Ballina

Flash Foto

Ballina

Ministrja Pula po merr pjesë në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar për Miniera në Gjermani

Prishtinë, 1 shtator 2010 - Një delegacion nga Kosova i kryesuar nga Ministrja e Energjisë dhe Minierave,Justina Shiroka- Pula në përbërje të të cilit janë edhe Zv.ministri i MMPH, Idriz Vehapi, drejtori menaxhues i Kompleksit Trepça dhe drejtori u Agjencisë për Mjedis, Ilir Morina, po merr pjesë në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar për Miniera dhe Sanim Mjedisor i sponsorizuar nga qeveria gjermane që po mbahet në Qendrën e Kongreseve në Dresden të Gjermanisë.më shumë

MEM miratoi listën e shkurtë të investitorëve për HC e Zhurit

Prishtinë, 26 gusht 2010 - Në bazë të Ligjit mbi Partneritetin Publiko-Privat dhe Koncesionet në Infrastrukturë dhe Procedurat për Dhënien e Tyre dhe vendimin e Qeverisë të datës 31.10.2008 nr. 02/42 mbi projektin Hidrocentrali Zhur, Ministria e Energjisë dhe Minierave ka miratuar Listën e shkurtër e investitorëve për ndërtimin me koncesion të Hidrocentralit të Zhurit.më shumë

Rexha: MEM i përkushtuar në rritjen e efiçiencës së energjisë

Prishtinë, 26 gusht 2010 - Sot në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave është mbajtur takimi i përbashkët i MEM-it, MEF, Dogave, KEK-ut dhe GTZ-së ku është shqyrtuar studimi “Analiza e fushatës për kursim të energjisë elektrike me poça efiçientë në 200 shtëpi – përmirësimet teknike dhe qëndrueshmëria financiare për Qeverinë, KEK-un dhe amvisëritë”. më shumë

Dy kompani dhe një konsorcium të interesuara për ndërtimin e HC të Zhurit

Prishtinë, 25 Gusht 2010 - Sot në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave janë pranuar shprehjet e interesit nga investitorët për ndërtimin me koncesion të Hidrocentralit të Zhurit.më shumë