I zhvilloi punimet Tryeza e Rrumbullakët "Metodologjia , Teknika e Vizionit në Planifikimin Pjesëmarrës"
Organizuar nga UN-HABITAT-i dhe e mbështetur nga Fondacioni Fridrih Ebert Stiftung si dhe nga Fondacioni Suedez për Trashëgiminë Kulturore, sot në ambientet e Hotelit Grand në Prishtinë i zhvilloi punimet Tryeza e Rrumbullakët e cila temë bosht kishte "Metodologjinë dhe Teknikat e Vizionit në Planifikimin Pjesëmarrës".
Pjesëmarrës në këtë Tryezë ishin edhe përfaqësues të komunave dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës.
Në fjalën e tij përshëndetëse ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar, tha se Kosova tani po kalon në fazën e tranzicionit politik, social dhe ekonomik dhe ky tranzicion prek të gjitha aspektet e jetës duke mos kursyer as planifikimet urbane të qyteteve , fshatrave dhe mjedisin.
" Të gjithë jemi dëshmitarë se në Kosovë po vazhdon dukuria e urbanizimit të pa kontrolluar edhe për kundër asaj që ne si Ministri po mundohemi që të bëjmë rregull hapësinor , prapë se prapë po përballemi me vështërsi të shumta gjë që vlen edhe për komunat të cilat po përballen me fillimin e ciklit të parë të planifikimit komunal dhe hapësinor. Si Ministri jemi në përfundim e sipër të Planit Hapësinor të Kosovës gjë që do të jetë më lehtë për qeveritë komunale në përpilimin e planeve hapësinore , urbane dhe zhvillimore të tyre", tha në fillim të fjalës së tij ministri Yagcilar.
Në vazhdim të fjalës së tij, ministri Yagcilar, potencoi faktin se vitin e kaluar komunat më të mëdha rë Kosovës në 6 qendrat më të mëdha janë të parat që i kanë planet për zhvillim komunal dhe urban të krijuara në mënyrë strategjike gjithëpërfshirëse dhe të orientuara në veprime që tashmë janë miratuar formalisht apo janë në etapat e fundit para miratimit. Një punë e tillë po vazhdon edhe këtë vit.
Po ashtu ministri Yagcilar, tha se për ti realizuar të gjitha këto duhet të punohet intenzivisht për:
- Implementimin e ligjeve , përkatësisht hartimin e akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjera dhe
- Koordinimin më të mirë në mes të nivelit qendror dhe atij lokal.
Mbrojtja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor , nuk mund të realizohet pa një bashkëpunim të frytshëm dhe të gjithanshëm jo vetëm në nivel lokal por edhe në atë rajonal dhe global, tha në fund të fjalës së tij ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar,
| |
Zyra për informim - MMPH
Prishtinë, 09.10.2009 |
|