|
|
|
|
Mirë se vini në web faqën tonë
|
Inspektorati Policor i Kosovës është themeluar në bazë të rregullores së UNMIK-ut 2005/54 dhe ka funksionuar në bazë të Urdhëresës Administrative 2006/09
Me 1 korrik 2008 ka hyrë në fuqi të Ligjit mbi Inspektoratin Policor të Kosovës, IPK-ja do të funksionoj në bazë të këtij ligji dhe akteve nënligjore që nxirren me qëllim të zbatimit të ligjit.
Inspektorati Policor i Kosovës përbëhet nga Kryeshefi Ekzekutiv, inspektoret policor dhe administrata, të cilët janë nëpunës civilë dhe plotësisht të pavarur nga Policia e Kosovës.
Inspektoret janë të pajisur më një varg kompetencash për të hyrë dhe inspektuar stacionet dhe departamentet policore, për t’i intervistuar punonjësit e policisë pa marr parasyesh gradat, për t’i mbledhur të dhënat për mënyrën e kryerjes së detyrave, për t’i hetuar ankesat disiplinore dhe aty ku është e domosdoshme edhe për t’i konfiskuar dokumentet policore.
Agjencioni kombinon dy funksione primare në ndjekje të parimeve të përgjegjësisë dhe transparencës - shtyllat e policisë demokratike. Së pari, kryen funksionin e inspektimit që përfshinë mbikëqyrjen e kryerjes së detyrave nga ana e menaxhmentit në çdo stacion dhe departament policor, në kuptim të efikasitetit, efektivitetit dhe pajtueshmërisë me ligjin (roli inspektues). Së dyti, IPK-ja ka kompetenca për të hetuar të gjitha supozimet për shkelje të rënda nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës pa marr parasysh gradat (roli hetues).
IPK-ja, është e frymëzuar dhe kërkon që të vërteton pajtueshmërinë e policisë me Kodin Evropian të Etikës Policore si një kornizë e standardeve për kryerjen e detyrave policore në mënyrë demokratike.
Implementimi i suksesshëm i këtij mekanizmi mbikëqyrës do t’i bind të gjitha komunitetet në Kosovë që PK-ja mund dhe do të jetë e përgjegjshme, qoftë kolektivisht apo individualisht, në rast se dështon në ofrimin e shërbimeve në përkrahje të një shoqërie të sigurt dhe stabile ose në rast se vepron në kundërshtim me kushtetutën e Republikës se Kosovës. |
|
Lajmet e fundit
-
KOMUNIKATË PËR SHTYP
16/12/2008
Zyrtarët e Inspektoratit Policor të Republikës së Kosovës morën pjesë në konferencën vjetore të Partneritetit Evropian Kundër Korrupsionit me ndihmën e OSBE-së. Foto dhe Më shumë...
Kalendari
|