FILLIMI KONTAKTET WEBMAIL
   
SHQIP ENGLISH SRPSKI




MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE
REPUBLIKA E KOSOVËS
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
AGJENCITË
LEGJISLACIONI
PUBLIKIME
SHPALLJE/TENDERA
PROJEKTET
VENDE PUNE
GALERIA
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
 SONDAZH >>
Sa jeni të kënaqur më punën e MAP-së?


 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Zgjedhni opsionin
Shkruani E-mailin tuaj
 
(Lejohen 400 karaktere)
   
FORMAT ZYRTARE  >>
 
 
19.07.2010
MINISTRJA EDITA TAHIRI KA PËRMBYLLUR VIZITËN NË SHBA

18 korrik, 2010 - Ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, znj. Edita Tahiri së bashku me delegacionin në ditën e fundit të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi takime në Agjencinë e Shërbimeve të Përgjithshme Administrative, në Kongresin Amerikan, në Asociacionin e Amerikan të Shkollave të Administratës Publike (NASPAA), si dhe dha një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
Në Agjencinë Shtetërore të Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), ministrja Tahiri u prit nga drejtoresha Martha N. Johnson, e cila me këtë rast foli për veprimtarinë e Agjencisë në ofrimin e shërbimeve administrative sa më efikase dhe më cilësore për nivelet federative të administratës amerikane. Z. Johnson foli në veçanti për reformat në fushën e shërbimeve administrative, duke vënë theksin te praktikat e prokurimit publik, ku janë bërë ndryshime thelbësore, duke kaluar nga parimi i çmimit më të ulët në parimin e vlerës, si një reformë që ka rritur efektivitete të larta të punës.
Ajo vuri në pah rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve dhe ndarjes së qartë të punës në organizatë, me qëllim që performancat të arrijnë standarde të larta. Nga ana e saj, ministrja Tahiri e falënderoi për takimin dhe e njoftoi bashkëbiseduesen mbi punën e administratës publike të Kosovës dhe procesin e reformave, i cili është në rrjedhë me synimin për modernizimin dhe racionalizmin e saj. Ajo vlerësoi takimin si një nismë e rëndësishme në fushën e bashkëpunimit mes MAP-it dhe GSA, duke thënë se përvojat e GSA mundësojnë marrjen e ekspertizave në aspekte të ndryshme të shërbimeve administratës, si dhe zgjerojnë bazën e njohurive për të cilat ka nevojë Kosova, si shtet i ri.
Më pas, ministrja Tahiri qëndroi në Kongresin amerikan, me ç'rast u takua me Jason Steinbaum, drejtor i Zyrës së kongresistit Eliot Engel, dhe Chris Cunningham nga zyra e kongresistit Earl Pomeroy. Në këtë takim, së bashku me falënderimet për angazhimet dhe përkrahjen e vazhdueshme, ministrja Tahiri foli për rrjedhat e përgjithshme në Kosovë, për prioritet dhe sfidat, duke veçuar sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, reformën e administratës publike dhe integrimet euro-atlantike, si prioritete kryesore në këtë fazë të zhvillimit të vendit. Ajo po ashtu u ndal te strategjia për veriun, ku përmendi hapat e ndërmarra deri më tani dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës, që me një qasje të matur e të koordinuar me partnerë ndërkombëtarë të konsolidojë sovranitetin në këtë pjesë të vendit dhe integrimin e plotë të kësaj pjese të serbëve. Në këtë takim po ashtu u bisedua për angazhimet e kongresistit Engel dhe Komitetit Shqiptaro-Amerikan në Kongres, për të rritur numrin e njohjeve për Kosovën, sidomos nga vendet e Amerikës Latine.
Një takim tjetër i radhës ishte vizita në NASPAA (Asociacioni i Shkollave të Administratës Publike Amerikane) ku në takim me Scot Talan, drejtor për Marrëdhënie me Jashtë, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e edukimit në administratën publike, duke marrë parasysh se SHBA shquhen për shkolla prestigjioze në këtë fushë. Ministrja Tahiri, u angazhua për gjetjen e mundësive që një nga këto universitete të hapin programe master në fushën e administratës publike në Kosovë, si një kontribut për ngritjen arsimore të gjeneratave të reja të shërbyesve civil të Kosovës. Përfaqësuesi i NASPAA-s premtoi sensibilizimin për këtë çështje dhe hulumtimin e ofertave të mundshme nga institucionet akademike amerikane.
Në përfundim të vizitës, ministrja Edita Tahiri, dha një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku mes tjerash foli për rezultatet e vizitës në SHBA, për përpjekjet e Qeverisë së Kosovës në reformimin e administratës publike, si dhe rrjedhat e fundit ndërkombëtare për Kosovën. Për sa i takon pyetjes rreth opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, i paralajmëruar për datën 22 korrik 2010, zonja Tahiri tha se pret që të fitojë drejtësia dhe argumentet e aleatëve tanë, SHBA-ve dhe Evropës, të cilat janë në favor të pavarësisë së Kosovës. Por, edhe nëse opinioni është neutral, përsëri do të jetë në anën tonë, sepse një qëndrim i tillë nuk jep përgjigjen e pritur nga Serbia lidhur me legjitimitetin e deklarimit të pavarësisë, tha ajo.

Zyra për Komunikim e MAP-it
  
KËRKO
KЁRKUESI I NЁPUNЁSVE
Informatori
KUSHTETUTA E KOSOVЁS 
www.kushtetutakosoves.info
DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS
17 Shkurt 2008
Intervistat e ministrit
Kalendari i takimeve
2010-09
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
Softuerët e licensuar
Pakoja e ndërfaqes së Windows-it në Gjuhën Shqipe
Shkarko softuerin
Korrektuesi drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe
Shkarko softuerin
Shkarko doracakun
Programi për përvetësimin e Gjuhës Shqipe 
Shkarko softuerin
Shkarko doracakun
Fjalori elektronik shpjegues (FESH)
Shkarko softuerin
Softuerët e lejuar nga Microsoft-i për përdorim në institucionet e Republikës së Kosovës