Ballina Kontaktet

Kabineti i Ministrit Zyra e Sekretarit Departamentet Institutet Legjislacioni Historiku dhe fushË veprimtaria e mmph TenderËt/Shpallje MundËsi pËr punËsim FotogaleriaLinqet ArkivA

Qasja në Webmail
 
Kthehu prapaZyra për Informim - Lajmet


Çështjet mjedisore do të jenë në agjendën e Agjencionit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Qeverisë së Japonisë (JICA)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Mahir Yagcilar , priti sot drejtoren  e re të Zyrës së Agjencionit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë nga Japonia (JICA) Znj. Yumi Yasuda .
Në fillim të takimit Znj. Yasuda tha se orientimet e ndihmës së  Qeverisë Japoneze janë në dy fusha :
Në Zhvillimin e Resurseve Humane dhe  në Mbrojtjen e Mjedisit.
Ministri  Yagcilar pasi e falënderoi Znj. Yasuda për vizitën , dhe  gatishmërinë për të ofruar  përkrahjen dhe ndihmën e tyre, tha se ndër çështjet dhe problemet mjedisore me të cilat përballet Kosova si prioritete tani janë trajtimi i ujërave të zeza dhe mbeturinave e në veçanti mbeturinave të rrezikshme.
Ne si Ministri tani jemi në fazën e hartimit të Strategjisë së  Mbeturinave. Trajtimi i mbeturinave dhe ujërave të zeza janë  projekte që  kërkojnë një kosto të konsiderueshme  investimesh , andaj ndihma dhe përkrahja Juaj do të ishte e mirëseardhur, tha ministri  Yagcilar.
Znj. Yasuda  dhe ministri Yagcilar u pajtuan që bashkërisht edhe me komunat të shikohet mundësia e trajtimit  dhe fillimit të realizimit  të këtyre projekteve.
“Qëllimi ynë është  që të  ofrojmë ndihmë në fushën e mjedisit, andaj ndihma e Agjencionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Japonisë (JICA), nuk do të  mungoj por vetëm sa  do të intensifikohet çdo herë e më shumë”, tha në fund të takimit drejtoresha e JICA-s Znj. . Yumi Yasuda.


  Zyra për informim - MMPH
Prishtinë, 02.02.2010


© 2006 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor