Anketa strukturore e Ndërmarrjeve (ASN) ka filluar!
Me 6 korrik 2007 Enti i Statistikave te Kosovës (ESK) ka filluar me mbledhjen e te dhënave nga ndërmarrjet për vitin referues 2006. Numri i ndërmarrjeve te zgjedhura me mostër është rreth e 3337. Ne mostër kryesisht janë ndërmarrjet me qarkullim vjetor mbi 50 000 euro dhe me mbi 10 te punësuar (3150). Metodologjia e përdorur ne përpilimin e pyetësorit është e mbështetur në rregullat e Unionit Evropian dhe kërkesave të Eurostat-it. .
Të dhënat e mbledhura janë të rëndësishme për prodhimin e statistikave te ndërmarrjeve në Kosovë, si: të dhënat për aktivitetin e ndërmarrjeve, numrin e të punësuarve, investimet drejtpërdrejta ne ekonomi etj. Të dhënat nga Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve (ASN) janë gjithashtu inpute të rëndësishme dhe te vetme për përpilimin e Llogaritë Kombëtare të Kosovës sipas aktiviteteve ekonomike.
Kjo anketë bazohet në rregulloren 2001/14, hyrë në fuqi me 2 korrik 2001, sipas kësaj rregulloreje, bizneset obligohen për dhënien e informacioneve të kërkuara sipas pyetësorit.
Punë tjera: Se shpejti do ta keni publikimin vjetor 2002- 2006 për statistika te tregtisë se jashtme. Është duke u përgatitur publikimi vjetor i Indeksit te Çmimeve te Konsumit (IÇK) 2006. Përpunimi dhe kalkulimi i çmimeve të konsumit për muajin Qershor 2007. Përpunimi i statistikave të tregtisë se jashtme për muajin Qershor 2007.
Drejtor i Departamentit
Ilir T. Berisha |