Ballina Kontaktet

Kabineti i Ministrit Zyra e Sekretarit Departamentet Institutet Legjislacioni Publikimet TenderËt/Shpallje MundËsi pËr punËsim FotogaleriaLinqet ArkivA

Qasja në Webmail
 
Kthehu prapaZyra për Informim - Lajmet


Drejtorja e UNDP-së për Turqi, Znj. Katalin Zaim  ofroi përkrahje për  hartimin e strategjive mjedisore

Për një periudhë dy javore do të jem në Republikën e Kosovës për të marrë informacione dhe shqyrtuar përkrahjen për projektet mjedisore.

Kështu tha sot drejtorja e UNDP-së për Turqi, Znj. Katalin Zaim e cila së bashku me drejtorin e UNDP-së për Kosovë ,  Z. Parviz Fartash, vizituan Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ku u pritën nga Ministri i Mjedisit , Z. Mahir Yagcilar .

Në fillim të takimit, ministri Yagcilar pasi i falënderoi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, i njoftoi mysafirët   me aktivitetet , punën dhe   projektet mjedisore.

Ministri Yagcilar tha se tani nevojë e jona imediate është hartimi i strategjive.

Kemi bërë disa hapa në këtë drejtim, por tani kemi nevojë për ndihmën e UNDP-së dhe njëkohësisht edhe përvojat e shtetit Turk, sidomos për hartimin e Strategjisë për Biodiversitet , Mjedis dhe Strategjisë për  Menaxhimin e Parqeve Nacionale.

“Ne jemi plotësisht të sigurt se hartimi i këtyre strategjive do të na hapë rrugë drejt hartimit dhe realizimit të projekteve të mirëfillta mjedisore, por edhe ndihmës që do ta kishim nga ana e donatorëve”, tha ministri Yagcilar.

Znj. Katalin Zaim, tha se UNDP ka ndihmuar shumë për përgatitjen dhe hartimin e strategjive të tilla në Republikën e Turqisë dhe se pikërisht këto strategji i kanë hapur rrugë zhvillimit të më tejmë ekonomik të shtetit Turk. Një ndihmë e tillë, tha , Znj. Katalin, nuk do të mungoj edhe për Republikën e Kosovës.

  Zyra për informim - MMPH
Prishtinë, 11.03.2010


© 2006 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor