Nga dita e sotme Udhëzimi Administrativ për Gjobat Mandatore do të zbatohet në tërë vendin
Sot në lokale e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u mbajt takimi i përbashkët në mes të inspektorëve të MMPH-së dhe inspektorëve mjedisor nga të gjitha komunat e Kosovës.
Qëllimi i takimit ishte që të koordinohen punët dhe veprimet në tërë vendin, për zbatimin e plotë të Udhëzimit Administrativ Nr. 04-2009 i cili ka hyrë në fuqi më 5 qershor 2009 dhe i cili parasheh gjoba mandatore për të gjithë ndotësit e midisit.
Sekretari i Përhershëm Z. Arben Çitaku tha se veprimet tona të përbashkëta do ta jetësojnë plotësisht në praktikë këtë Udhëzim Administrativ.
Jemi dëshmitarë të degradimeve të mëdha mjedisore andaj koordinimi i përbashkët dhe veprimet konkrete në teren janë të domosdoshme, tha Sekretari i MMPH-së Z. Arben Çitaku.
Muhamet Malsiu, drejtor i Departamentit të Mjedisit pasi përshëndeti angazhimin e përbashkët të inspektorëve tha se indikatori i vetëm i sukseseve tona është përmirësimi i gjendjes mjedisore.
Në fund të takimit Avdullah Pirqe, Zyrtar në Sektorin e Vetëdijesimit ua prezantoi inspektorëve komunal në hollësi Udhëzimin Administrativ.
Edhe pse komunat kohë me parë kanë zhvilluar fushata mediave dhe disa prej tyre kanë filluar zbatimin në teren të Udhëzimit Administrativ për Gjobat Mandatore, inspektorëve komunal iu shpërnda edhe një material informativ (Poster dhe fletëpalosje) të cilat do tu shpërndahen qytetarëve dhe do të vendosen nëpër qytetet e Kosovës në mënyrë që qytetarët të kenë informata të mjaftueshme për gjobat mandatore .
| |
Zyra për informim - MMPH
Prishtinë, 28.01.2010 |
|