FILLIMI KONTAKTET WEBMAIL
   
SHQIP ENGLISH SRPSKI




MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE
REPUBLIKA E KOSOVËS
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
AGJENCITË
LEGJISLACIONI
PUBLIKIME
SHPALLJE/TENDERA
PROJEKTET
VENDE PUNE
GALERIA
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
 SONDAZH >>
Sa jeni të kënaqur më punën e MAP-së?


 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Zgjedhni opsionin
Shkruani E-mailin tuaj
 
(Lejohen 400 karaktere)
   
FORMAT ZYRTARE  >>
 
 
27.07.2010
U PROMOVUA PROJEKTI “SISTEMI I MENAXHIMIT TË PASURISË”

Në vazhdimësi të realizimit të projekteve sipas Strategjisë së e-Qeverisjes dhe Planit të Veprimit për realizimin e kësaj strategjie, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i e-Qeverisjes dhe Proceseve Administrative (DeQPA), ka promovuar sot Sistemin e Menaxhimit të Pasurisë, i cili është një sistem unik dhe i integruar elektronik. Ky sistem modernizon dhe automatizon procese të ndryshme administrative. Si projekt mundëson efikasitet, transparencë, statistika, auditim online dhe shpejtësi të realizimit të punëve në administratën publike.
Sistemi i Menaxhimit të Pasurisë krijon një bazë qendrore të të dhënave për menaxhimin efektiv të pasurisë së institucioneve, mundëson mirëmbajtjen e saktë të të dhënave mbi pasurinë, mundëson menaxhimin dhe monitorimin gjendjes së stokut, minimizimin ose eliminimin e stoqeve nëpër depot e institucioneve, mundëson auditimin online të pasurisë nga auditori i përgjithshëm, mbështetë gjenerimin dhe vendosjen e barkodeve në pajisje dhe inventar, menaxhon me të gjitha hyrje-daljet e aseteve dhe të materialit shpenzues, realizon procesin e amortizimit dhe zhvlerësimit të pajisjeve dhe inventarit, mundëson procesin e transferimit të pasurisë, ka të integruar procesin e kërkesave online nga zyrtarët e administratës publike, si dhe mundëson gjenerimin e raporteve të ndryshme. Sistemi në fjalë hyn në kategorinë e shërbimeve elektronike Qeveria për Qeverinë (G2G).
Me rastin e prezantimit të këtij projekti, ministrja e MAP-it, znj. Edita Tahiri tha se përmes Strategjisë së Qeverisjes Elektronike 2009-20015, si pjesë e procesit të tërësishëm të Reformimit të Administratës Publike, synohet modernizimi i sistemit te qeverisjes dhe shërbimeve administrative. Kjo do të mundësoj që qytetarët të marrin shërbime me efikase, me cilësore dhe me transparente, tha ajo me këtë rast dhe shtoi se kjo gjithashtu e ngrit Kosovën ne nivelin e një shteti që është në gjendje të komunikojë dhe të operojë me standarde ndërkombëtare. “Në kuadër të synimeve tona si shtet dhe si qeveri, integrimet euroatlantike janë një prej synimeve kryesore. Zhvillimet e Kosovës në drejtim të bërjes së Kosovës elektronike, i japin shtetit tonë një vend të respektuar në kuadër të konceptit Evropa elektronike”, tha ministrja Tahiri në këtë prezantim. Ajo ka kërkuar edhe mbështetjen e medieve për të ngritur vetëdijen dhe kulturën e qytetarëve për shfrytëzimin e shërbimeve elektronike, si dhe ka përgëzuar DeQPA-n, si bartës i drejtpërdrejtë i këtyre proceseve, për punën dhe angazhimin që po tregojnë.
Drejtori i DeQPA-s/MAP, z. Isa Krasniqi, ka paraqitur aspektin profesional, lidhur me atë se çfarë ofron Sistemi i Menaxhimit të Pasurisë, ndërkaq para të pranishmëve dhe medieve është bërë prezantimi i këtij projekti.

Zyra për Komunikim e MAP-it
  
KËRKO
KЁRKUESI I NЁPUNЁSVE
Informatori
KUSHTETUTA E KOSOVЁS 
www.kushtetutakosoves.info
DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS
17 Shkurt 2008
Intervistat e ministrit
Kalendari i takimeve
2010-09
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
Softuerët e licensuar
Pakoja e ndërfaqes së Windows-it në Gjuhën Shqipe
Shkarko softuerin
Korrektuesi drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe
Shkarko softuerin
Shkarko doracakun
Programi për përvetësimin e Gjuhës Shqipe 
Shkarko softuerin
Shkarko doracakun
Fjalori elektronik shpjegues (FESH)
Shkarko softuerin
Softuerët e lejuar nga Microsoft-i për përdorim në institucionet e Republikës së Kosovës