![]() |
|||||||
Organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përkatësisht Agjencioni i Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit , Ministria e Energjisë dhe Minierave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe e mbështetur nga GTZ, sot i përfundoi punimet Konferenca Ndërkombëtare me temën :” Mbrojtja e Mjedisit dhe Efiçienca e Energjisë-Praktikat, Mundësitë dhe Veprimet”. Pjesëmarrës në këtë Konferencë përveç ekspertëve nga institucionet qeveritare dhe joqeveritare të Kosovës, ishin edhe ekspertë nga vendet e rajonit dhe ekspertë ndërkombëtarë. Qëllimi i konferencës ishte që nëpërmes veprimeve të përbashkëta të identifikohen mundësitë dhe mekanizmat për zbatimin e efiçiencës së energjisë nëpër komuna në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit publik. Motoja e konferencës ishte: “Ne Kosovën e re, me energji të pastër dhe mjedis të shëndetshëm”, ndërsa qëllimi i konferencës ishte që nëpërmjet veprimeve të përbashkëta të institucioneve qeveritare dhe joqeveritare të nivelit lokal dhe qendror të identifikohen praktikat, mundësitë dhe mekanizmat për zbatimin e efiçiencës së energjisë nëpër komuna në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit publik. Në hapje të konferencës, ministri i MMPH-së, Mahir Yagcilar, tha se jo vetëm në Kosovë por edhe në nivel global, shfrytëzimi i resurseve fosile natyrore si lëndë për prodhim të energjisë, është shkaktari kryesor që ndikon në ngrohjen globale. “Duke u nisur nga kjo, vëmendja e faktorëve relevant mjedisor si në nivelet lokale ashtu edhe në ato regjionale dhe globale, është e orientuar në reduktimin e emisioneve që krijohen nga shfrytëzimi i këtyre burimeve. Ne si Ministri e Mjedisit , jemi të orientuar që politikat tona mjedisore të jenë në përputhje me ato globale. Përveç favorizimit të përdorimit të burimeve të ripërtritshme të energjisë , njëra ndër masat më efektive për reduktimin e gazrave , është zbatimi i efiçiences së energjisë. Kjo Konferencë është një mundësi e mirë për të kontribuar për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit tonë”, tha në hapje të Konferencës, ministri Yagcilar. Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula-Shiroka, potencoi faktin se sot në Evropë dhe në botë i kushtohet vëmendje e veçantë efiçiencës së energjisë për arsye se kursimi i energjisë kontribuon direkt në mbrojtjen e mjedisit dhe gjithashtu edhe në ngritjen e ekonomisë së vendit. Konferenca për dy ditë rresht i vazhdoi punimet në dy sesione të cilat ishin të ndara në tri grupe punuese në të cilat kontributin e tyre e dhanë ekspert vendorë dhe ndërkombëtarë. |
|||||||
Prezantimet e konferencës
|
Konkluzionet e konferencës |
||||||
COPYRIGHT AKMM 2008 |
|||||||