Ballina Kontaktet

Kabineti i Ministrit Zyra e Sekretarit Departamentet Institutet Legjislacioni Historiku dhe fushË veprimtaria e mmph TenderËt/Shpallje MundËsi pËr punËsim FotogaleriaLinqet ArkivA

Qasja në Webmail
 
Kthehu prapaZyra për Informim - Lajmet


Ekspertë të Bankës Botërore ofrojnë ndihmë për hartimin e Strategjisë së Ujërave

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Z. Mahir Yagcilar, sekretari i përhershëm , Arben Çitaku dhe drejtori i Departamentit të Ujërave, Naser Bajraktari pritën sot në një takim përfaqësues dhe ekspertë të Bankës Botërore. Temë bosht e takimit ishte ofrimi i ndihmës me anë të ekspertëve nga Banka Botërore për hartimin e një Plani Strategjik i cili do ti paraprij hartimit të Strategjisë së Ujërave të Kosovës.
"Projektet për ujëra janë mjaft të shtrenjta , por me një bashkëpunim dhe me ndihmën edhe të Komisionit Evropian USAID-it dhe donatorëve të tjerë do të arrihet qëllimi në këtë fushë", thanë në fillim të takimit përfaqësuesit e Bankës Botërore.

Eksperti për ujëra dhe hartime të strategjive Prof. Dr. Janisz  Kindler, i cili vitin e kaluar kishte hartuar Strategjinë e Ujërave të Polonisë, tha se ajo çfarë ai dëshiron të bëjë është që ndihma e tij profesionale të mbështetet në kërkesat konkrete që ka vendi ynë në sferën e ujërave."
Ligji i Ujërave e obligon Ministrinë e Mjedisit që të hartoj Strategjinë e Ujërave dhe Planet Strategjikë për menaxhimin e Pellgjeve Ujore, prandaj fillimi i kësaj pune kërkon që të kemi një plan dhe një dokument ku do të detaizojmë punët dhe ecurinë e punëve duke i involvuar institucionet tjera dhe në këtë mënyrë të krijojmë një axhendë pune", tha ministri Yagcilar.

Në fund të takimit ministri Yagcilar, pasi i falënderoi përfaqësuesit dhe ekspertët e Bankës Botërore , për gatishmërinë e tyre për të ofruar ndihmë në hartimin e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, tha se puna e përbashkët me Departamentin e Ujërave patjetër se do të rezultojë pozitivisht dhe pas dy javësh caktoi takimin e radhës për tu informuar me punën, kërkesat , nevojat dhe mjetet financiare që do të nevojiten për hartimin e Strategjisë së Ujërave.
Menjëherë pas takimit me përfaqësuesit dhe ekspertët e Bankës Botërore, Sekretari i Përhershëm dhe drejtori i Departamentit të Ujërave mbajtën edhe një takim i cili ishte vazhdimësi e takimit me përfaqësuesit e BB,  me përfaqësuesit e institucioneve vendore.
Qëllimi i takimit ishte që të gjitha institucionet vendore ti harmonizojnë projektet e tyre ujore me qëllim që para donatorëve të dilet me një listë të harmonizuar të projekteve.
Sekretari i Përhershëm, Arben Çitaku, kërkoi nga të gjithë që para së gjithash të qartësohet çështja e shfrytëzimit të ujit .
Në fund të takimit sekretari kërkoi nga përfaqësuesit e institucioneve vendore që projekt-propozimet e projekteve ujore së pari të dërgohen në Departamentin e Ujërave dhe në Zyrën për Koordinim dhe Zhvillim pranë ZKM-së, në mënyrë që të harmonizohen dhe pastaj si projekte të harmonizuara mirë të paraqitën në takimin me donatorët.


  Zyra për informim - MMPH
Prishtinë, 24.09.2009


© 2006 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor