REPUBLIKA E KOSOVËS - REPUBLIKA KOSOVA - REPUBLIC OF KOSOVA

QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA PËR KOMUNITETE DHE KTHIM

MINISTARSTVO ZA ZAJEDNICE I POVRATAK

MINISTRY FOR COMMUNITY AND RETURN

Kabineti i Ministrit
 
 
Administrata
 
 
Drejtorët e Departamenteve
 
 
Aktualitetet
 
 
 
 
 
Documents
 
 TitleSize (Kb)
 
Lajmet
 
U VU GUR THEMELI I 60 BANESAVE PËR KOMUNITETIN SERB

1 shtator 2008

SHTATOR  Number of Views: 403
2  Date Posted: 2008-09-02


Kryeministri Thaçi dhe ministri Boban Stankoviq, në prani të zyrtarëve qeveritar dhe atyre ndërkombëtar kanë vënë gur-themelin e tri ndërtesave  në Llaplla Sellë të komunës së Prishtinës.
Ky projekt i financuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim është vlerësuar si një ndër projektet më të mëdha, që do të bëjë të mundur kthimin e 60 familjeve serbe të shpërngulura nga Kosova.

Duke iu falënderuar, të gjitha Institucioneve lokale dhe ndërkombëtare të cilat kanë marrë pjesë në procesin e kthimit dhe e kanë ndihmuar në këtë projekt dhe në shumë projekte të tjera të cilat janë në rrjedhë dhe të cilat do të fillojnë së shpejti, Ministri Stankovic ndër të tjera u theksoi  “Më lejoni të Ju them se ky është një hapë i vogël, mirëpo pjesë e madhe e projektit, qëllimi i të cilit është që çdo pjesëtar i Komunitetit serb ka të drejtë të jetojë këtu dhe ta vazhdoj jetën në vatrën e tyre shumëshekullore.
“Kështu që ky gur- themel të jetë simbol dhe dëshmi që prej tani nuk do të jetë ashtu, që ata që e përfaqësojnë Serbet e Kosovës nuk do të japin vetëm premtime por do të përmbushim detyrat e tyre, sepse kthimi i serbëve  në Kosovë, para së gjithash është obligim i imi ndaj vetës dhe popullit Serb” tha ministri Stankovic.
Ministri Stankovic në mënyrë të transparente u ka bërë thirrje atyre që janë skeptik, që të vijnë në pranverë në këtë vend, dhe të mos heqin dorë  nga një e ardhme e mirë për fëmijët e tyre.
Ndërsa Kryeministri Thaçi para të pranishmëve theksoi se ndihet krenar dhe i përgjegjshëm për fillimin e këtij projekti të ri në Kosovën e re dhe Demokratike. Kryeministri Thaçi u bëri thirrje edhe një herë serbëve që të kthehen sepse Kosova është një vendi i sigurt dhe me perspektiv të mire për të jetuar . Kosova është atdhe i të gjithëve shqiptarëve serbëve, romeve, turqve, ashkalive etj, theksoi Kryeministri Thaçi



 
Anketë
 
Are You satisfy with Ministry work in this year?
    A jeni të kënaqur me punën e Ministrisë këtë vit?
    Da li ste zadovoljni radom Ministarstva ove godine?




Submit Survey View Results
 
Gjuha
 
English (United States) | srpski (Srbija)
 
Search Input
 

 
E-mail
 
 
Arkiva e Lajmeve
 
 
Institucionet e Republikës së Kosovës
 
 
Linqet e shfrytëzueshme
 
 
 Copyright (c) 2008 MINISTRIA PËR KOMUNITETE DHE KTHIM      Designed & Developed by CACTTUS