Përfundoi procesi i largimit të maunave me vaj disulfurik
Kompania amerikane " CES-ENVIRONMENTAL" , e cila kishte marrë përsipër largimin e vajit disulfurik, i cili ishte vendosur ne Parkun Industrial "Trepça, përfundoi me sukses procesin e largimit të atij vaji.
Procesi i riamballazhimit , i cili zgjati dy ditë, kaloi pa ndonjë vështërsi. Kompania e cila ishte e specializuar për transportimin e vajit disulfurik, kishte autorizimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe e përcjellur nga policia e trafikut rrugor e rajonit të Mitrovicës ka transportuar vajin disulfurik , sot pasdite (e diel 19.10.2008) drejt pikës doganore Hani i Elezit.
Nga Maqedonia vaji do të kaloj përmes Bullgarisë, Turqisë-Porti i Stambollit dhe pastaj përmes vijes detare do të transportohet për në Hjuston të SHBA-ve, ku edhe do të realizohet procesi i asgjësimit.
| |
Zyra për informim - MMPH
Prishtinë, 19.10.2008 |
|