Ballina  |  Misioni i ESK-së  |  Kontaktet
Shqip English Srpski

Regjistrimi i Popullsisë Statistikat e Bujqësisë Statistikat Ekonomike Statistikat e Popullsisë Statistikat Sociale Publikimet ORG. i ESK-së Tenderët/Shpallje Mundësi Punësimi Harta e Kosovës Linqet Arkiva


Në nëntor te vitit 2003, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Regjistrit të Bizneseve në mes të ESK-së dhe MFE/Administratës tatimore. Në nëntor të vitit 2005 është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Regjistrit të Bizneseve, në mes të ESK-së dhe MTI/Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve.
Është realizuar Anketa e Biznesit mbi ndërmarrjet më të mëdha në Kosovë (rreth 600). Për shkak të problemeve kualitative ende nuk janë publikuar rezultatet nga kjo anketë.
Anketa mbi të gjitha Ndërmarrjet Shoqërore (NSH) dhe mbi disa ndërmarrje publike në Kosovë është realizuar në bashkëpunim me Agjencionin e Mirëbesimit të Kosovës (AMK). Rezultatet janë publikuar në korrik 2005 Hulumtimi i të dhënave të përgjithshme të Ndërmarrjeve Shoqërore 2002 (ESK, korrik 2005) . Ky publikim mund të shkarkohet nga  kjo faqe e internetit në formatin PDF .

Në mars 2000 ESK ka filluar realizimin e projektit mbi Monitorimin e Çmimeve të Produkteve Ushqimore-Bujqësore dhe disa artikuj tjerë të konsumit më të përdorur nga familjet. Monitorimi i Çmimeve ka qene i realizuar dy herë në muaj në 21 dyqanet më reprezentues me pakicë (monitoroheshin 55 artikuj ushqimorë) dhe 7 tregje të gjelbërta (monitorohen mbi 30 artikuj kryesor), në shtatë qendra rajonale të Kosovës: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Buletini Statistikor me detajet e lëvizjeve të çmimeve publikohet çdo muaj që nga qershori i vitit 2000. Buletini i fundit mujor është botuar për muajin janar 2006. Gjithsej janë botuar 72 buletine mujore. Në vitin 2005 është botuar Indeksi i Çmimit të Konsumit në Baza Vjetore, për vitin 2002-2003 dhe 2004 . IÇK (Indeksi i Çmimeve Konsumuese) është duke u zhvilluar me asistencë nga Sida/Statistikat e Suedisë.  Treguesit e tjerë të çmimeve do të pasojnë, duke filluar me indeksin e çmimeve importuese. Grumbullimi i të dhënave në çmimet e importit ka filluar nga tremujori i tretë 2003 .

Grumbullimi i të dhënave me pyetësorë të ri (për rreth 180 artikuj janë klasifikuar sipas COICOP-it) ka filluar në maj 2002. Peshat paraprake për IÇK llogaritur dhe IÇK zyrtar për Kosovë (muaji maj 2002 merret si bazë = 100) publikohet çdo muaj. Janë llogaritur peshat "Përfundimtare" duke shfrytëzuar të dhënat për 12 muaj, të mbledhura nga Anketa e Buxhetit familjar dhe janë shfrytëzuar nga janari 2004 deri në dhjetor 2005. Nga janari i vitit 2006 IÇK kalkulohet me peshat, të dhënat mbi konsumin e realizuar për periudhën qershor 2002 – dhjetor 2004. Grumbullimi i të dhënave tani bëhet nga dhjetë komuna (vendbanime urbane dhe rurale), për 210 artikuj te klasifikuar sipas COICOP-it .

Statistikat mbi importin në Kosovë janë publikuar në Buletinët Statistikor të bazuar në të dhënat e Doganës prej janarit deri në qershor 2001 dhe prej qershori deri në dhjetor 2001. Kualiteti i këtyre të dhënave e në veçanti mbulesa e tyre nuk është e mjaftueshme. Buletini i tretë për vitin 2002 është përgatitur me kualitetit të përmirësuar e të dhënave (edhe nëse të dhënat ende janë të pakompletuara), gjithashtu dhe shifrat mbi eksportin. Buletinet me shifra paraprake të eksportit për vitin 2000 dhe 2001 po ashtu janë publikuar.
Statistikat e tregtisë së Jashtme (STJ)
në Kosovë janë përmirësuar. Nga korriku i vitit 2004, Shërbimi Doganor nga sistemi BRICO ka kaluar në TIMS. ESK është duke publikuar statistikat e tregtisë së jashtme me programin EUROTRACE. Nga muaji mars 2005 të dhënat publikohen në baza mujore. ESK tani është i vetmi burim zyrtar i statistikave te tregtisë së jashtme. Statistikat e tregtisë së jashtme janë me asistencën nga AER/Instituti ICON. Marrëveshje bashkëpunimi në STJ janë nënshkruar në mes të ESK-së dhe Shërbimit Doganor dhe të ESK-së dhe MFE/ Administratës Tatimore te Kosovës - ATK.

Planifikimi i sistemit të nevojshëm të statistikave ekonomike për Llogari Kombëtare ka filluar. Në fillim janë kryer punët përgatitore të grumbullimit të të dhënave për PKB (GDP). Kjo përfshinë një varg të statistikave në dispozicion, siç janë: shpenzimet dhe të ardhurat në ekonomit familjare, Financat Qeveritare, shëndeti publik, arsimi publik, KEK-u, PTK dhe disa veprimtari në sektorin e Transportit. Në vitin 2005 është bërë kalkulimi i PVB (GDP) sipas metodës se tabelave furnizuese - përdoruese (SUT) për vitet 2002, 2003 dhe për vitin 2004 është ne përfundim. Përllogaritja e PVB (GDP) është duke u zhvilluar me asistencën nga AER/Instituti ICON. Po ashtu gjatë vitit 2005 është bërë përllogaritja e PVB (GDP) sipas qasjes së shpenzimeve për vitet 2002, 2003 dhe 2004. Kjo përllogaritje është bere nga eksperti multisektorial i FMN-se Z. Tigran Terlemezian në bashkëpunim me stafin e Llogarive Kombëtare të ESK-së.

Janë publikuar Llogaritë Qeveritare të Kosovës për vitin 2002 (ESK, janar 2004) dhe Llogaritë Qeveritare të Kosovës për vitin 2003 (ESK, dhjetor 2005). Publikimi Llogaritë Qeveritare të Kosovës për vitin 2004 është në botim.

SIDA ka përkrahur zhvillimin e statistikave ekonomike që nga janari i vitit 2002, me Statistikat e Suedisë si agjencion realizues. Zhvillimi i punës ka filluar në Regjistrat e Biznesit, Anketat e Biznesit, Statistikat e Tregtisë së Jashtme, Statistikat e Çmimeve. Në projektin 2005 – 2008 mbulon këto fusha vijuese:

•  Statistikat e Çmimeve

•  Anketat e Bisnesit

Sida ka përkrahur zhvillimin e statistave ekonomike që nga janari i vitit 2002, me Statistikat e Suedisë si agjencion realizues. Zhvillimi i punës ka filluar në Regjistrat e Biznesit, Anketat e Bisnesit, Statistikat e Tregtisë së Jashtme, Statistikat e Çmimeve dhe Anketa mbi Buxhetin e Ekonomive Shtëpiake (ABEF). Baza e të dhënave për vitin e parë (qershor - maj 2003) të ABEF është e gatshme dhe analizat e rezultateve paraprake janë në vijim e sipër në ESK me asistencë nga SIDA/statistikat e Suedisë dhe Bankës Botërorë (vlerësim varfërie).  Është publikuar një publikim i vogël "Strehimi në Kosovë" në bazë të bazës njëvjeçare të të dhënave të ABEF. Rezultatet e mëtutjeshme priten gjatë janarit 2004. Më herët janë publikuar disa rezultate paraprake duke u bazuar në tre muajt e parë të ABEF. Në maj 2003, ESK ka publikuar një azhurim të shkurtër paraprak të varfërise, i realizuar nga këshilltari i BB. Ky azhurim bazohet në të dhënat gjashtëmujore nga baza e të dhënave të ABEF. Rrethi i dytë i ABEF ka filluar në qershor 2003.

AER/Eurostati ka filluar përkrahjen në statistikat ekonomike dhe shpërndarjen e publikimeve në mars 2003 (CARDS programi) deri në mars 2006. ICON Instituti ka qenë agjencion realizues i këtijë projekti të quajtur "Përkrahje për Entin e Statistikave së Kosovës". Ky projekt ka mbuluar keto fushat vijuese:

> Regjistrin e Biznesit
> Statistikat e tregtisë së jashtme
> Programi i anketave të ekonomive familjare
> Indikatorët e punësimit
> Llogaritë Kombëtare
> Shpërndarja
> Koordinimi i jashtëm

BPK (Autoritetet Bankare dhe Pagesave në Kosovë) prodhojnë Statistikat Monetare dhe Bankare.

Banka Botërore ka publikuar raportin e quajtur "Prioritetet e shpenzimeve afatmesme të publikut" në Tetor 2002.

Publikimet

Për me tepër informacione: economic@ks-gov.net

Kthehu mbrapa

Webmaster Copyright © Enti i Statistikës së Kosovës (ESK)