REPUBLIKA E KOSOVËS - REPUBLIKA KOSOVA - REPUBLIC OF KOSOVA

QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA PËR KOMUNITETE DHE KTHIM

MINISTARSTVO ZA ZAJEDNICE I POVRATAK

MINISTRY FOR COMMUNITY AND RETURN

Kabineti i Ministrit
 
 
Administrata
 
 
Drejtorët e Departamenteve
 
 
Aktualitetet
 
 
 
 
 
Documents
 
 TitleSize (Kb)
 
Lajmet
 

Këshilltari për kthim, Drejtori i Departamentit për Kthim si dhe Udhëheqësi i Divizionit vizituan qendrat kolektive në Brezovicë dhe me këtë rast zhvilluan biseda me drejtorët e qendrave kolektive, ku për momentin janë të vendosur rreth 340 persona të shpërngulur nga KK i Prizrenit, Ferizajt dhe Prishtinës.


Zëvendësministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim  Rifat Krasnic ka vizituar Kuvendin Komunal të Vushtrrisë ku është pritur nga kryetari kësaj komune z.Bajram Mulaku.
Zv/ministri Krasnic, nga zyrtarët komunal, ndër të tjerash, është njoftuar me problemet me të cilat ballafaqohet kjo komunë dhe gjendjen e komuniteteve e në veçanti komuniteti turk.


Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve vizitoi Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Në takimin e zhvilluar në mes anëtarëve të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, Ministrit të MKK-së Sasha Rashiq si dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie u diskutua kryesisht për përzgjedhjen e projekteve të cilat në të ardhmen pritet t’i ndaj Ministria për Komunitete dhe Kthim nga buxheti i saj në shumën prej 2 milion eurove.



Mbledhje me partnerët ndërkombëtar, shoqatat e personave të zhvendosur dhe zyrtarët komunal.

Tema e mbledhjes ishte fillimi i aktiviteteve për ripunimin dhe plotësimin e Doracakut për Kthim të Qëndrueshëm.
Në këtë takim përveç përfaqësuesve të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare morën pjesë edhe ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim z.Sasha Rashiq dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar ekselenca Endrju Sparks.


Këshilltari i Ministrit të Ministrisë për Komunitet dhe Kthim Stanisha Petrovic dhe drejtori i departamentit të Kthimi pranë kësaj Ministrie Dragana Zivkovic, vizituan të kthyerit në Zhivinian në komunën Prizrenit.



Ministri për Komunitete dhe Kthim Boban Stankoviq, ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçit, i cili e aprovoi dorëheqjen e tij .
Dorëheqja është vendim i ministrit Stankoviq, i cili këtë veprim e arsyetoi me shkaqe personale.


Ministri për Komunitet dhe kthim dhe  UNDP-në kanë thelluar bashkëpunimin për  përforcimin e procesit të kthimit individual, që do të ndihmojë kthimin e serbëve të shpërngulur nga Kosova.



 

Zëvendësministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim Rifat Krasniqi, ka vizituar Kryetarin e komunës së Mitrovicës Bajram Rexepin, me të cilin ka biseduar për problemin e të zhvendosurve në këtë komunë dhe mundësitë e kthimit të komunitetit turk,  në pronat ku kanë jetuar më parë.



Ditë më parë, ministri i Ministrisë për Komunitet dhe Kthim Boban Stankoviq kishte vizituar 7 familje serbe të  kthyera, në fshatin Zhivinian të Komunës së Prizrenit, të cilët janë të vendosur në tenda strehimi, donacion i UNHCR-së dhe jetonin në kushte të vështira.
Ministri Stankoviq u kishte premtuar se do t’u ofrojë ndihmë elementare, sa më parë që është e mundur.


Kryeministri Thaçi dhe ministri Boban Stankoviq, në prani të zyrtarëve qeveritar dhe atyre ndërkombëtar kanë vënë gur-themelin e tri ndërtesave  në Llaplla Sellë të komunës së Prishtinës.
Ky projekt i financuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim është vlerësuar si një ndër projektet më të mëdha, që do të bëjë të mundur kthimin e 60 familjeve serbe të shpërngulura nga Kosova.

Page 2 of 4First   Previous   1  [2]  3  4  Next   Last   

 
Anketë
 
Are You satisfy with Ministry work in this year?
    A jeni të kënaqur me punën e Ministrisë këtë vit?
    Da li ste zadovoljni radom Ministarstva ove godine?




Submit Survey View Results
 
Gjuha
 
English (United States) | srpski (Srbija)
 
Search Input
 

 
E-mail
 
 
Arkiva e Lajmeve
 
 
Institucionet e Republikës së Kosovës
 
 
Linqet e shfrytëzueshme
 
 
 Copyright (c) 2008 MINISTRIA PËR KOMUNITETE DHE KTHIM      Designed & Developed by CACTTUS