Ministri i MKK-së z. Boban Stankoviç e lavdëroi komunën e Novo Bërdës për përkushtimin që ka treguar për plotësimin e kushteve për kthim për qytetarët e kësaj komune dhe premtoi përkrahje nga Ministria që ai drejton për këtë komunë.
Po ashtu edhe Ministri Sadri Ferati tha se është vendosmëri e institucioneve të Kosovës për ti mbështetur të gjitha komunat e Kosovës dhe për të krijuar kushte sa më të mira jetese për të gjithë qytetarët.
Gjatë vizitës në Novo Bërdë Ministri Boban Stankoviq bashkë me ministri Sadri Feratin dhe Kryetarin e Komunës Bajrush Ymeri bënë inaugurimin e Zyrës Pritëse në këtë komunë, Zyrë kjo e ndërtuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Ministri Ferati tha se është për tu vlerësuar lart puna e kësaj Komune për faktin e funksionalizimit të kësaj Zyre për të ju ofruar qytetarëve shërbime sa më efikase dhe komunikim sa më transparent me komunën e tyre.
Dhe në fund të vizitës në këtë komunë, Ministrat Stankoviç dhe Ferati vizituan familjen serbe Stankoviç të kthyer në Obiliq në vitin 2003. Duke shprehur kënaqësi për stabilitetin dhe marrëdhëniet ndër-etnike në këtë Komunë, Kryefamiljari i kësaj familje z. Sllobodan Stankoviç tha se gjendja e sigurisë në komunë është mjaft e stabile, mirëpo sipas tij problem kryesor i kësaj familje është papunësia dhe renovimi i shtëpisë e cila i është shkatërruar gjatë luftës në Kosovë.
Ministrat Stankovic dhe Ministri Ferati i premtuan kësaj familje ndihmën e Qeverisë së Kosovës për ta ndihmuar këtë familje dhe për të krijuar kushte sa më të mira për ta.