Ujërat janë prioritet i MMPH-së, dhe i qeverisë, dhe ne jemi shumë të përkushtuar që në këte fushë të ndërmarrim masat e duhura për adresimin e sfidave me të cilat ballafaqohemi në këte fushë, me gjithë kapacitetin që ka MMPH
Kështu tha sot ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Mahir Yagcilar, gjatë takimit të sotëm me donator në fushën e ujërave. Të pranishëm në takim ishin edhe sekretari i përhershëm Arben Çitaku, drejtori i DU-së, Naser Bajraktari , përfaqësues të ECLO-së, Ambasadës Suedeze, Bankës Botërore, Zyra për Koordinim Zviceran, USAID-i, KFË, AKZHIE-së, ZRRUM, Task –Forca për Ujëra-Zyra e kryeministrit dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Në fjalën e tij përshëndetëse ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Mahir Yagcilar, tha se ky takim është vazhdimësi e takimeve të mëparshme me donatorët që e përkrahin fushën e ujërave dhe të atyre që mund të jenë donatorë potencial në të ardhmen. Takimit i shtohet rëndësia edhe më tepër duke marrë parasyshë mundësinë që në këto takime sektoriale ,ti prezentojmë prioritet tona që ndërlidhën me fushën e ujërave e që do të shërbejë edhe si bazë e mire për pregatitjen e forumeve më të larta për koordinimin e përkrahjes nga donatorët e që tani është edhe rol i AKZHIE (Agjencia për Koordinim, Zhvillim dhe Integrime Evropiane).
“Sikur që e dini, ujërat janë prioritet i MMPH-së, dhe i qeverisë, dhe ne jemi shumë të përkushtuar që në këte fushë të ndërmarrim masat e duhura për adresimin e sfidave me të cilat ballafaqohemi në këtë fushë, me gjithë kapacitetin që ka MMPH, e që shumë shpesh ky kapacitet nuk është i mjaftueshëm dhe gjithmon mbështetemi edhe në mundësinë e përkrahjes së donatorëve potencial që janë të gatshëm ta përkrahin këte fushë, që është edhe ndër fushat prioritare të BE-së”, than ë fjalën e tij ministri Yagcilar, .
Sekretari i Përhershëm Arben Çitaku tha se është mëse e qartë se rolin primar për ujërat e ka MMPH-ja derisa prioritet është hartimi i Strategjisë së Ujërave përmes së cilës do ti harmonizonim, legalizonim dhe orientonim prtojektet në fushën e ujërave. Ai po ashtu potencoi disa projekte që janë duke u realizuar si rregullimi i shtratit të lumit Mirusha në Gjilan, lumit Klina në Skenderaj, lumit Tërstena në Vushtrri, hartimin e projektit Socio-Ekonomik për Lumbardhin në Prizren si dhe një numër projektesh të parapara në Kornizën afatmesme për ujë të pijshëm dhe hulumtimin e burimeve të reja të ujit. Derisa në të kaluarën projektet nuk kanë qenë të koordinuara , tani ky forum do ti harmonizoj dhe koordinoj projektet. Në fund të takimit sekretari i përhershëm i MMPH-së, Z. Arben Çitaku kërkoi që projektet në realizim e sipër dhe ato të realizuara të dërgohen në Ministri në mënyrë që sit ë tilla të harmonizohen. Takimi i radhës i këtij Forumi do të mbahet në muajin dhjetor