Ballina Kontaktet

Kabineti i Ministrit Zyra e Sekretarit Permanent Departamentet Institutet Legjislacioni Publikimet TenderËt/Shpallje MundËsi pËr punËsim FotogaleriaLinqet ArkivA

Qasja në Webmail
 
Kthehu prapaZyra për Informim - Lajmet

 

Prezantohet plani hapësinor i Parkut Nacional “ Malet e Sharrit “

Përfaqësuesit e Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht të Institutit për Planifikim Hapësinor të enjten në Prizren prezantuan planin hapësinor të Parkut Nacional “ Malet e Sharrit “, ne një konsultim publik ku ishin të pranishëm përfaqësues të sektorëve të ndryshëm nga Qeveria e Kosovës, Kuvendet Komunale ku përkufizohen me malet e sharrit, OJQ-të, shoqëria civile, ekspert të pavarur dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar para të pranishmëve tha se Parku Nacional “Mali Sharr”, është një pasuri e çmuar natyrore që ka Republika e Kosovës, që karakterizohet me llojllojshmëri biologjike dhe pejsazhore. Me qëllim të mbrojtjes së kësaj trashëgimie natyrore, kërkohet hartimi i planit hapësinor, i cili do të përcaktoi në mënyrë konkrete mbrojtjen dhe shfrytëzimin e Parkut.

Plani Hapësinor do të mundësoj që kjo trashëgimi të shfrytëzohet dhe zhvillohet në mënyrë të kontrolluar, me qëllim që edhe gjeneratat e ardhme ta trashëgojnë këtë pasuri.

Ai shtoi se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjegjësisht Instituti për Planifikim Hapësinor, është në proces të hartimit të Planit Hapësinor të Parkut Nacional “Mali Sharr”. Deri më tani është vlerësuar gjendja ekzistuese e parkut dhe janë identifikuar të gjitha çështjet kyçe dhe janë identifikuar edhe sfidat kryesore si dhe është përcaktuar vizioni për të ardhmen e Parkut. Puna e realizuar deri më tash është e lidhur ngushtë me njohjen e resurseve dhe potencialeve reale në hapësirën e Parkut dhe orientimin e veprimeve menaxhuese në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm të Parkut, tha ai.

Po ashtu ai tha se gjatë këtij procesi, janë mbajtur takime me sektor të ndryshëm të Qeverisë së Kosovës, duke i harmonizuar politikat sektoriale që ndërlidhen me hapësirën e Parkut. Takimet janë organizuar edhe me përfaqësuesit e institucioneve lokale, siç janë ato të komunës së Prizrenit, Suharekës, Kaçanikut dhe Dragashit, në territoret e të cilave shtrihet Parku.

Ai kujtoi të pranishmit se në këtë fazë është e domosdoshme një gjithë-përfshirje e strukturave dhe niveleve të ndryshme, duke filluar nga ato qeveritare, jo qeveritare, ekspert të pavarur si dhe shoqëria civile e komuniteti lokal. Kjo për faktin se dokumenti i Planit Hapësinor të Parkut Nacional “Mali Sharr” duhet të përfshij propozimet dhe interesat e arsyeshme të shoqërisë. Angazhimi i juaj do të jetë kontribut i veçantë, sepse sugjerimet konkrete që do të vijnë nga ky Konsultim Publik i sotëm do të jenë ndihmesë reale për vazhdimin e punës deri në përfundimin final të Planit.

Plani Hapësinor për Zonën e Veçantë; Parku Nacional “Mali Sharr”,tha ministri Yagcilar, mbështetet në ligjet pozitive ekzistuese dhe ato të Republikës së Kosovës, gjithashtu në Direktivat Evropiane dhe në përvojat e mira menaxheriale të Parqeve Nacionale. Ky Plan duhet ti përgjigjet kërkesave aktuale dhe të definojë mënyrën e menaxhimit për një periudhë së paku 10 vjeçare. Për këtë arsye qytetarët e Republikës së Kosovës janë ftuar sot që të kontribuojnë në formulimin e një Vizioni, Qëllimi dhe Koncepti të zhvillimit të ardhshëm të Parkut Nacional “Mali Sharr”.

Pas prezantimit të Planit Hapësinor të Parkut Nacional“ Malet e Sharrit “, nga përfaqësuesi i Inistitutit për Planifikim Hapësinor u zhvillua një debat me qytëtarë dhe ekspertë të kësaj lëmie ku shumica prej tyre përkrahen dokumentin e paraqitur duke dhënë edhe vërejtje që do të inkorporohen në dokumentin final.


  Zyra për informim - MMPH
Prishtinë, 19.06.2008

© 2006 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor