Ballina Kontaktet

Kabineti i Ministrit Zyra e Sekretarit Permanent Departamentet Institutet Legjislacioni Publikimet TenderËt/Shpallje MundËsi pËr punËsim FotogaleriaLinqet ArkivA

Qasja në Webmail
 
Kthehu prapaZyra për Informim - Lajmet

U prezantua Draft-Raporti për Gjendjen e Ujërave në Kosovë

Sot në lokalet e Hotelit “Prishtina” Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës,  prezantoi Raporti për Gjenden e Ujërave në Kosovë. Të pranishëm në punëtori ishin ekspertë të shumtë të lëmisë së ujërave dhe mjedisit në përgjithësi. Në fjalën e tij përshëndetëse , ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinro,Z.Mahir Yagcilar tha se çështjet si mungesa e ujit, ruajta dhe menaxhimi i qëndrueshëm i resurseve ujore konsiderohen sot si një ndër problemet më të mëdha globale mjedisore.
Resurset ujore kanë rëndësi shumë të madhe për jetën dhe ekonominë e njeriut dhe janë burim kryesor i plotësimit të nevojave për ujë të pijes, për ujitjen e tokave dhe për industri. Natyrisht se edhe në Kosovë këto probleme janë evidente, andaj ne si Ministri, këto çështje i kemi vendosur në mesin e prioriteteve të punës dhe të  angazhimit tonë.
Në kuadër të aktiviteteve të Ministrisë së Mjedisit për vitin 2010, në sektorin e ujërave ministri Yagcilar tha se duhet veçuar sidomos projektet në ngritjen e infrastrukturës ujore dhe në rregullimin e shtretërve të lumenjve. Po ashtu, MMPH do të vazhdojë angazhimin e saj edhe në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes dhe në menaxhimin e ujërave të zeza. Në veçanti, ne si Ministri do të angazhohemi në plotësimin e infrastrukturës ligjore dhe  harmonizimin e saj me direktivat e Bashkimit Evropian.
Përpilimi i kadastrit të ujërave ndotëse dhe Finalizimi i Raportit për Gjendjen e Ujërave në Kosovë janë dy dokumente të rëndësishme të cilat do të ndihmojnë shumë në zgjidhjen e problemeve në sektorin e ujërave.
Ne, vlerësojmë se finalizimi i suksesshëm i këtyre dy dokumenteve do të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së ujërave, menaxhimin më të mirë të këtyre resurseve në të ardhmen, orientimin e politikave te MMPH-se si dhe orientimin e  investimeve prioritare në këtë fushë.
Më tej në fjalën e tij ministri Yagcilar, tha se R aporti për Gjendjen e Ujërave do të jetë një bazë e mirë edhe për hartimin e Strategjisë Nacionale për Administrimin e ujërave, që po ashtu është një tjetër prioritet yni në fushën e ujërave.
“Kur kemi parasysh faktin se  Kosova ka resurse të kufizuara ujore, na duhet të  pranojmë se mbrojtja, ruajtja dhe monitorimi i cilësisë se tyre është njëra prej sfidave më te mëdha mjedisore para shoqërisë sonë. Por duhet pranuar faktin se menaxhimi i qëndrueshëm i resurseve ujore, mbrojtja e ujërave dhe përmirësimi i cilësisë së ujërave kërkojnë  përkushtim të veçantë nga të gjithë faktorët përgjegjës.
Një shembull i mirë i bashkëpunimit i të gjitha institucioneve përgjegjëse në sektorin e ujërave është pikërisht hartimi i Raportit për gjendjen e ujërave. Ky Raporti, është një produkt yni i përbashkët, për faktin se në të janë prezantuar të dhënat nga të gjitha institucionet përgjegjëse, prandaj edhe cilësia e raportit varet nga puna dhe kontributi i juaj”, tha në fjalimin  e tij ministri Yagcilar.

 

  Zyra për informim - MMPH
Prishtinë, 28.01.2010


© 2006 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor