miqësor, të sigurt përmes edukimit shëndetësor, promovimit të mbrojtjes së mjedisit dhe forcimit të partneritetit ndërmjet shkollës, prindërve dhe komunitetit.
  • Fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorëve të ndryshëm, si arsimi, shëndetësia, mjedisi, rinia etj.
  • Arritja e një mënyre të shëndetshme të jetesës për tërë popullatën e shkollës dhe komunitetin në tërësi

· Krijimin e një ambienti të shëndetshëm dhe stimulues për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

  • Zhvillimin e rregulloreve , strukturave dhe zbatimin e praktikave që mbështesin shëndetin brenda dhe jashtë shkollës
  • Promovimin e ambientit të shëndoshë shkollor, ku nxënësit mund të përfitojnë njohuri dhe aftësi të reja; dhe
  • Projektimin e hapësirave mjedisore të shkollës.

“Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë lehtë të arrijmë të vendosim standarde të BE-së,  mirëpo përcaktimi  jonë është që ne të kemi standarde evropiane kurse zbatimi i tyre mendojmë se është edhe në jetësimin e kësaj Strategjie me interes për shkollën gjegjësisht nxënësit tanë”, tha në fjalën e tij ministri Yagcilar .
Strategjinë Shkollat Promovuese të Shëndetit, e ka hartuar Komiteti Ndërministror nga Ministria e Arsimit, Ministria e Shendetësisë, Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.


  Zyra për informim - MMPH
Prishtinë, 28.10.2009

© 2006 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor