Sot në lokalet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ministri Mahir Yagcilar dhe kryetari i KK të Rahovecit, Qzim Qeska nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për bashkëfinancimin e Projektit për rregullimin e ujësjellësit në disa fshatra të KK të Rahovecit.
Vlera e pjesërishme e projektit është rreth 600.000 Euro (Gjashqind mijë Euro) Për punët që do të kryhen në fazën e parë , Ministria e Mjedisit do të financoj 100.000 Euro (Njëqind mijë Euro), derisa KK i Rahovecit dhe komuniteti do të sigurojnë 200.000 Euro (Dyqind mijë Euro).
Për fazën tjetër të realizimit të projektit dhe deri në përfundimin e tij, mjetet financiare do ti siguroj Ministria e Mjedisit së bashku me donator të tjerë.
Faza e parë e projektit do të përfundoj gjatë këtij viti, ndërsa faza tjetër do të mbetet për vitin 2010.
Memorandumi i Bashkëpunimit për realizimin e projektit të ujësjellësit në fshatrat e Komunës së Rahovecit , do të filloj të realizohet që nga dita e sotme.