Ballina  |  Misioni i ESK-së  |  Kontaktet
Shqip English Srpski

Regjistrimi i Popullsisë Statistikat e Bujqësisë Statistikat Ekonomike Statistikat e Popullsisë Statistikat Sociale Publikimet ORG. i ESK-së Tenderët/Shpallje Mundësi Punësimi Harta e Kosovës Linqet Arkiva


Departamenti i Statistikave Ekonomike

Që nga fillimi i Regjistrimit të përkohshëm të Bizneseve në bazë të Rregullores 2000/8 të UNMIK-ut, në mars 2000, ESK ka kryer këto aktivitete:
Ka përcaktuar për biznese kodin unik të aktiviteteve sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike (NACE Rev. 1) ka përcaktuar numrin unik identifikues për biznesin e regjistruar.

Mirëmbanë Bazën e të dhënave dhe Regjistrin Statistikor të bizneseve të regjistruara. Publikimi mbi bizneset të regjistruara deri më 31 Dhjetor 2000 (29 500) është kryer në prill nga IOM dhe ESK.
ESK me asistimin e IOM ka publikuar botimin e dytë të Pasqyrës Statistikore të Bizneseve të Regjistruara në Kosovë, sipas gjendjes së 30 shtatorit në n ëntor 2001.
(41 000 biznese). Botimi i tretë i Pasqyrës Statistikore të Bizneseve të Regjistruara  në Kosovë, i cili paraqet gjendjen deri më 30 Qershor 2002,
(50 000 biznese) i publikuar në nëntor 2002.

Nga janari 2003 Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë (MTI) ka marrë përgjegjësinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë. MTI ka Regjistrin legal dhe publik të Biznesit, ndërsa ESK do ta ndërtoj Regjistrin e besueshëm statistikor të Bizneseve. Publikimi i katërt dhe i fundit të Pasqyrës Statistikore të Bizneseve të Regjistruara, është publikuar në mars 2003, në bazë të Regjistrimit të përkohshëm të Bizneseve sipas gjendjes së 31 dhjetor 2002 (54 000 biznese)
... më gjërësisht

Publikimet

Për më shumë informata: economic@ks-gov.net

Kthehu prapa

Webmaster Copyright © Enti i Statistikës së Kosovës (ESK)