Ballina Kontaktet

Kabineti i Ministrit Zyra e Sekretarit Departamentet Institutet Legjislacioni Publikimet TenderËt/Shpallje MundËsi pËr punËsim FotogaleriaLinqet ArkivA

Qasja në Webmail
 
Kthehu prapaZyra për Informim - Lajmet


U mbajt takimi i radhës MMPH-MTPT në prani edhe të përfaqësuesve të Kompanisë Bechtel&Enka

Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Z. Arben Çitaku i shoqëruar nga drejtorët e departamenteve dhe këshilltarët politik, mbajtën sot takimin e radhës me këshilltarin e ministrit të MTPT-së, Z. Xhevdet  Smakiqi dhe Z. Naser Zhjeqi, Zyrtar në Departamentin për Infrastrukturë Rrugore. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kompanisë Bechtel & Enka. Qëllimi i takimit ishte që negociatat që tani po zhvillohen për ndërtimin e Autostradës Vërrmicë – Merdarë,  të harmonizohen edhe me Ministrinë e Mjedisit në mënyrë që paralelisht me punët tjera të sigurohen dokumentet përkatëse duke filluar nga Pëlqimi Mjedisor e deri tek Leja e Ndërtimit dhe Leja e Përdorimit.
Në fillim të takimit u tha se ky është një projekt me efekte të gjithanshme, pra edhe efekte të aspektit mjedisor, andaj bashkërisht që nga sot do ti harmonizojmë të gjitha veprimet në mënyrë që Kompania  të pajiset me të gjitha dokumentet  përkatëse në afatin sa më të shkurtë të mundshëm.
Sekretari i Përhershëm Arben Çitaku i njoftoi përfaqësuesit e Kompanisë me të gjitha procedurat që ata duhet ti ndjekin në mënyrë që të pajisen me të gjitha lejet që kërkohen.
“Ndërtimi i Autostradës është interes nacional. Gjithë dokumentacioni i nevojshëm do tu jepet, por gjithnjë duke u bazuar në ligjet ekzistuese dhe për asnjë moment duke mos i zgjatur dhe komplikuar procedurat administrative. Grupi Punues ndërministrorë do ti përcjell të gjitha procedurat e parapara, tha Sekretari i MMPH-së, Z. Arben Çitaku.
Në fund të takimit, përfaqësuesit e Kompanisë Bechtel & Enka, thanë se ky është një projekt shumë i madh dhe sfidues, prandaj bashkëpunimi ynë me Ju do të jetë intensiv dhe i vazhdueshëm për ti përmbushur të gjitha kërkesat tuaja.
“Jemi shumë të kënaqur me gatishmërinë, bashkëpunimin dhe informacionet e hollësishme që morëm  nga Ministria e Mjedisit. Paralelisht me punët tjera dhe gjithnjë duke i respektuar ligjet tuaja, ne do të aplikojmë me kohë për tu pajisur me të gjitha lejet që kërkohet ti kemi nga Ministria”, thanë përfaqësuesut e Kompanisë Bechtel& Enka


  Zyra për informim - MMPH
Prishtinë, 26.01.2010


© 2006 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor