Ministria për Komunitete dhe Kthim me datën 08.07.08 ka shpërndarë ndihma humanitare për 27 familje të rrezikuara nga regjioni i Pejës.
Ndihma e cila u është shpërndarë kap shumën rreth 9000 euro e cila përbëhet nga: teknika e bardhë, mobile pako higjienke dhe ushqimore e cila u është dorzuar Sërbve: në Pejë,Gorazhdevcë,Sinaj, Belo Pojë dhe Sërbobran.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Boban Stankovic ka deklaruar se Ministria me këtë ndihmë modeste dëshiron që në njëfar mënyre t'i inkurajoj ata Serb në Kosovë të cilët gjenden në një pozitë të vështirë materiale.
“ Shpresoj se në një rast tjetër ndihmat do të jenë në një sasi më të mëdhe nga ana e organizatave ndërkombëtare-humanitare",- theksoi ministri Sankovic. Stankovic i cili është njëri nga dy ministrat sërb në Qeverinë e Kosovës,ka tërhequr vërejtjen në gjendjen tejet të vështirë sociale të sërbëve në:gorazhdec,bello pojë,sërbobran...dhe theksoi se kjo ndihmë modeste duhet të deshmojë për sërbët e rrezikuar se nuk janë të harruar.