Përfaqësues dhe ekspertë të Kompanisë Kroate ‘Gradatin” të shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kroacicë në Kosovë, Z. Zllatko Kramariq, vizituan sot Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor , të cilët i priti ministri Z. Mahir Yagcilar me stafin e tij.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i punës së Kompansë “Gradatin” për menaxhimin e mbeturinave.
Në fillim të takimit, ministri Yagcilar pasi i përshëndeti të pranishmit e në veçanti Ambasadorin Kramariq, tha se bashkëpunimi i ndërsjellët dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e mjedisit në mes të dy vendeve është shumë i domosdoshëm ngase çështjet mjedisore kanë një rëndësi të veçantë për çdo shtet. Bashkëpunimi ynë ka dhënë rezultate konkrete deri më tani andaj jam i bindur se rezultatet nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen, tha në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Yagcilar.
Ambasadori Krqamariq tha se tani është koha e duhur që Republika e Kroacisë dhe Republika e Kosovës të vazhdojnë bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe vizioneve për një mjedis të pastër. Ky është edhe qëllimi i prezantimit të sotëm nga Kompania “Gradatin” e cila merret me menaxhimin e mbeturinave , tha ambasadori Kramariq.
Pas prezantimit që bënë ekspertët kroat për menaxhimin e mbeturinave, ministri Yagcilar i njoftoi me legjislacionin e kësaj fushe, punët që po bëhen për hartimin e Strategjisë së Mbeturinave , por njëkohësisht edhe me vështërsitë që ka vendi ynë në këtë fushë.
“ Ditëve të fundit kemi prezantuar dhe publikuar Raportin për Gjendjen e Mbeturinave në Kosovë. Jemi në fazën e hartimit të Strategjisë. Problem në vete për menaxhimin dhe grumbullimin e mbeturinave tani e kemi shkallën e ulët të inkasimit. Në këtë aspekt do të ishte mire që përvojat tona ti orientojmë në aspektin legjislativ dhe ti harmonizojmë direktivat Evropiane me ligjet tona.
Po ashtu të shihen dhe sqarohen saktë kompetencat e komunave në këtë fushë ”, tha në fund të takimit, ministri Yagcilar.