Ballina Kontaktet

Kabineti i Ministrit Zyra e Sekretarit Departamentet Institutet Legjislacioni Historiku dhe fushË veprimtaria e mmph TenderËt/Shpallje MundËsi pËr punËsim FotogaleriaLinqet ArkivA

Qasja në Webmail
 
Kthehu prapaZyra për Informim - Lajmet


Sektori i ujërave ka nevojë për mbështetje dhe investime

Zhvillimit të kapaciteteve të nevojshme teknike dhe institucionale për t'u siguruar që uji dhe burimet e tij në Kosovë trajtohen me kujdes të duhur e në përputhje me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Evropian, ka qenë synim i projektit dyvjeçar në vlerë prej 1.9 milionë euro të financuar nga BE-ja në përkrahje të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Gjatë Konferencës përfundimtare të projektit të përgatitur nga Departamenti i ujit të MMPH, është thënë se qëllim është plotësimi i kushteve dhe direktivave të BE-së për sistemin e ujit, si dhe një menaxhim i qëndrueshëm dhe mbrojtje e mirë e burimeve të ujërave të ëmbla sikurse bëhet në vendet e Evropës.
Sekretari permanent i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH), Arben Çitaku, duke falënderuar financuesit e projektit edhe ka vlerësuar se kjo është vetëm një nismë që tregon një rezultat final, i cili mund të arrihet vetëm me bashkëveprim të shumë faktorëve.
“Puna e cila është bërë deri më tani është fryt dhe rezultat i bashkëveprimit në mes të Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sektori i ujërave ka nevojë për mbështetje institucionale dhe investime kapitale në gjitha sferat e saja, andaj ky projekt është vetëm një nismë dhe e tregon një rezultat final, i cili mund të arrihet me bashkëveprimin e të dy palëve”, ka thënë Çitaku.
Dihet se mbrojtja e burimeve të ujit, e ekosistemeve ujore dhe e ujit të pijshëm është njëra prej gurthemeleve të mbrojtjes së ambientit në Evropë.
Me këtë rast, shefi i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian (KE), Kjartan Bjornssen tha se menaxhimi i burimeve të ujit tejkalon kufijtë nacionalë, andaj edhe veprimi i bashkërenduar në nivelin rajonal, apo edhe më gjerë është i nevojshëm për të siguruar mbrojtje efikase.
“Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian monitoron progresin e arritur në sektorin e ujit dhe ne do të vazhdojmë që të ofrojmë asistencën e duhur qeverisë përmes mekanizmave të para anëtarësimit apo çfarëdo programi tjetër për të cilin ne do të mund të ishim përgjegjës, për këtë arsye ne duam që t'u ndihmojmë dhe që të sigurojmë që të gjitha objektivat e BE-së, sa i përket mjedisit dhe të ujërave janë të besuara plotësisht edhe këtu në Kosovë”, ka thënë ai.
Po ashtu, është vlerësuar se institucioneve do t'u nevojitet të krijojnë kapacitetet teknike të duhura për të nxitur shfrytëzimin e qëndrueshëm të ujit, bazuar në mbrojtjen afatgjate të burimeve ekzistuese sipërfaqësore dhe nëntokësore të ujit për të kontribuar në zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike.
Ndërkaq, drejtori i Departamentit të Ujërave, Naser Bajraktari , duke folur për projektin tha se janë bërë investime të duhura dhe është arritur sukses në zhvillimin e aktiviteteve, të cilat kryesisht kanë qenë të fokusuara në pellgun e Drenit të Bardh.
“Një pjesë e këtyre rezultateve do të shihen edhe në prezantimin që tani do të jepen nga ekspertët e GFA-së në bashkëpunim me ata të DU-së kryesisht në hartimin e politikave mirë menaxhuese të ujërave, në plotësimin e legjislacionit, pra në fushën e ujërave, në organizimin, në përmbushjen e detyrave të Bashkësisë Evropiane dhe të gjitha këto përvoja të cilat ekspertët internacional i kanë pasur në shtetet e tjera i kanë sjell këtu tek ne në bashkëpunim me neve, disa janë në fazën e implementimit të tyre, ndërsa disa të tjera mbesin në vitin në vijim të implementohet apo të plotësohen”, ka thënë Bajraktari.
Ai tha se do të nevojiten përpjekje të mëtutjeshme nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë për të siguruar burimet e nevojshme financiare dhe personelin për të përmbushur kërkesat e BE-së.
Ndryshe, objekt i përgjithshëm i projektit ka qenë përmirësimi i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm i kushteve ambientale, duke përfshirë menaxhimin dhe kontrollin e resurseve ujore, për të plotësuar standardet e Bashkësisë Evropiane, në veçanti në lidhje me shëndetin publik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës

 


  Zyra për informim - MMPH
Prishtinë, 08.02.2010


© 2006 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor